18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga dje në spitale nuk janë pranuar pacientë të prekur nga Covid, gjithsej po mjekohen 58 pacientë

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup nuk ka pacientë të rinj të hospitalizuar për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 58 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në Institutin për TBC nuk ka pasur pranime. Në kovid-qendrën në SPQ 8 Shtatori gjithashtu nuk ka pasur pranime të pacientëve, as ndërkaq në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë ditës së kaluar. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar tetë pacientë të shëruar.

Në kovid-qendrën e Institutit për TBC, siç cekin nga Ministria, po mjekohen tetë pacientë. Në SPQ 8 Shtatori ka gjithsej 18 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile janë të shtrirë 32 pacientë.

Gjithsej 58 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Numri I pranimeve gjatë ditëve të kaluara po pakësohet dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 87 vende të lira, ndërkaq pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të bëra të pacientëve t[ë shëruar, të lirohen akoma vende të lira, transmeton Zhurnal. Të gjitha repartet infektive kanë qasje drejt oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni”, theksojnë nga Ministria.

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat e spitaleve të vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 83 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

“Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar tetë pacientë, pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë hospitalizuar nëntë pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë gjashtë pacientë, në Veles po mjekohen tetë të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 21 pacientë pozitivë dhe supsektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 11 pacientë, në Prilep gjashtë, në kovid-qendrën në Gostivar tre, ndërsa në Strugë tre të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar gjashtë pacientë, në Kërçovë dy dhe në Kavadar dhe në Gjevgjeli nuk ka persona të hospitalizuar. Numrat ndryshojnë nga ora në orë sipas pranimeve dhe lëshimeve të bëra të pacientëve”, theksojnë nga MSH.

Numri I përgjithshëm I pacientëve pozitivë dhe suspektivë me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 141 dhe ka rreth 430 shtretër të lire spitalorë në kovid-qendra.

Për shkak të numrit të ulur të të sëmurëve, spitalet mbyllën disa nga kapacitetet e dedikuara për kovid-qendra. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen më shumë shtretër.

“Të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me shtretër spitalorë, drejt të cilëve ka oksigjen. Ministria e Shëndetësisë ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht”, thuhet në kumtesë

Të fundit