Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet që nesër të shpallë raportet e KE-së për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, si dhe të prezantojë tiparet themelore të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili duhet të publikohet deri në fund të këtij viti, njoftoi zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq të dhënë në një deklaratë për MIA-n më 27 tetor, transmeton Portalb.mk.
“Është një plan që na lejon të zbatojmë disa politika të BE-së në vendet tona edhe para anëtarësimit. Pra është një lloj integrimi përpara anëtarësimit. Është një plan që duhet të na ofrojë më shumë shanse për të rinjtë tanë, për komunitetin tonë të biznesit dhe një plan që duhet të na ofrojë më shumë shanse si për institucionet ashtu edhe për qytetarët para hyrjes në BE”, shton Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane shton se procesi i plotë i skriningut pritet të përfundojë në javën e parë të dhjetorit, pas së cilës do të punohet vetëm me raportet për secilin grup.
“Procesi i skriningut është një operacion shumë i rëndësishëm për ne dhe një ushtrim shumë i dobishëm që na dha një pamje se ku jemi, çfarë kemi bërë, cilat janë arritjet tona deri tani, por edhe çfarë duhet të bëjmë, cilat janë dobësitë tonavdhe si t’i përkthejnë ato në një plan reformash për shtatë vitet e ardhshme dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë në këtë moment. Do ta kryejmë atë detyrë me sukses”, shton Mariçiq.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, vizitoi Maqedoninë e Veriut më 30 tetor.
Kryetarja e KE-së Ursula Von del Leyen tha se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë drejt anëtarësimit në BE.
“Është e pabesueshme të shohësh përparimin që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe vendosmëria për të ecur përpara është mbresëlënëse”, tha Von del Leyen.
“BE ka një histori të gjatë zgjerimi dhe respekti për çdo komb dhe respekt për diversitetin që ne përfaqësojmë. Ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin e saj unik dhe gjuhën maqedonase”, tha kryetari i KE-së.
Ajo i quajti të shkëlqyera bisedimet me kryeministrin, se vendi ka arritur shumë dhe se reformat duhet të vazhdojnë.
“Jam në dijeni të ndryshimeve kushtetuese, hapat e parë janë hedhur në Parlament dhe pres që partitë politike të përfitojnë nga momenti”, tha Von del Leyen.
Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.