07/05/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nesër në stanet e Shipkovicës organizohet ngjarja “ Mali Sharr si vlerë ekologjike evropiane”

Nesër e  shtunën 21 shtator 2019, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të kampanjës së Sekretariatit për Çështje Evropiane për promovimin e vlerave evropiane “Bashkë drejt yjeve” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, organizon ngjarje “ Mali Sharr si vlerë ekologjike evropiane” në fushën stanet e Shipkovicës në Malin Sharr, qëllimi i së cilës është që të promovohen bukuritë natyrore si vlerë ekologjike evropiane dhe të jepet mbështetje për shpalljen e pjesës së malit si park nacional, njofton Tv Koha.
Në ngjarje do të marrin pjesë Kryetarja e komunës së Tetovës, z-nja Teuta Arifi, Zëvendësministri për Mjedis Jetësor, Jani Makraduli, përfaqësues të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, përfaqësues të Fondit Global Ekologjik dhe Zyra për Ekologji të Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe sektori civil.
Ngjarja fillon në vendin “SIDOL” në ora 10:00 dhe në kuadër të së njëjtës është paraparë:
– Elaborim nga ana përfaqësuesit të shoqatës ekologjike të Maqedonisë për iniciativën për shpallje të një pjese të Malit Sharr për park nacional
– Ecje nga vendi stanet e Shipkovicës, afër fshatit malor Shipkovicë (30minuta)
– Piknik me ushqime tradicionale në rrethinën e staneve të Shipkovicës./TV KOHA/

Të fundit