19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tetovë sot dy raste të reja me KOVID-19, dhe një i vdekur i moshës 41 vjeçar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me KOVID-19, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë, dy në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pacient nga Struga (58) dhe një pacient nga Shkupi (47), si dhe një në SPQ “8 Shtatori”, pacient nga Tetova (41).

Pacientët që kishin ndërruar jetë në Klinikën Infektive një kohë të gjatë ishin në ventilim mekanik, përderisa pacienti nga Tetova në SPQ “8 Shtatori” ishte hospitalizuar më 19 maj.

Nga rastet e reja të regjistruara me virus korona, 14 janë në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Shtip, dy në Tetovë dhe nga një në Prilep, Strugë dhe Veles.

 

 

Të fundit