20/05/2024
21.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1743

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej nesër deri më 21 tetor në Tetovë dhe në qytetin e Korçës, paralajmëruan sot në konferencë shtypi nga drejtoria e festivalit.

Festivali do të hapet në orën 19:30 para Qendrës për Kulturë, ndërsa pritet fjalim të mbajë Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili si edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Laureate e edicionit të sivjetmë është poetja nga Anglia, Fiona Samson, e cila do ta marrë çmimin “Naim Frashëri”, si edhe funksionin anëtare nderi e drejtorisë së festivalit. Në ditën e dytë në Komunën e Tetovës do të promovohen 10 libra në mesin e tre librave të laureatëve, Antologjia e festivalit, Antologjia e poezisë moderne maqedonase dhe libra të tjerë të poetëve shqiptarë dhe të huaj. Të premten pasdite do të shkojmë në Teqen Arabati Baba ku do të kemi lexim. Të shtunën udhëtojmë për në Korçë ku është nata finale dhe ndarja e çmimeve”, deklaroi Shaip Emrullahu nga drejtoria e festivalit.

Në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” do të marrin pjesë 40-të poetë prej 10 vendeve. as/ .

Euraktiv: Franca bllokon zgjerimin e BE-së

Franca e ka bllokuar fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut edhe krahas premtimit të dhënë nga ana e BE-së ndaj Shkupit se me arritjen e marrëveshjes historike për emrin e Greqisë, vendi ka siguruar kartën për bisedime për anëtarësim në Union, shkruan portali Euraktiv.

Pasi në qershor liderët evropian vendosën të anulojnë miratimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë për këtë muaj, në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së shihej si në “të jesh ose mos jesh”, veçmas pas vendimit të shtatorit nga Bundestagu gjerman për mbështetje të nisjes së negociatave, vlerëson portali.

“Vetëm Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut, derisa Holanda dhe Danimarka e mbështesin Shkupin, por kanë kundërshtuar ambiciet e Tiranës. Finlanda ka propozuar që rasti me Shqipërinë të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, por Franca nuk është pajtuar me këtë”, shkruhet në tekst.

Sipas Euraktiv, tani presidenca finlandeze me BE-në ka paralajmëruar se çështja e fillimit të negociatave do të gjendet në rend dite në takimin e shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të BE-së, që do të mbahet në Bruksel nesër dhe pasnesër, që edhe ashtu është i ngarkuar me rishikimin e mënyrave për shmangien e Bregzitit pa marrëveshje dhe vërtetimin e marrëveshjes së ndërhyrjes turke në Siri.

“Ministrja franceze për punë evropiane Ameli De Monshalan ka dekalruar se vendi i saj është kundër fillimit të bisedimeve inkuadruese me dy vendet ballkanike. Ajo ka sqaruar se nevojitet në dyja vendet të zbatohen reforma shtesë, por qartë vuri në dijeni se duhet të zgjidhen problemet më të mëdha, përfshirë edhe reformat në mënyrën e menaxhimit të negociatave nga ana e Eurkomisionit, si dhe problemin me ikjen e trurit nga ky vend”, theksohet në analizë.

Euraktiv potencon se De Monshalan ka thënë se duhet të respektohen kriteret e vendosura në vitin 2018, ndërsa në rastin e vendit ka theksuar reformat e Prokurorisë Speciale Publike, që sipas saj në tërësi nuk kanë përfunduar.

“Këto vende do të jenë pjesë e BE-së një ditë…, por tani është ende herët për fillimin e procesit juridik për zgjerim”, transmeton portali deklaratën e përfaqësuesit të Qeverisë të presidentit francez, Emanuel Makron, i cili paralajmëroi se Parisi tani nuk do të pajtohet me fillimin e negociatave për anëtarësim të dy vendeve.

