30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Maqedoni 116 persona janë infektuar për herë të dytë me coronavirus

Një vit pas shfaqjes së rastit të parë të coronavirusit në vendin tonë, 116 persona u infektuan për herë të dytë me virus, njofton Sakamdakazam.mk, duke u mbështetur në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik.

Midis rasteve të ri-infektimit janë të moshave të ndryshme nga 6 deri në 77 vjeç, ndërsa shumica e tyre janë mbi 30 vjeç.

“Të dhëna precize nuk mund të jepen në lidhje me formën e sëmundjes, pavarësisht nëse ajo ka pamje klinike më të rëndë ose të lehtë, sepse të dhënat që kemi bazuar në anketat nuk janë të rëndësishme për tërë kohëzgjatjen e sëmundjes. Për nëntë persona kemi informacione se ata ishin të shtruar në spital dhe për 44 se ishin në shtëpi.

Nga numri i përgjithshëm i 116 të ri-infektimeve, dy persona vdiqën të moshës 63 dhe 77 vjeç”, thotë për SDK.mk mjekja nga Instituti për Shëndet Publik Gordana Kuzmanovska.

Deri më tani, 112.930 raste të covid-19 janë regjistruar në Maqedoni./Telegrafi/

Të fundit