17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk ka më pensione në fund të muajit pagesa kthehet si përpara pandemisë

Pagesa e pensioneve kthehet si përpara pandemisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi pensionistët se pensionet do të vazhdojnë të jepen me rregull, pra gjithmonë me datën 1.

Sipas këtij dikasteri me pagesën e pensioneve për muajin gusht kthehet mënyra e rregullt e lëshimit të parave, në vend të pagesës së parakohshme siç ishte rasti në vitet e fundit për shkak të masave kundër pandemisë.

Gjatë pandemisë, në bashkëpunim me bankat e vendit pagesa e pensioneve bëhej me etapa, përkatësisht me katër grupe si rekomandim i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit te pensionistët si kategori më e rrezikuar, përkatësisht me qëllim të shmangies së pritjeve përpara bankave dhe mundësisë për rrezikimin e shëndetit të tyre.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se për shkak të përfundimit të pandemisë, bankat, përmes asociacionit bankar ndërpresin praktikën e deritanishme të pagesës së pensioneve para kohe, me çka pensionet do të jepen në datën një të muajit direkt nga buxheti i shtetit.

Të fundit