Nga ana tjetër, siç shkruan Euraktiv, Berlini vlerëson se fillimi i negociatave inkuadruese është prioritet për Gjermaninë.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Franca do të mund të ndryshojë pozicionin e saj në Samitin e ardhshëm të BE-së, vetëm nëse gjatë një skenari hipotetik Gjermania i pranon idetë franceze për reforma në Eurozonë.

Shumë vende besojnë se fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësisë së madhe, duke pasur parasysh madje situatën e ndërlikuar gjeopolitike, vlerëson Euraktiv, duke përcjell tutje deklaratën e ministrit rumun të BE-së, Xhorxhe Çiamba se “me rëndësi është të jepet sinjal politik se zgjerimi nuk është i vdekur”. f.

Remzi Abdullahi emërohet zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike

Qeveria në seancën e djeshme të radhës ka emëruar si zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Remzi Abdullahun, mëson “Koha”, i cili vjen në këtë pozitë vjen nga posti i drejtorit të komunikacionit postar dhe anëtar bordi.
Remzi Abdullahi ka lindur në vitin 1981 në Tetovë, mësimet në shkollën e mesme i ka kryer në gjimnazin Kiril Pejçinoviq ndërsa studimet në Universitetin e Tetovës në drejtimin juridik kurse studimet master i ka mbaruar në Prishtinë në drejtimin administrativo-politik.

Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka punuar në Qeverinë e RMV-së kurse nga viti 2010 në Ministrinë e Ekonomisë respektivisht në Inspektoratin e Tregut. Në vitin 2015 ai emërohet drejtor i komunikacionit postar dhe anëtarë bordi në SHQ Posta e Maqedonisë.

Abdullahi është aktiv në politikë tashmë shumë vite. Vjen nga dega e BDI-së në Tetovë dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë shumë aktiv në të gjithë proceset zgjedhore, ndërsa drejton edhe nëndegën e BDI-së në Reçicë të Vogël.

Të dëmtuarit në fatkeqësinë në Llaskarcë paralajmëruan dëmshpërblim pronësoro – juridik

Me prononcimin e të dëmtuarve sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë.

Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Në seancën e sotme përfaqësuesit juridik të një pjese të të dëmtuarve, shumica e përfaqësuesve të familjeve të udhëtarëve që humbën jetën u prononcuan se i bashkohen përndjekjes penale dhe të gjithë paralajmëruan dëmshpërblim pronësoro-juridik.

Për debatin e radhës më 18 tetor gjykata paralajmëroi se do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë në procedurë, ndërsa të cilët nuk janë prononcuar para gjykatës, ndërsa për debatin më 31 tetor do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë, ndërsa të cilët do të merren në pyetje edhe si dëshmitarë për ngjarjen.

Në aksidentin me autobus që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë akuzohen gjashtë persona. Pronari i “Durmo turs” Durmish Beluli dhe Remzi Miftari i punësuar në kompani, shoferi i autobusit Manol Trifunovski si edhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Pronari i “Durmo tursit”, përgjegjës për transportin në formë dhe shoferi ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. .

Asim Musa tërhiqet nga funksioni zëvendës- ministër i Shëndetësisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa ka njoftuar se tërhiqet nga funksioni pasi në media ishte publikuar video- incizim në të cilën shihet se kinse merr para nga një pacient nga Shqipëri për intervenim kirurgjikal.

“Kam sjell vendim të tërhiqem nga funksioni zëvendës-ministër i Shëndetësisë dhe ta pastroj këtë njollë të imponuar, kurth kundër meje personalisht dhe profesionit tim”, ka thënë Musa në pres konferencë në Qeveri.

Ai ka theksuar se përpjekja e tij e sinqertë t’u ndihmojë pacientëve është shndërruar në kurth për spektakël jo ekzistent për mediat me qëllim siç tha, “të shkatërrohet figura e tij profesionale”.

