24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani:Fitore me rëndësi për Shkëndijën

  • Shkëndija ka fituar transfertën me Skopjen me rezultat 0:2 të zhvilluar dje në kuadër të xhiros së 24-t në elitën e futbollit vendor. Dy golat e triumfit për kuqezinjtë i realizuan Shala në minutën 22-të dhe Çinari që realizoi në të 79-të, duke vulosur triumfin dhe tre pikët. Trajneri Qatip Osmani, është shprehur se ekipi tregoi mençuri dhe karakter të fortë dhe kjo solli rezultatin e merituar.
    Me përfundimin e kësaj ndeshje, mbyllet edhe xhiroja e 24-t, ndërsa kampionati shkon në një pauzë të shkurtë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare dhe rikthehet me 2 prill me ndeshjet e xhiros së 25-të në program.

Të fundit