03/05/2024
14.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuredini nga Malësia e Tetovës: Sharri shpallet park nacional, po zhvillojmë ekonominë dhe turizmin malor

Ministri i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini njëherit kandidat për deputet në zonën e VI-të zgjedhore sot ka qëndruar për vizitë në fshatrat e malësisë së Tetovë më sakëtsisht në Llacë ku ka bashkëbiseduar me banorët atje për mundësitë e zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit malor.

‘Park kombëtarë do të jetë mali i Sharrit, zhvillimi i fshatrave përkatës, infrastruktura dhe mundësia e zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit malor janë prioritet në mandantin e ardhshëm’, kështu është shprehur Nuredini para banorëve të Llacës.

Ai më tej ka thënë se pikërisht ky takim është realizuar për të dëgjuar nga afër nevojat e banorëve e më pas edhe me bashkëpunimin në mes pushtetit qendror dhe atij lokal të realizohen projektet finale.

‘Ka shumë rëndësi t’i dëgjojmë qytetaret, t’i kuptojmë nevojat e tyre. Kominikimi me bashkësitë lokale, me pushtetin komunal dhe qendror duhet të përforcohet që të kemi mundësi të reagojmë më shpejtë ndaj kërkesave të qytetarëve’, ka theksuar mes tjerave para banorëve të Llacës, kandidati për deputet Naser Nuredini.

Të fundit