Të tjera lajme

MPB hapi sportele në Zherovjan! Dokumentet personale më afër banorëve

Pas banorëve të komunës së Jegunocit, Tearcës, Zhelinës edhe banorët e komunës së Bërvenicës dhe Bogovinës tash e tutje nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë deri në Tetovës për të nxjerrë dokumente personale dhe të udhëtimit. Tash e tutje, këtë shërbim ata mund ta bëjnë në stacionin policor në Zherovjan, ku do të mund të fotografohen për nxjerrje të pasaportës, letrës së njoftimit dhe patentës së shoferit. Kështu, tha sot Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili qëndroi për vizitë në stacionin policor në Zherovjan ku edhe njoftoi fillimin me punë të zyrës për nxjerrjen e dokumenteve.“Filluam me Jegunocën, vazhduam me Likovën, më pas në Saraj, Demir Hisar, Zhelinë dhe ja tash në komunën e Bërvenicës dhe Bogovinës vazhdojmë me afrimin e dhënies së shërbimeve ndaj qytetarëve, do të vazhdojmë edhe më tej. Shpresojmë se do të ofrojmë këto shërbime sa më afër çdo qytetari të Maqedonisë që në mënyrë sa më të thjeshtë të realizojnë të drejtat e tyre që i jep Ministria e Punëve të Brendshme dhe e tërë kjo është në drejtim të përmirësimit e kushteve për jetesë të këtyre qytetarëve në këto vendbanime rurale” deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.Ndryshe, këtë shërbim sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski do të mund ta shfrytëzojnë rreth 40 mijë banorë të komunave Bërvenicë dhe Zherovjan. Ende nuk dihet se a do të hapet zyrë shtesë edhe në Kamjan të komunës së Bogovinës, për shkak se edhe atje ka stacion policor. TV KOHA

Të fundit