01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda ekonomike do të promovojë Qendrën e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme

Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot do të promovojë Qendrën për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Qëllimi i Qendrës, siç theksojnë është mbështetja dhe zhvillim i veprimtarisë ekonomike për nevojat e kompanive, roli i të cilit do të jetë në interes të këtij grupi të subjekteve juridikë për të ofruar një sërë shërbimesh dhe mbështetje për funksionimin normal të tyre.

Në promovimin e Qendrës me temë: Oda me hallkë të re për mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, do të mbajnë fjalime drejtori i Odës Antoni Peshev dhe kryetarja e Qendrës Gabriela Kulebanova.

“Roli i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, paraqesin një pjesë të rëndësishme dhe jetike të ekonomisë së vendit, me një peshë dominuese prej 99.6 për qind të numrit të përgjithshëm të subjekteve të biznesit aktiv në vend dhe punëdhënësve më të mëdhenj, duke siguruar rreth 70 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e NMVM-ve në vlerën e shtuar është një përqindje shumë më e ulët në vlerën e shtuar totale krahasuar me kompanitë e mëdha. Kjo paraqet edhe sfidë kryesore për t’i ndihmuar ata të arrijnë rritje dhe të kontribuojnë më shumë në punësimin kombëtar dhe të krijojnë vlerë të shtuar”, thonë nga Oda.

Promovimi do të mbahet në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Të fundit