05/03/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i Kuvendit të RMV Xhaferi, urim për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal të drejtoj urime të sinqerta dhe të përzemërta me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anembanë ku jemi të shpërndarë nëpër botë. Vegla më e fuqishme e një populli, alfabeti i unifikuar me të cilin shkruajmë, lexojmë dhe e përhapim gjuhën shqipe, kulturën shqipe, zakonet, veçoritë dhe traditat folklorike e filloi udhëtimin e vet prej para saktë 115 viteve në Kongresin e Manastirit, ku u tubua kreu intelektual i shqiptarëve dhe mori vendim për alfabetin i cili u bë katalizator i ngritjes intelektuale, kulturore dhe artistike të popullit shqiptar, por mbi të gjitha, shenja jonë e identitetit. Ne, si politikanë përgjegjës, kemi obligim të ruajmë dhe të përsosim atë amanet në çdo hap, me çdo vepër dhe me çdo nismë që e ndërmarrim ndërsa gjeneratat e reja duhet ta dinë vlerën e sakrificës që është bërë për të arritur për të qenë në rrafshin e popujve të etabluar botërorë me identitet të fortë dhe të pa kontestuar. Gjuha është vegël e fuqishme e cila na bashkon ndër vete, a në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend në të cilin kultivohen dhe respektohen të gjitha dallimet, është vlerë e shtuar e cila bashkon edhe njerëz edhe ide, kontribuon në përparimin dhe zhvillimin e shtetit. Të dashur bashkëqytetarë, Ju uroj që festën ta kaloni në atmosferë të bukur dhe solemne, ndërsa fjala e bukur le të jetë udhërrëfyes në përditshmërinë tonë. Urime 22 Nëntori – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe!, theksohet në urimin e Xhaferit.

Të fundit