26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Objektet ilegale në Çarshinë e vjetër të Shkupit do të shemben

Reth 40 objekte kanë uzurpuar vende publike në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, këtë ka konstatuar Inspektorati i Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit.Lokalet kanë uzurpuar prona shtetërore pasi kanë zgjeruar objektet e tyre me ndërtimin e taracave.

Drejtori i këtij institucioni Fatmir Arifi thotë se u kanë dhënë afat pronarëve që brenda 20 ditëve t’i largojnë vet objektet e zgjeruara, në qoftë se nuk respektojnë afatin ata do të jenë të detyruar që vet t’i rënojnë e për pronarët do të jenë të detyruar që t’i paguajnë të gjitha harxhimet.

“Kishte shumë parregullësi sidomos me uzurpimin e pronave publike apo shtetërore. Të gjitha ato që kanë shitore kanë marrë përgjegjësi t’i zgjerojnë objektet. P.sh. e ka dyqanin 20 metra në katror e ka zgjeruar në 40 metra në katror. Ne kemi bërë proces verbal deri te pronarët e objekteve dhe u kemi rekomanduar për 15 ose 20 ditë u kemi thënë që t’i largojnë objektet që i kanë zgjeruar ose ne do t’i largojmë objektet dhe do t’i paguajnë të gjitha harxhimet” – tha Fatmir Arifi.

Klan M javën e kaluar vizitoi Çarshinë e Shkupit por pronarët e lokaleve nuk deshën të flasin para kamerës. Ata arsyetohen se kanë marrë dokumentacion e duhur nga Qyteti i Shkupit dhe gjatë këtyre viteve kanë kontribuar në gjallërimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.Përveç këtu Inspektorati ka konstatuar uzurpim të vendeve publike edhe në komuna tjera, si në Ohër, Manastir dhe Strugë.

Të fundit