27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Spanjë hyri në fuqi ligji i cili u jep grave të drejtën e pushimit nga puna me dhimbje gjat ciklit menstrual

Spanja është vendi i parë evropian që miratoi Ligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili u jep grave të drejtën e pushimit menstrual nga puna nga 1 qershori i këtij viti. Ky ligj u miratua nga parlamenti spanjoll në shkurt të këtij viti, i cili u lejon personave me dhimbje menstruale të pushojnë nga puna me miratimin e mjekut.

Kohëzgjatja e pushimit menstrual është e kufizuar në tre ditë, me mundësi të zgjatjes për pesë ditë pune, të cilat mund të përdoren nga gratë që kanë dhimbje të forta, të përziera, marrje mendsh dhe të vjella, raporton Euronews. Kohëzgjatja e pushimit varet nga sa të dhimbshme janë periodat e gruas dhe shpenzimet e pushimit mbulohen nga shteti.

Me miratimin e kësaj të drejte në Spanjë, pritet që të ndihmojë në largimin e stereotipeve dhe miteve që vazhdojnë të tabuojnë temën e menstruacioneve dhe të vështirësojnë jetën e grave. Me ligjin e ri, Spanja prezantoi gjithashtu produkte falas të higjienës femërore në disa objekte publike, si institucionet arsimore dhe burgjet.

Ligji spanjoll, i cili u miratua nga parlamenti në shkurt të këtij viti, i lejon çdokujt mbi moshën 16 vjeç të drejtën për abort, si dhe të drejtën për të ndryshuar gjininë në kartën e identitetit./meta.mk/

Të fundit