21/05/2024
21.6 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1779

Në UT hapet konkursi për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2019/2020

Në Universitetin e Tetovës, është hapur konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.

Kandidatët të cilët do të aplikojnë për regjistrim, fillimisht duhet ta plotësojnë formularin online në ueb faqen e Universitetit: www.unite.edu.mk.
Po ashtu, kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente: Fletaplikimin (merret në administratë gjatë dorëzimit të dokumenteve); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomën për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatën nga libri amë i të lindurve; si dhe Certifikatën e nënshtetësisë.

https://drive.google.com/file/d/1Qrd4UVk2A8JDRXr-GSwLV1IHsVyB2tWk/view?fbclid=IwAR1SVQFOZIcyygb7WE6TzROkYb89kkPR1afhkm-rquSkDD3rVhXsvGptMFE

Pastrohet deponia e vjetër e Tetovës për t’u ndërtuar stacion i pastrimit për ujërat e zeza

Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Bujar Osmani, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe Gir Johansen, sekretar i parë i Ambasadës së Norvegjisë sot ishin për vizitë në terren në afërsi të fshatit Falishe, ku pastrohet deponia e vjetër e Tetovës. Pas pastrimit të deponisë, në vendin e njëjtë do të fillojë ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për rajonin e Tetovës.

Osmani ka potencuar se projekti është i rëndësishëm për tërë rajonin, por edhe për tërë shtetin.

“Ky projekt është multidimensional, jo vetëm për faktin që do të pastrojë një deponi të tillë, por edhe do të krijojë parakushte të ndërtohet stacion i pastrimit, ujërat e zeza do t’i pastrojë nga tërë rajoni. Do të tregojmë përgjegjësi edhe ndaj rajonit sepse ky ujë do të shkojë në Greqi, do të bëhemi faktor kredibil i rajonit në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të qytetarëve të cilët jetojnë në kontinent”, tha Osmani.

Pastrimi i deponisë bëhet me ndihmës e Qeverisë norvegjeze.

“Edhe Norvegjia para 25 viteve ka qenë në gjendje të ngjashme dhe mund të lavdërohemi me faktin se tani kemi më shumë se 2.700 stacione të pastrimit për ujërat e zeza me çka përfitim kanë qytetarët dhe mjedisi jetësor. Ashtu do të jetë edhe këtu me realizimin e këtioj projekti”, tha Johansen.

Pastrimi i deponisë së paligjshme duhet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2019.

“Njëra nga standardet për fillim të ndërtimit të stacionit të pastrimit ishte pastrimi i kësaj deponie. Në lidhje me dokumentacionin projektues i dhamë të gjitha lejet e nevojshme, edhe për ndërtim të stacionit të pastrimit edhe në të dy kolektorët, dhe me përfundimin e këtij procesi BE-ja nuk do të ketë problem të vazhdojë me tenderim dhe realizim të projektit”, deklaroi Arifi.

Sipas parashikimeve, siç tha Arifi, pastaj deri në vitin 2022 tërë procesi duhet të kompletohet dhe të ndërtohet stacion i pastrimit me mjete të IPA fondeve në vlerë prej 30 milion euro me të cilat do të ndërtohen tërë stacioni, dy kolektorët dhe rrjete të reja të kanalizimit.

Deponia e vjetër e Tetovës gjendet në 67 mijë metra katror në rrugën nga Falishe drejt fshatit Strimnicë. Gjithsej 170.000 metra kub mbeturina minohen dhe transportohen në deponinë Drislla. Pastrimi, hedhja e mbeturinave është financuar nga Qeveria dhe Komuna e Tetovës me 2,3 milion euro, derisa transporti i mbeturinave në vlerë prej 700.000 euro është financuar nga Norvegjia në suaza të projektit Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Selmani: PSP nuk arriti ta godasë krimin sepse kjo e fundit ishte më i madh se vetë prokuroria

Duke folur për rastet e fundit në PSP, njohësi i çështjeve juridike, Bashkim Selmani thekson se kjo gjendje edhe është pritur që të vijë në një formë apo tjetër sepse siç thekson PSP nuk arriti që ta godasë krimin sepse ky i fundit ishte më i madhë se vetë prokuroria.

