26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga IPARD 3 priten mbi 50 për qind më shumë mjete

Komisioni Evropian këtë muaj duhet ta miratojë IPARD 3 të ri Programin për vitin 2021-2027 për shtetin tonë, ndërsa pasi do të përfundojnë procedurat administrative, do të shpallet edhe thirrja e parë publike.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski thotë se pres me IPARD 3 vendi të marrë mbi 50 për qind më shumë mjete nga IPARD 2.

Në një intervistë për MIA-n ai paralajmëron se punohet edhe akreditimin e masave të reja.

Deri më tani, IPARD mjete më shumë janë kërkuar për pajisje dhe modernizim të kapaciteteve të prodhimit dhe të përpunimit, por kohën e fundit është aktivizuar edhe masa për turizëm rural.

“Një ndër prioritetet më të larta në të cilat jam i fokusuar është IPARD sepse e di se investimi, koha dhe energjia që i kemi shpenzuar nga viti 2017 deri në vitin 2019 kanë sjell rezultat. U bëmë lider sipas shfrytëzimit të IPARD. Nga një vend i cili ka paguar penale në vitin 2017 për shkak të mjeteve të pashfrytëzuara, masat jo të akredituara dhe procedura të komplikuara, sot jemi shembull në tërë rajonin. TË tjerët mësojnë nga ne si ta rrisin absorbimin e parave evropiane”, thotë Nikollovski.

Ai thekson edhe se është arritur avancim i konsiderueshëm lidhur me kohën nga publikimi i thirrjes deri në arritjen e marrëveshjes për realizimin e investimit.

Siç është thënë në sesionin e nëntë në temë “Sfidat në programimin dhe realizimin e programit IPARD III (2021-2027)” që e mban Grupi i punës 1 – Bujqësia dhe zhvillimi rural në shtator të vitit të kaluar, me IPARD 3 Programin korniza kohore e të cilit është nga viti 2021-2027, në bujqësinë e vendit tonë të hyjnë investime prej 250 milionë eurove. Programi është projektuar në 97 milionë euro edhe pse nuk përjashtohet mundësia që mjetet të rriten, por jo edhe të jenë më të vogla, ndërsa thirrja e parë pritet të shpallet në periudhën janar-korrik të vitit 2022.

Njëra prej risive në Program është financimi me avans prej 50 për qind nga kthimi i investimit për të cilin aplikohet. Kjo, për shembull, do të thotë se nëse konkurrohet me projekt në vlerë prej 100.000 euro për një masë ku kthimi i investimit është 60 për qind, aplikuesi, përmes financimit me avans, me arritjen e IPARD marrëveshjes do të marrë 50 për qind të mjeteve ose 30,000 euro. Risi është edhe ajo që çdo shfrytëzues i mjeteve IPARD do të mund të paraqitet në të a.q. personi juridik për investime kolektive në prodhimin parimor ose në industrinë e përpunimit. Ato mund të jenë kooperative, organizata ose një grup i prodhuesve, person juridik i formuar nga shumë prodhues individual të regjistruar në MBPEU, si dhe person juridik i formuar nga shoqata ose asociacioni. Me IPARD 3 programin e ri, planifikohet të rritet edhe pragu i investimit minimal që deri më tani ishte në nivel shumë të ulët.

Buxheti i përgjithshëm i IPARD 2 ishte 60 milionë euro. Sipas Agjencisë pagesore, interesi për paratë evropiane është i madh dhe deri më tani nuk është humbur asnjë euro.

Të fundit