26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiolgjike në Maqedoni, vazhdon testimi për vlerësimin e imunitetit ndaj COVID-19

Për momentin nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike në RMV, ndërsa autoritetet shëndetësore mbeten në qëndrimin se qytetarët duhet ta marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër coronavirusit.

Në fuqi mbeten masat e njëjta për mbrojtje nga COVID-19, Gjykata Kushtetuese dje nuk ngriti procedurë për nismën e heqjes së certifikatave për COVID-19.

Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme nuk nisi procedurë rreth nismës së parashtruar në Vendimin e autoriteteve shëndetësore me të cilën ndalohet hyrja në objekte dhe pjesë të objekteve të cekura në vendim, pa posedim dhe dhënien e: certifikatës/vërtetimin për imunizimin e bërë (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht dozën e parë të marrë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e kaluara, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Gjykatësi ka njoftuar se Vangelina Markudova në seancë, tha se pretendimet në nismë janë të pabaza, sepse vendimi i autoriteteve shëndetësore është i arsyeshëm dhe është marrë për të mirën e përgjithshme për shkak të pandemisë me COVID-19, mbi bazë të rekomandimeve të OBSH-së.

Edhe gjykatësi Darko Kostadinovski u pajtua se Vendimi i autoriteteve shëndetësore është i arsyeshëm, legjitim dhe është për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve.

Kontestues për parashtruesin e nismës Nikollçe Marushevski, mes tjerash ka qenë kufizimi i lëvizjes.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 1.091 raste të reja me COVID-19, nga 3.702 testime të bëra. Janë shëruar 2.322 pacientë ndërsa kanë vdekur 36 persona.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.855.720 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 289.797, numri i pacientëve të shëruar është 272.184, numri i të vdekurve është 8.829, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.784.

Në ndërkohë vazhdon skriningu serologjik në Shkup. Dje me mbështetje logjistike nga Komuna e Karposhit, në hyrje të Q.T. “Leptokarija”, Instituti për imunobiologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, zbatoi një hulumtim shkencor, për ta konfirmuar përqindjen e njerëzve të cilët kanë antitrupa nga virusi COVID-19./Telegrafi/

Të fundit