19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nënshkruhet marrëveshja kolektive në arsim, rritja e rrogave për 15% dhe rritje e vazhdueshme sipas rrogës minimale

Prej këtij muaji, të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme do të marrin paga më të larta për 15%. Kështu, për shembull, nëse paga e mësuesit deri më tani ka qenë rreth 26.000 denarë, me llogaritjen e re, e njëjta do të jetë rreth 30.000 denarë. Pagën e shtatorit me rritje, të punësuarit duhet ta marrin këto ditë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për Meta.mk, thotë se do të rriten edhe zërat për punë, por edhe për udhëheqje kujdestarie.

“Nëse janë real mësuesit, do të duhej të thonë se janë të kënaqur me këtë që e kemi arritur, pa dallim të inflacionit dhe të asaj që sa kohë kemi pritur. Rritje të këtillë prej 15%, deri më tani në shtet asnjëherë nuk ka ndodhur”, thotë Nedellkov.

Përveç rritjes së pagave, të punësuarit në arsim do të marrin edhe një rritje tjetër. Rritje prej 3 deri në 4% pritet të ketë me pagën e janarit.

“Ajo është rritje për edhe rreth 1.000 denarë shtesë”, thotë Nedellkov.

Rritje të pagave për 15% dhe rritje e vazhdueshme në çdo rritje të pagës minimale do të kenë edhe të punësuarit në çerdhe. Kjo është pjesë e marrëveshjes kolektive që e nënshkroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Jovana Trençevska dhe Nedellkov.

SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua. Pastaj në maj u arrit marrëveshje mes MASH dhe SASHK që paga të rritet për 15%.

Të fundit