19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona

Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet Franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë, thanë autoritetet lokale të hënën.

Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.

Prefektura e Haute-Savoie tha se një person u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Tetë persona të tjerë u gjetën të padëmtuar.

Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Orteku të dielën ra nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve në Francë.

Stacioni lokal i radios France-Bleu tha se madhësia e ortekut ishte 1000 metra i gjatë dhe 100 metra i gjerë.

Agjencia kombëtare e motit, Meteo France, nuk kishte lëshuar një paralajmërim specifik për ortekët për të dielën, duke e vlerësuar rrezikun si “të kufizuar”.

Të fundit