02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Rusia sulmoi 18 objekte shëndetësore në Ukrainë

Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj të Ukrainës që nisi dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.

Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqen të largohen nga zona e luftimeve, nën bombardimet e vazhdueshme ruse të cilat nuk po reduktohen pavarësisht nga diplomacia intensive dhe vendosjes së shumë sanksioneve perëndimore kundër Moskës, transmeton REL.

Sulmi, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se plagosi të paktën 17 persona, shkaktoi një valë reagimesh ndërkombëtare nga Uashingtoni, Londra dhe Vatikani, ndër të tjera. Në frontin diplomatik, atë të SHBA-së.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris më 10 mars zhvillon bisedime në Varshavë për pushtimin rus me udhëheqësit e Polonisë, ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka udhëtuar për në Turqi, ku është planifikuar të takohet me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Bombardimi i spitalit të Mariupolit erdhi pasi korridoret humanitare të krijuara për të lënë civilët të largoheshin nuk u respektuan në shkallën e pritur për shkak të luftimeve të vazhdueshme, duke lënë qindra-mijëra ukrainas të bllokuar dhe pa furnizime bazike.

OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 vdekje në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve.

Të fundit