Nga prostitucioni e deri tek përdorimi I drogës. Ky është realiteti me të cilët përballen shkollat në Maqedoninë e Veriut.Fatkeqësisht këtyre devijimi nuk u kanë shpëtuar as shkollat e Tetovës.Kjo është thënë në mbledhjen e këshillit komunal për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve gjatë punëtorisë me temë “Roli i institucioneve edukativo arsimore dhe komunës në parandalimin e delikuencës së fëmijëve”. Fatkeqësisht, debati nxori në dritë gjendjen e rëndë me devijimet e fëmijëve ku u potencua se ekziston prostitucion në mesin e nxënësve dhe numër i lartë i përdoruesve të drogës. Problem në vete se është ulur mosha e delikuentëve, pasi që nëse deri më tani problemet e kësaj natyre janë hasur vetëm në shkollat e mesme, tashmë problemet e njejta janë bartur edhe tek fëmijët e shkollave fillore. Në këtë drejtim, narkodilerët gjejnë fëmijë sa më të re në moshë që të mos kenë implikime me ligjin.Në këtë vijë, sociologët kërkojnë një bashkëpunim më të madh mes prindërve, shkollës dhe institucioneve që të parandalohen këto dukuri. Problem është mols interesimi i prindërve se çka ndodh me fëmijët.Me këtë problem ballafaqohen edhe udhëheqësit e shkollave, sidomos drejtorët. Ata thonë se prolemi është se shkollat që kanë shumë nxënës nuk kanë të angazhuar personel të mjaftueshëm siç janë psikologët dhe sociologët.Gjatë debatit të sotëm u tha se nevojitet një koordinim i mirë dhe efektiv i të gjitha institucioneve kompetente në parandalimin e delikuencës së fëmijëve në shoqërinë tonë. Është detyra jonë të angazhohemi seriozisht për të eliminuar delikuencën tek të rinjtë dhe për të siguruar një mjedis dhe kushte të shëndetshme për zhvillimin dhe avancimin e tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore, theksuan të pranishmit.TV KOHA