08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Orban në Ohër me propozim për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Kryeministri i Hungarisë deklaroi sot se i ka propozuar kryeministrit Hristijan Mickoski një propozim për zgjidhjen e kontestit mes RMV-së dhe Bullgarisë, si alternativë për zhbllokimin e rrugës europiane të vendit, shkruan Alsat.

Në këtë drejtim për kryeministrin Hungarez është gabim ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.

“Që të jemi të sinqert, ju është dashur qëmoti të jeni anëtare e BE-së. Mendimi jonë është që të ndërtojmë miqësi dhe jo të shkaktojmë plagë në shpirtin e një kombi. Mendoj se është gabim që ju ndajnë nga një shtet tjetër. Si zgjidhje e shoh që ju deri në fund të vitit të filloni negociatat me Bashkimin Evropian… Nevojitet marrëveshje me Bulgarinë dhe për këtë kam një propozim, atë propozim ia përcolla zotit kryeministër dhe i thash se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të gatshme që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësues ajo është punë e tyre, por ne jemi të përgatitur dhe dëshirojmë që të punojmë në këtë drejtim që të arrihet një zgjidhje e cila do t’i konvenonte edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo u takon palëve. Ne jemi këtu që t’i ofrojmë zgjidhjet më të mira”, deklaroi Orban./Alsat.mk

Të fundit