“Në kërkesat e vazhdueshme të pacientit për të cilin bëhet fjalë, unë e informoj se intervenimi për pacientë të huaj që nuk janë të siguruar në vendin tonë është privat dhe e informoj se cila është shuma e mundshme për intervenim, në pyetjen e tij se sa mund të kushtojë në paket. Po këta pacientë çdoherë mundohen të ngritin kurth kundër meje në çfarëdo forme”, ka thënë Musa.

Ai ka shtuar se nuk do të lejojë të shkelet mbi kredibilitetin e tij me kurthe të qëllimshme.

“Nuk do të lejojë këto 23 vite investim në kredibiltietin profesional dhe familjar të prishen me kësi kurthe të qëllimshme, me tituj të rrejshëm siç mund të shihet në video-incizimin”, ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa. f.

Han: Pa sinjal të qartë për fillimin e negociatave, BE-ja rrezikon ta humb ndikimin në Ballkan

Nëse nuk dërgon sinjal të qartë për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, Bashkimi Evropian rrezikon ta humbas ndikimin në Ballkanin Perëndimor, deklaroi eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han për agjencinë austriake APA.

“Nëse pas dy shtyrjeve nuk dërgojmë sinjal të qartë sot apo më vonë në Këshillin e BE-së të enjten, nuk do të habitemi nëse më nuk do të kemi ndikim në Ballkan”, theksoi Han, duke shtuar se shpreson që në lidhje me këtë çështje “do të fitojë arsyeshmëria”.

Sipas tij, humbja e ndikimit në Ballkan nuk mund të jetë në interes të Unionit, sepse tani bëhet fjalë për rajon i cili paraqet “oborr të BE-së”.

“Shumica flasin për efikasitet në politikën botërore, për Evropë të fuqishme. Megjithatë nëse nuk mund të funksionojmë në fqinjësinë e afërt, nuk ka nevojë parashtrojmë pyetje për veprim global”, vlerëson Han.

Eurokomisari vlerëson se që të sigurohet “veprim më atraktiv, e jo vetëm reagim në ngjarje””, BE-ja do të mendoj për sjelljen e vendimeve sipas parimit të shumicës.

“Nëse shtetet evropiane duan në tërësi të jenë lojtarë ndërkombëtarë, është e nevojshme fillimisht t’i zgjidhin çështjet në vend, ndërsa në vend në rastin konkret është Ballkani”, theksoi Han në një deklaratë për APA. .

Tupurainen: Evropa ka obligime ndaj Ballkanit Perëndimor

Kryesimi finlandez me Bashkimin Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg në Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin në nivel ministrave të jashtëm mes tjerash duhet të bisedohet edhe rreth vendimit për fillim të negociatave me të dy vendet.

“Zgjerimi është në agjendën tonë dhe ne si kryesi jemi tërësisht të përkushtuar ndaj procesit dhe sot presim sinjal drejt Ballkanit Perëndimor, për atë se çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ka obligime dhe duhet t’i përgjigjemi rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Tuturainen theksoi se tani për tani nuk dëshiron ta parashikojë rrjedhën e bisedimeve, përsëriti se kryesimi finlandez e mbështetë zgjerimin, por shtoi se duhet të dëgjohen edhe qëndrimet e vendeve të tjera anëtare, sepse vendimet sillen me konsensus.

Në rend dite, sot në takimin në Luksemburg është edhe Brekziti, ndërsa ministrja finlandeze theksoi se duhet të përgatiten të gjithë skenarët e mundshëm.

“Duhet të jemi të përgatitur se do të ketë marrëveshje, por duhet të jemi të përgatitur edhe se nuk do të ketë”, shtoi ajo. .

Paqartësi deri në fund për fillim të negociatave, kreu shtetëror mbetet optimist

Është i paqartë deri në fund vendimi për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi që Franca javën e kaluar parashtroi propozim për metodologji të re në negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE që do të shqyrtohet në takimin ministror në Luksemburg, me çka sërish mund të shtyhet vendimi për hapje të negociata për Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit të mbrëmshëm të ambasadorëve në Luksemburg, nuk ka përparim në pozitat e vendeve-anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me atë vendimi zhvendoset për sot në Këshillin për punë të përgjithshme në nivel të shefave të diplomacive që mbahet në Luksemburg.

