23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pacientja nga Maqedonia që denoncoi farmacistin e Onkologjisë se kërkonte ryshfet për terapi ka ndërruar jetë

Ka ndërruar jetë Minka Veizovska, pacientja nga Klinika e Onkologjisë, e cila ka raportuar se farmacistja nga e njëjta Klinikë ka kërkuar ryshfet për t’i dhënë terapinë biologjike, njofton Sloboen Pechat. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, ajo ka ndërruar jetë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup.

Vetëm dy ditë më parë është mbajtur seanca për rastin e raportimit për ryshfet ndaj kryerësit, por Veizovska nuk ka qenë e pranishme për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Në fillim të procesit gjyqësor, ajo ka dhënë një deklaratë në të cilën tha se farmacisti i ka kërkuar ryshfet, në të kundërtën ai e kërcënoi se terapia për të nuk do të ishte në dispozicion dhe do t’i jepej një pacienti tjetër. Në dëshminë e saj ajo përmendi disa punonjës të klinikës.

Përkundër vdekjes së Veizovskës, procesi kundër farmacistit do të vazhdojë, duke qenë se bëhet fjalë për një çështje që është iniciuar në detyrë zyrtare, përkatësisht në bashkëpunim me MPB-në dhe Prokurorinë, e jo me padi private. bën të ditur Prokuroria Publike. /Telegrafi/

Të fundit