05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Mos politizoni me vendimet për rihapjen e shkollave

Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi sot se vendimet për rihapjen e shkollave nuk duhet të jenë politike, por pjesë e një strategjie më të gjerë për luftë kundër Kovid-19.

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programe për raste emergjente, Majk Rajan tha se vendimet e tilla kërkojnë të shikohet sesi shkollat, vendet e punës ose objektet për kujdes afatgjatë reagojnë individualisht ndaj epidemisë së koronavirusit.

Deklarata është dhënë gjatë kohës kur personat zyrtarë në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp gjithnjë e më shumë bëjnë thirrje për hapjen e shkollave në SHBA.

“Ne duhet të përqendrohemi në një strategji gjithëpërfshirëse afatgjate që përqendrohet te të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Rajan.

Ai theksoi se shtetet duhet të marrin vendime bazuar në rrethanat që mbizotërojnë në to ose nivelin aktual të transmetimit.

“Ne nuk mund t’i kthejmë shkollat ​​në një ndeshje tjetër të futbollit politik në këtë lojë. Nuk është e drejtë për fëmijët tanë. Ne duhet të marrim vendime që bazohen në interesat më të mira të fëmijëve tanë, pavarësisht nëse janë interesat e tyre arsimore apo shëndetësore”, tha Rajan. ls/shk/

Të fundit