Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata rritet për një denar, ndërsa çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar.
Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 82.5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 84.5 denarë për litër. Çmimi i naftës mbetet 72.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 71.5 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0.293 den/kg dhe tani do të arrijë në 41.001 den/kg.
Rritja e çmimeve, siç sqarojnë nga KRRE, ka të bëjë në rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore.