Qytetarët e Tetovës mund të realizojnë pagesë në mënyrë elektronike në ueb faqen e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova për shërbimet që ofron kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk.
“Përveç pagesës në mënyrë elektronike, faqja në internet e ndërmarrjes ofron mundësi për aplikim për lidhje të re, për kërkesa dhe ankesa në lidhje me shërbimet që i ofron ndërmarrja jonë”, thuhet në njoftimin e NPK “TETOVA” Tetovë.