12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk është e vërtetë që Rusia nuk bombardon ndërtesa civile dhe se pamjet e Mariupolit janë të rreme

Deklarata e ambasadorit rus në vend, Sergei Bazdnikin, se forcat e armatosura ruse nuk bombardojnë ndërtesa civile dhe se pamjet nga Mariupol janë false, duket e çuditshme dhe të paktën tingëllon e paarsyeshme në një situatë ku media të shumta botërore dhe vendase publikojnë vazhdimisht pamjet e ndërtesave të shkatërruara civile. Nuk është e mundur që të gjitha ato regjistrime që dalin në media dhe në rrjetet sociale të jenë false. Konfirmimi se forcat ruse po sulmojnë ndërtesat civile ka ardhur edhe nga autoritetet ukrainase, transmeton Vërtetmatësi.
Duke folur për situatën me konfliktin ruso-ukrainas dhe bombardimin e ndërtesave civile në qytetin ukrainas të Mariupolit nga ushtria ruse, ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni, Sergei Bazdnikin bëri deklaratën e mëposhtme:

Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar viktimat civile. Në fillim të operacionit special ushtarak, udhëheqja ushtarake ruse dha urdhër të qartë dhe të vendosur për të mos sulmuar vendbanimet dhe infrastrukturën civile. Forcat tona të armatosura, së bashku me trupat e republikave Donetsk dhe Luhansk, përdorin armë me precizitet të lartë dhe shkatërrojnë ekskluzivisht, theksoj, infrastrukturën ushtarake të autoriteteve ukrainase në kuadër të detyrës së çmilitarizimit. Ky urdhër është duke u përmbushur. Megjithatë, të gjitha operacionet luftarake për fat të keq shoqërohen me viktima. Një nga problemet kryesore është përdorimi i popullatës civile nga formacionet naziste të Ukrainës si mburojë edhe atë jo figurativisht, por them fjalë për fjale. Ne nuk bombardojmë as spital për fëmijë e as objekte civile.

I pyetur nga gazetari nëse regjistrimet e postuara nga Mariupol ishin false, Bazdnikin tha: E saktë.

[Burimi– TV Sitel (prej 15:15 deri 17:54 në video ); Data: 10.03.2022]

Të fundit