20/07/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tetovë asnjë barnatore nuk punon natën

Disa qytetarë të Tetovës në Televizionin Koha janë ankuar se gjatë orëve të natës, nuk punon asnjë barnatore në Tetovë përkundër numrit të madh të tyre. Televizioni Koha këtë denoncim e ka verifikuar edhe vetë ka dalur në teren  ku në bëaz ëtë vizitave që ka bërë gazetari i Televizionit Koha, nuk është hasur asnjë barnatore që ka njoftim se cila barnatore do të jetë e hapur gjatë natës. Me këtë fenomen shpesh herë hasen qytetarët e Tetovës të cilët gjatë natës nuk mund të gjejnë hapur barnatore në rajonin e Tetovës edhe pse shteti që nga muaj janar i vitit 2018 ka sjellur vendim që të ketë barnatore kujdestare, apo një barnatore patjetër duhet të jetë e hapur gjatë tërë natës. Me këtë rast kërkuam përgjigje nga Fondi për Sigurim Shëndetësor prej nga u përgjigjen se për shkak të ofrimit të kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor, barnatoret private të cilat kanë lidhur marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor detyrohen të organizojnë turne të natës, të shtunën, të dielën dhe gjatë festave shtetërore.

“Barnatoret përgatisin Listë të kujdestarive me renditje ditore të barnatoreve kujdestare në muajin aktual, për muajin e ardhshëm.Kujdestaritë realizohen në këtë mënyrë. Kujdestari e vazhdueshme në ambientin e barnatores e cila ka vendosur orar të punës 24 orë në Shkup dhe në qytetet e tjera.Kujdestari në thirrje gjendje gatishmërie në qytetet dhe vendbanimet ku nuk ka barnatore me orar pune 24 orë. Në barnatoret e tilla, farmacisti ose tekniku farmaceutik lëshon barna në recetë që mbulohen nga Fondi në ambientet e vetë barnatores, me thirrje telefonike paraprake të marrë nga ekipi mjekësor i institucionit shëndetësor ku realizohet kujdestaria, përkatësisht ku është kryer ekzaminimi.Barnatoret rregullisht dorëzojnë listë të barnatoreve kujdestare në Njësitë Rajonale të Fondit dhe në Njësinë kujdestare në institucionin shëndetësor.Lista e barnatoreve kujdestare publikohet në ueb-faqen e Fondit të Sigurimit Shëndetësor  dhe në Njësinë kujdestare të institucionit shëndetësor”, theksojnë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor për televizionin Koha.

Nga Ministria e Shëndetësisë si zakonisht injoruan pyetjet që adresohen nga Televizioni Koha.

Barnatoret kundër fondit, nuk punojnë natën

Të fundit