Në qytetin shqiptar detar Ksamil mbrëmë është djegur flamuri grek, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.
Në videoshkrim të publikuar në rrjetet sociale ndërsa e morën edhe mediat shihen tre persona të cilët ishin të armatosur, të maskuar dhe të veshur në uniformë të ushtrisë, se si e djegin flamurin grek ndërsa e valojnë flamurin shqiptar.
Në publikim shkruan “Porosi për grekët nga jugu i Shqipërisë. Deti është i joni” (Ksamil).
Akti vandal ndodh në kohën e debatit rreth kufirit detar midis dy vendeve, pas njoftimit se Greqia po zgjerohet në Detin Jon për 12 milje.
Policia ka filluar hetim për ngjarjen. sa/