28/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një minutë heshtje në kujtim të 14 viktimave. “Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”

Në qytetin e Tetovës, është mbajtur marshi paqësor në kujtim të14 viktimave te zjarrit tragjik që shkrumboi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit.

Marshi që filloi nga Sheshi Ilira, përfundoi para Qendrës Kovid të shkrumbuar, nuk u shënua me asnjë brohoritje. Ishte i qetë.

Pasi arritën në Qendrën Kovid, marshuesit dëshiruan t’u afrohen dhomave ku humbën jetën nga zjarri, por u ndaluan nga policia.

Aty u ulën për një minutë në heshtje duke kujtuar se është ditë zie.

“Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën të gjithë marshuesit.

Nga zjarri, përveç 14 viktimave, të lënduar mbetën edhe 12 persona./TetovaExpres

Të fundit