21/07/2024
21 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nënshkruhet Marrëveshje për 70 milionë uro grant nga BE-ja për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në Shkup

Uji i trajtuar me cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane dhe me kursim të rrjedhjes, do të mundësojë që stacioni i filtrimit në Shkup për ndërtimin e të cilit, sot,  me grantin e BE-së prej 70 milionë euro, u përmbyll korniza financiare me vlerë mbi 200 milionë euro.

Marrëveshjen për grantin e nënshkruan ministri i Financave Fatmir Besimi, zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane për Investime përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavllova dhe ministrja e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në prani të zëvendëskryeministrit për  Çështje Evropiane Bojan Mariçiqit dhe ambasadorit evropian Dejvid Gir.

Siç u tha, projekti do të mundësojë kushte më të mira jetese për rreth 540.000 njerëz dhe është më i madhi deri më tani te ne në sektorin e mjedisit jetësor. Zbatues janë Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellësi dhe  Kanalizime”.

Pas përfundimit të sotëm të kornizës financiare, mbetet edhe të përfundohen procesi i shpronësimit dhe dokumentacioni urbanistik planor  me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Gazi Babës, si dhe të nënshkruhen marrëveshjet për ndërtim dhe mbikëqyrje nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.

“Ky projekt është mbi të gjitha interesat politike në vend dhe imperativ nëse duam të jemi pjesë e familjes evropiane, por edhe një konfirmim tjetër për mbështetje konkrete që BE-ja ia jep vendit”, u theksua para nënshkrimit të Marrëveshjes.

“Pikërisht sot, në Ditën Botërore të Ujit,  angazhohemi të jemi pjesë e ndryshimit që nënkupton një marrëdhënie të përgjegjshme dhe mbrojtjen e ujit. Më në fund, shkupjanët  do ta kenë stacionin e filtrimit i cili është me rëndësi ekologjike vitale.  Ky është një konfirmim se integrimi evropian është formula më e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, ndërsa se anëtarësimi në BE nuk do të thotë vetëm përmbushje e kritereve dhe harmonizim të legjislacionit, por edhe ndihmë konkrete për shtetin dhe përfitime konkrete për qytetarët. I sjellim standardet evropiane të jetesës tek ne. Po shkojmë drejt qëllimit të agjendës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, potencon zëvendëskryeministri Mariçiq.

Siç tha ministri Besimi, granti vjen në kohën kur tregjet financiare janë dukshëm të shtrenjta.

“Për këto fonde nuk kemi nevojë as të marrim hua, as të paguajmë interes, ndërsa nuk duhet  as t’i kthejmë. Këto janë para për qytetarët tanë, për 500.000 banorë të qytetit të Shkupit. Ky është një tjetër konfirmim se e ardhmja jonë evropiane dhe anëtarësimi në BE nuk janë vetëm një proces formal apo politik, por nënkupton një përmirësim real të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe janë një sinjal i qartë i mbështetjes që na e jep BE-ja”, nënvizoi. Besimi.

Ministrja Shukova tha se me ndërtimin e stacionit të filtrimit,  do të mundësohet trajtimi primar dhe sekondar i ujërave të zeza në Shkup me çfarë do të plotësohen kërkesat minimale të Direktivës së BE-së për trajtimin e ujërave të zeza urbane.

“Marrëveshja është në frymën e motos së Ditës Botërore të Ujit – ‘Të përshpejtohet ndryshimi’, ndërsa Qeveria po punon pikërisht në atë drejtim. Stacioni i filtrimit është një proces sfidues që kërkon një koordinim të madh nga të gjitha palët e interesuara. Por, të gjithë së bashku jemi gati ta pranojmë sfidën. Qëllimi i projektit është të japë një kontribut të rëndësishëm dhe të matshëm në përmirësimin e mjedisit urban të Shkupit dhe për  përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, pastrimit dhe eliminimit të llumit, ndërsa me këtë edhe përmirësim të cilësisë së jetesës dhe trupat ujorë”, tha Shukova.

Edhe ambasadori evropian Gir konfirmoi se granti është një shembull tjetër praktik për mbështetje nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut.

“Pasi të lëshohet në funksion, stacioni i filtrimit  do të mund në mënyrë të sigurt ta trajtojë dhe pastrojë ujin për 540.000 banorë. Uji i trajtuar do të ketë cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane. Do të reduktohet edhe rrjedhja, kështu që 70 për qind e ujit të përdorur do të mund të përdoret do të mund të përdoret që është me rëndësi thelbësore në një periudhë të ndryshimeve klimatike dhe rritje të popullsisë urbane. Kjo do të ndihmojë që uji nga lumi Vardar, i cili rrjedh nga Shkupi në detin Egje, të jetë më pak i ndotur”, theksoi Gir.

Zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Liljana Pavllova përkujtoi se ky projekt deri më tani ka marrë një ndihmë dhe mbështetje të madhe teknike, ndërsa në ditët në vijim duhet të nënshkruhen marrëveshjet për ndërtim dhe mbikëqyrje nga Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

“Duhet t’i ruajmë burimet natyrore ujore dhe t’i përdorim  me kujdes. Ky projekt është me në  rëndësi vitale për banorët e Shkupit, por edhe për Maqedoninë e Veriut në përgjithësi. Punohet për një grant më të madh investues për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor”, tha Pavllova.

Duke u përqendruar në statistika, ajo tregoi se deri në vitin 2025, 800 milionë njerëz në botë do të përballen me mungesë të ujit.

“Këtu ka pasuri të ujit dhe duhet ta ruajmë mirë, por edhe të sigurohemi që cilësia e  tij për pije të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm”, nënvizoi Pavllova.

Të fundit