25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në vetizolim edhe drejtori i Policisë financiare

Drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi është në vetizolim për shkak se ka qenë në kontakt me deputetin e LSDM-së, Muhamet Zeqiri.

“Do të doja të informoj se gjatë këtyre ditëve kam pasur takim me z. Muhamet Zeqiri para së të del pozitiv në testin për Kovid-19. Për këto arsye të njëjtën ditë vendosa të vetizolohem konform gjitha protokolleve të rekomanduara nga institucionet kompetente”, ka shkruar Muaremi në profilin e tij në Fejsbuk.

Ka thënë se nuk ka asnjë simptomë dhe se gjatë kësaj jave do të testohet nga ISHP-ja.

“Muhamet Zeqirit bashkë me familjen i dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shtuar Muaremi në profilin e tij në Fejsbuk. fab/

Të fundit