Megjithatë, edhe përkundër skenarëve të pasigurt, kreu shtetëror shpreh optimizëm për vendim të qartë për fillim të negociatave, se Unioni nuk guxon ta dënojë shembullin më të mirë në Ballkan, me argumente se vendi 14 vite e gjysmë është vend-kandidat për anëtarësim, ka edhe përparim të madh në reforma, i njohur edhe nga vetë vendet-anëtare.

Kryeministri Zoran Zaev, duke e komentuar ambientin në prag të samitit të Këshillit të Evropës mbrëmë deklaroi se qeveritë e Gjermanisë dhe Francës do të ketë takim të përbashkët, sipas të gjitha gjasave, të mërkurën.

“Mbetem fuqimisht i bindur se do të marrim datë për negociata. Nesër fillon Këshilli ministror ku do t’i kuptojmë indikacionet e para, ndërsa më 17 dhe 18 tetor do të mbajë mbledhje Këshilli i Evropës. Mbetem fuqimisht i bindur se ne do të marrim datë, respektivisht vendim për fillim të negociatave, me të cilin definitivisht edhe ato aspirata të Francës për imponimin e metodologjisë së re, me të cilën do t’u jep mundësi korrekte të gjitha vendeve që negociojnë ose do të negociojnë, siç jemi ne, të kenë mundësi dhe nëse kanë performansa të mira, të arrijnë të shkojnë përpara, ndërsa nëse disa prej performansave ngecin, atëherë le të kthehen prapa. Ky është ai diskutim që po zhvillohet. Nuk ka vend që gjatë 20 viteve të fundit më shumë ka merituar se Republika e Maqedonisë së Veriut ta marrë këtë datë për fillim të negociatave”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Manastir.

Vlerësoi se vendi i ka të gjitha argumentet për të marrë vendim pozitiv nga Këshilli i Evropës.

“Nuk dëshiroj as të mendoj se a do të marrim datë. Pesëmbëdhjetë vite presim, sollëm vendime të mëdha, reforma, marrëveshjet janë përfunduar 100 për qind, me të vërtetë jemi shembull për tërë rajonin. BE-ja nuk guxon të lejojë ta dënojë më të mirin në kontinentin evropian sepse kjo është me rëndësi për BE-në, për rajonin, për motivimin e ardhshëm të liderëve të cilët duhet të gjejnë zgjidhje dhe t’i reformojnë shoqëritë e tyre”, tha Zev.

Duke e komentuar takimin e mbrëmshëm të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Makron, Zaev tha se beson që do të ketë konkludim të përbashkët dhe se do të mbisundojë përgjegjësia nga ana e BE-së para Këshillit evropian të sillet vendimi i shumëpritur për fillim të negociatave.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pret vendim të qartë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, sepse, siç thotë, ky është epilogu i vetëm i duhur për këtë proces që nuk ishte i bazuar në ura politike. Pritjet, siç theksoi zëvendëskryeministri janë të mëdha dhe kjo është e natyrshme, sepse ky nuk është proces të cilin e filluam dje, por është proces në të cilin punojmë tashmë 19 vite.

Osmani sot niset për në Luksemburg dhe Bruksel, për konsultime dhe bisedime të fundit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendet – evropiane të Unionit, ndërkaq në prag të Takimit ministror për punë të përgjithshme (GAK), ku në rend dite do të gjendet vendimi për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov mbrëmë foli para komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, ku kërkoi nga BE-ja ta përmbushë premtimin për hapje të negociatave për anëtarësim, të dhënë në qershor të vitit 2018.

Dimitrov theksoi se nëse këtë javë nuk ka vendim pozitiv për fillim të negociatave aderuese me Unionin, “nuk do të jetë lehtë” të vazhdohet me energjinë e njëjtë politike në vend, por edhe se kjo do të thotë dëshpërim i madh për vetë qytetarët.