Megjithatë nga e gjithë kjo situatë e krijuar, Selmani nxjerrë disa porosi.

“E para, ajo që nuk mundi ta mbron as vetveten e jo që ta godas krimin e organizuar. E dyta është se çdo prokurorë në Maqedoni nuk është i sigurt për ta luftuar krimin . Pjesa e tretë, poashtu është edhe një destabilizim psikologjik edhe tek qytetarët për arsye se me humbjen e saj kemi humbur gjithë ne dhe kjo shkon gjithë në aspektin e keqbërësve. Sido që të jetë është rast që duhet të ndriçohet”, thotë Selmani.

VMRO-DPMNE: Në takimin e liderëve tema e parë do të jetë zgjedhjet e parakohshme

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se përderisa mbahet takimi i liderëve tema e parë do të jetë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pastaj, siç deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, mund të flitet edhe për tema tjera, si regjistrimi, kodi zgjedhor ose ligji i PSP-së, të cilat i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Koha.mk

“Në lidhje me takimin e liderëve tashmë edhe kryetari Mickoski u shpreh. Ne jemi të përpiktë se në atë takim liderësh si çështje e parë dhe e vetme duhet të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në lidhje me ditën, kohën dhe lokacionin, plotësisht do të analizohet në organet e partisë dhe do të vendoset sipas agjendave të presidentit dhe mundësive kohore”, tha Arsovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Në atë takim liderësh shtoi ai, duhet të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa menjëherë pastaj mund të bisedohet edhe për të tjerat. Do të thotë pika e parë dhe e vetme e bisedës duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Arsovski shtoi edhe se te kryeministri Zoran Zaev dhe në fjalimin e tij të sotëm mund të shihet se nuk ka disponim për zgjedhjet dhe se ai thjeshtë ik nga zgjedhjet me vetë atë që ka thënë se mund të bisedohet për Modelin zgjedhor, megjithatë të mos jenë presion zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (koha.mk)

Arrestohet “Boki 13”

Menaxheri i 1TV Bojan Jovanovski, i njohur në opinion si “Boki 13” është ndaluar në një stacion policor, për shkak të një lëndë që e ka nisuar Prokuroria për Krim të Organizuar.

Sipas TV24, përveç “Boki 13” është arrestuar edhe një person tjetër, i cili është i njohur në sferën e biznesit.

Nga Prokuroria akoma nuk kanë zbuluar për çfarë rasti bëhet fjalë, ndërsa kanë njoftuar se do të mbajnë konferencë për shtyp.

Bojan Jovanovski, është menaxher i 1TV, ndërsa si pronar i këtij televizioni është paraqitur babai i tij.

Reagim, ASH: Fati i ligjit të gjuhës shqipe, si fati i marëveshjes së Ohrit

0

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese me shkrim thonë se edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga sjellja e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, ky ligj po zhagitet në implentimin dhe zbatimin e tij në praktikë.

Sipas tyre është e njëjta metodë e qëllimshme që na e kujton zhagitjen dhe mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Më poshtë reagimi i plotë:

Kjo ndodh për disa arsye, duke mos treguar gatishmëri të plotë nga shumë institucione shtetërore që të zbatojnë Ligjin e Gjuhëve edhe pse janë të obliguar ta zbatojnë me ligj.

Edhe pse është krijuar Agjencioni për Zbatimin e Gjuhëve, ky institucion nëse do ishte apolitik dhe profesional, sot duhej të mbante konferencë për shtyp dhe të informonte opinionin për të gjitha institucionet dhe udhëheqësit e tyre që nuk kanë zbatuar Ligjin e Gjuhëve, se për çfarë arsye për gjashtë muaj që kanë qenë të mjaftueshëm nuk e kanë implementuar dhe zbatuar në praktikë, duke kërkuar përgjegjësi juridike dhe institucionale.

Pas gjashtë muajve duhej të ishte formuar edhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilën Qeveria nuk është prononcuar se pse nuk është krijuar dhe nuk ka filluar me punë. Ky inspektorat në bazë të ligjit duhej ti kishte sanksionuar deri më tani të gjitha institucionet shtetërore, ministri, drejtori, ndërmarrje publike etj, që deri tani nuk e kanë zbatuar Ligjin e gjuhëve ne vendosjen e tabelave dy gjuhësore dhe zbatimin e gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare.

