Nexhmedin Sadiku nga Kumanova sot në mënyrë zyrtare pranoi detyrën e re si drejtor për të udhëhequr Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA.
Ja postimi i tij i plotë:
Të nderuar miq,
Me kënaqësi dua t’ju informoj se sot pranova detyrën e re si drejtor në Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA. Ky emërim për mua është privilegj dhe përgjegjësi e madhe për të udhëhequr me përkushtim një institucion shtetëror. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që i mbartë kjo pozitë. Besoj fort se në bashkëpunim të ngushtë me të punësuarit dhe në koordinim të plotë me institucionet qeveritare, do t’i arrijmë qellimet tona, në modernizimin e proceseve te punës, ngritjes së rezultateve pozitive dhe profesionalizimin në shërbime.
Falënderoj liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, degën e ASH-së Likovë, për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj meje. Ky besim, për mua është obligim dhe motivimin shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.
Me respekt,
Prof. Nexhmedin Sadiki.