Ai ka shprehur përkrahje edhe për kërkesat e Francës për ndryshim të metodologjisë për procesin aderues.

Ministri përkujtoi në rëndësinë e sinjalit për fillim të negociatave për tërë rajonin dhe kredibilitetin e unionit në të njëjtin.

Shpresë se Këshilli i Evropës do të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave inkuadruese me Unionin, shprehi edhe presdienti Stevo Pendarovski në deklaratën për gazetën greke “Etnos”, duke potencuar se vendimi i këtillë do të ishte dinjitoz dhe mirënjohje për përpjekjet që i bëri shteti.

“Sinqerisht shpresoj dhe pres se do të ketë vendim pozitiv nga Këshilli i Evropës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedave aderuese, që në periudhën që vijon të bëhet anëtare e BE-së”, tha presidenti Pendarovski.

Presidenti vlerësoi se ky do të jetë vendim, të cilin e vlerësojmë si dinjitoz, po edhe mirënjohje për të gjitha përpjekjet që shteti i ka bërë në vitet e fundit, si në sferën e reformave të brendshme, ashtu edhe për çështjen shumëvjeçare me emrin e Greqisë, duke arritur në vendimin historik që e hapi rrugën për të ardhmen e përbashkët evropiane të të dyja shteteve. .

Diskutim publik për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas në mjedisin rural

Me rastin e 15 tetorit- Ditës ndërkombëtare të gruas rurale që tradicionalisht e organizon Federata kombëtare e fermerëve, Rrjeti për zhvillim rural dhe Organizata suedeze për zhvillim We Effect sot do të mbajnë diskutim publik “Pronësia e tokës bujqësore dhe prona- sfidë për gruan rurale”. Qëllimi i ngjarjes është të diskutohen sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas në mjedis rural.

Në shënimin e kësaj dite, e cila ka për qëllim të theksojë rolin e gruas mbi zhvillimin e bujqësisë dhe mjediset rurale do të marrin pjesë gra nga mjediset rurale si dhe përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore dhe tjera të cilat bashkëpunojnë me popullatën rurale.

“Gratë në mjediset rurale janë të padukshëm, të margjinalizuar dhe të lënë të luftojnë me ekzistencën. Rreth 64 për qind e grave në mjediset rurale nuk janë aktiv në treg për shkak të angazhimit në amvisëri dhe kujdesit për fëmijët, ndërsa 47 për qind nga gratë e papuna në mjedise rurale kryejnë punë pa pagesë në fermat familjare. Vetëm 5 për qind e grave rrallë paraqiten si bartës të pronës dhe tokës bujqësore. Shumica e tyre nuk i perceptojnë këto praktika dhe tradita si diskriminuese”, theksohet në komunikatën e Federatës kombëtare të fermerëve dhe Rrjetit për zhvillim rural.

Diskriminimi, konsiderojnë këto dy Organizata është problem dhe sfidë e madhe për gratë e mjediseve rurale.

15 tetori është shpallur për Ditë ndërkombëtare të gruas nga mjedisi rural nga ana e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për herë të parë është festuar në vitin 2008. f

Zhernovski dhe Bekteshi: Politika ekonomike në qendër të punës së diplomatëve tonë

Marrëdhëniet ekonomike dhe financiare janë mënyrë e rëndësishme përmes të cilës kombet ndërtojnë besim edhe mirëkuptim të ndërsjellë. Diplomatët tonë duhet ta vendosin politikën tonë ekonomike në qendrën e punës së tyre. Ne jemi vend i cili nuk do ka dalje në det, por nuk mund të lejojmë edhe mbyllje mentale, tha sot zëvendësministri i Punëve Jashtme, Andrej Zhernovski në hapjen e konferencës dyditore të konsujve të nderit në Republikën e Maqedonisë Veriore të akredituar jashtë vendit.