14/06/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda e Avokatëve të Maqedonisë kërkon anulimin e seancave gjyqësore

Oda e Avokatëve kërkon që të gjitha seancat gjyqësore të shtyhen, përveç procedurave urgjente, gjegjësisht të rasteve të përkohshme dhe rasteve të paraburgimit.

Në një letër të dërguar Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, avokatët kërkojnë vendosjen e masave paraprake dhe mbrojtjen ndaj coronavirusit në sistemin e drejtësisë.

Oda e Avokatëve e RMV-së ka rreth 5.000 anëtarë – avokatë, bashkëpunëtorë juridikë dhe nëpunës ligjor. Të njëjtit po lëvizin me një ritëm të madh çdo ditë duke bërë detyrat e tyre të punës… Duke marrë parasysh sa më sipër, është e qartë se mijëra gjyqe po mbahen gjatë gjithë ditës në territorin e shtetit, ku marrin pjesë mijëra persona në kontakt të ngushtë”, thuhet në letër.

Nga atje shtojnë një problem i veçantë, sipas tyre, janë kontaktet me të arrestuarit, veçanërisht kur sjellja e të paraburgosurve dhe kontakti i tyre me pjesëmarrësit e tjerë në procedurat penale.

“Kjo situatë çon në një rrezik të lartë të përhapjes së coronavirusit në institucionet e burgjeve, të cilat ne i konsiderojmë një rrezik të madh, për sa kohë që ata që vuajnë dënimin me burg, në institucionet e burgjeve nuk kanë trajtim adekuat mjekësor për këtë lloj sëmundjeje”, deklarojnë nga Oda e Avokatëve./Telegrafi/

Të fundit