Kërkojmë përgjegjësi të plotë nga BDI, për mos zbatimin e plotë në praktikë të ligjit të gjuhëve dhe urojmë që ky ligj mos e ketë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, Proceseve Integruese, mungesës së reformave në Drejtësi, Administratë Publike, Arsimit, Shëndetësisë ku të gjitha këto dështime, bashkëfajtori kryesor është BDI, pavarësisht cilit koalicion qeveritar i ka shërbyer.

Katica Janeva jep dorëheqje të parevokueshme

Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se kryeprokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Sipas kumtesës së PSP-së, Janeva thotë se nuk do të lejojë emri i saj të shfrytëzohet si alibi për tu mbajtur në peng ardhmëria e PSP-së.

“E dorëzoj kërkesën time e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thuhet në letrën e Katica Janevë

Nga prokuroria supozohet se me detaje të reja do të dalin gjatë ditës lidhur me dorheqejen e Katica Janevës.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva, gjegjësisht opozita nuk dëshiron që në krye të PSP-së të mbetet Janeva.

Një person e ka humbur jetën, tre janë lënduar në aksidente në Shkup

Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar më rëndë në katër nga gjithsej 24 aksidente që gjatë fundjavës kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 55 persona të merren me të drejtën e menaxhimit të automjetit motorik dhe pesë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 242 shoferë për shkak të shpejtësisë së madhe nga e lejuara dhe 39 automjete të paregjistruara.

Për parkim të parregullt janë dhënë 151 dënime, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë marrë 97 automjete.

Janë dënuar 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, 14 shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, shtatë për rreshtim të parregullt, 10 për parakalim të padrejtë, nëntë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 25 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik. fb/

Refuzohet kërkesa e Koçan për shtyrjen e dënimit me burg

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup e refuzoi kërkesën për shtyrjen e dënimit me burg të Sead Koçan, duke e konfirmuar vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve. Siç informojnë nga Gjykata, tek gjykatësit për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, njofton Koha.mk

“Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup duke vepruar sipas ankesës të dhënë kundër vendimit të gjykatësit për kryerjen e sanksioneve nga 01.07.2019 për lëndën me K.nr. 1459/17 nga prokuroria e emëruar si ‘Trust’ më 12.07.2019 ka mbajtur seancë dhe sipas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive solli vendim me të cilin e refuzoi ankesën e të akuzuarit dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve”, informojnë sot nga Gjykata themelore penale – Shkup.

Njëherit, siç theksojnë nga Gjykata, tek gjykatësi për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg për të cilin është e nevojshme të kryhen disa hetime pas çka gjykatësi do të vendos, ndërsa pas vendimit të sjell palët dhe opinioni do të njoftohen në kohë.

Biznesmeni Sead Koçan më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për ta vuajtur dënimin me burg prej katër viteve e tetë muaj në lëndën “Trust” të PSP-së.

Koçan është i dënuar për shkak të manipulimeve për marren e tenderit nga ELEM prej 17 milionë eurove me tregimin e dokumentacionit të rremë. Koçan është i vetmi nga kjo lëndë i cili duhet të vuajë dënimin me burg. Ai fillimisht ka marrë gjashtë vjet, por Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin.(koha.mk)

Osmani: Duhet të kalojmë në raundin tjetër

0

Të martën skuadra e Shkëndijës do të zhvillon ndeshjen kthyese në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kundër ekipit nga Estonia, Nome Kaljut. Tekniku i kampionit të Maqedonisë, Qatip Osmani ka theksuar se fitorja në ndeshjen e parë në Talin nuk garanton asgjë dhe se edhe në ndeshjen kthyese duhet të luajmë për fitore. “Na pret ndeshja kthyese ndaj Nome Kalju.

Kemi rezultat pozitiv, do të analizojmë mirë kundërshtarin, e dimë kualitetin tonë dhe shpresojmë se do të kalojmë në raundin tjetër. Por duhet të theksojmë se rezultati i ndeshjes së parë në Talin nuk na garanton asgjë. Do të futemi maksimalisht të koncentruar në ndeshjen kthyese për të arritur qëllimin”, theksoi trajneri Qatip Osmani.