03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në vitin shkollor 2019/2020 më pak filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme në krahasim me vitin e kaluar

Në fillim të vitit shkollor 2019/2020, numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore është 187 240, që është ulje për 0.5 pesë për qind sa i përket vitit të kaluar shkollor, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të ESSH-së, në fillim të vitit shkollor, në shkollat e mesme të rregullta mësimin e kishin ndjekur 69 980 nxënës që është ulje për 2.3 për qind sa i përket vitit shkollor paraprak.

Publikimi i ESSH-së përmban edhe të dhëna për shkolla të rregullta dhe speciale fillore, shkolla të mesme të rregullta, speciale dhe fetare, për numrin e filloristëve dhe nxënësve të shkollave të mesme sipas moshës dhe gjinisë nëpër klasa/vite dhe të dhëna për gjuhët e huaja të cilat i mësojnë filloristët (gjuha e huaj e parë dhe e dytë) dhe nxënësit e shkollave të mesme (gjuhë e huaj e detyrueshme, e dytë e detyrueshme dhe fakultative). fc/

Të fundit