21/05/2024
15.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1779

Reagim, ASH: Fati i ligjit të gjuhës shqipe, si fati i marëveshjes së Ohrit

0

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese me shkrim thonë se edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga sjellja e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, ky ligj po zhagitet në implentimin dhe zbatimin e tij në praktikë.

Sipas tyre është e njëjta metodë e qëllimshme që na e kujton zhagitjen dhe mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Më poshtë reagimi i plotë:

Kjo ndodh për disa arsye, duke mos treguar gatishmëri të plotë nga shumë institucione shtetërore që të zbatojnë Ligjin e Gjuhëve edhe pse janë të obliguar ta zbatojnë me ligj.

Edhe pse është krijuar Agjencioni për Zbatimin e Gjuhëve, ky institucion nëse do ishte apolitik dhe profesional, sot duhej të mbante konferencë për shtyp dhe të informonte opinionin për të gjitha institucionet dhe udhëheqësit e tyre që nuk kanë zbatuar Ligjin e Gjuhëve, se për çfarë arsye për gjashtë muaj që kanë qenë të mjaftueshëm nuk e kanë implementuar dhe zbatuar në praktikë, duke kërkuar përgjegjësi juridike dhe institucionale.

Pas gjashtë muajve duhej të ishte formuar edhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilën Qeveria nuk është prononcuar se pse nuk është krijuar dhe nuk ka filluar me punë. Ky inspektorat në bazë të ligjit duhej ti kishte sanksionuar deri më tani të gjitha institucionet shtetërore, ministri, drejtori, ndërmarrje publike etj, që deri tani nuk e kanë zbatuar Ligjin e gjuhëve ne vendosjen e tabelave dy gjuhësore dhe zbatimin e gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare.

Kërkojmë përgjegjësi të plotë nga BDI, për mos zbatimin e plotë në praktikë të ligjit të gjuhëve dhe urojmë që ky ligj mos e ketë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, Proceseve Integruese, mungesës së reformave në Drejtësi, Administratë Publike, Arsimit, Shëndetësisë ku të gjitha këto dështime, bashkëfajtori kryesor është BDI, pavarësisht cilit koalicion qeveritar i ka shërbyer.

Katica Janeva jep dorëheqje të parevokueshme

Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se kryeprokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Sipas kumtesës së PSP-së, Janeva thotë se nuk do të lejojë emri i saj të shfrytëzohet si alibi për tu mbajtur në peng ardhmëria e PSP-së.

“E dorëzoj kërkesën time e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thuhet në letrën e Katica Janevë

Nga prokuroria supozohet se me detaje të reja do të dalin gjatë ditës lidhur me dorheqejen e Katica Janevës.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva, gjegjësisht opozita nuk dëshiron që në krye të PSP-së të mbetet Janeva.

Një person e ka humbur jetën, tre janë lënduar në aksidente në Shkup

Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar më rëndë në katër nga gjithsej 24 aksidente që gjatë fundjavës kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 55 persona të merren me të drejtën e menaxhimit të automjetit motorik dhe pesë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 242 shoferë për shkak të shpejtësisë së madhe nga e lejuara dhe 39 automjete të paregjistruara.

Për parkim të parregullt janë dhënë 151 dënime, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë marrë 97 automjete.

Janë dënuar 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, 14 shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, shtatë për rreshtim të parregullt, 10 për parakalim të padrejtë, nëntë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 25 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik. fb/

Refuzohet kërkesa e Koçan për shtyrjen e dënimit me burg

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup e refuzoi kërkesën për shtyrjen e dënimit me burg të Sead Koçan, duke e konfirmuar vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve. Siç informojnë nga Gjykata, tek gjykatësit për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, njofton Koha.mk

“Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup duke vepruar sipas ankesës të dhënë kundër vendimit të gjykatësit për kryerjen e sanksioneve nga 01.07.2019 për lëndën me K.nr. 1459/17 nga prokuroria e emëruar si ‘Trust’ më 12.07.2019 ka mbajtur seancë dhe sipas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive solli vendim me të cilin e refuzoi ankesën e të akuzuarit dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve”, informojnë sot nga Gjykata themelore penale – Shkup.

Njëherit, siç theksojnë nga Gjykata, tek gjykatësi për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg për të cilin është e nevojshme të kryhen disa hetime pas çka gjykatësi do të vendos, ndërsa pas vendimit të sjell palët dhe opinioni do të njoftohen në kohë.

Biznesmeni Sead Koçan më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për ta vuajtur dënimin me burg prej katër viteve e tetë muaj në lëndën “Trust” të PSP-së.

Koçan është i dënuar për shkak të manipulimeve për marren e tenderit nga ELEM prej 17 milionë eurove me tregimin e dokumentacionit të rremë. Koçan është i vetmi nga kjo lëndë i cili duhet të vuajë dënimin me burg. Ai fillimisht ka marrë gjashtë vjet, por Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin.(koha.mk)

Osmani: Duhet të kalojmë në raundin tjetër

0

Të martën skuadra e Shkëndijës do të zhvillon ndeshjen kthyese në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kundër ekipit nga Estonia, Nome Kaljut. Tekniku i kampionit të Maqedonisë, Qatip Osmani ka theksuar se fitorja në ndeshjen e parë në Talin nuk garanton asgjë dhe se edhe në ndeshjen kthyese duhet të luajmë për fitore. “Na pret ndeshja kthyese ndaj Nome Kalju.

Kemi rezultat pozitiv, do të analizojmë mirë kundërshtarin, e dimë kualitetin tonë dhe shpresojmë se do të kalojmë në raundin tjetër. Por duhet të theksojmë se rezultati i ndeshjes së parë në Talin nuk na garanton asgjë. Do të futemi maksimalisht të koncentruar në ndeshjen kthyese për të arritur qëllimin”, theksoi trajneri Qatip Osmani.

Prej sot në dispozicion 75 milionë euro për kompanitë

Kompanitë prej sot mund të parashtrojnë kërkesë për mbështetje përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve sipas kushteve të reja të ndryshuara, të cilat sipas Qeverisë janë lehtësuar dhe mund t’i shfrytëzojnë mbi 4.000 firma.

Ndryshimet janë miratuar, ndërsa rregulloret në Ministrinë e Ekonomisë janë nënshkruar javën e kaluar dhe janë publikuar në Gazën Zyrtare, me çfarë fillon mundësia që firmat të aplikojnë për mjete të cilat janë në vlerë prej 75 milionë euro.

Nga Qeveria thonë se ndryshimet janë në drejtim të mbështetjes më të madhe në industri dhe ekonomi, ndërsa përfshihen firmat që nuk janë përfshirë fillimiht me Ligjin. Me to kërkesë për mbështetje financiare mund të parashtrojnë kompanitë të sektorit TI, kompanitë nga industria përpunuese që nuk janë përfshirë me IPARD, ndërsa dëshirojnë të bëjnë prodhim industrial. Për mbështetje financiare mund të parashtrojë kërkesë edhe kpmpanitë nga sektori i tregtisë, por që të bëjë veprimtari pordhimi, si dhe nga sektori i ndërtimtarisë, por jo për ndërtimin e banesave, për për pjesën e aktivitetit prodhues.

Kriteret vlerësohen si transparente, të qarta dhe pa dakordim, të njohura paraprakisht dhe mundësojnë më shumë kompani të palikojnë.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror mbi 4.000 kompani i përmbushin kriteret e reja, për mjete do të marrin ata që investojnë. Askush nuk do të marrë mjete për diçka që në të ardhmen do të investojë, por vetëm në bazë të investimit tashmë të realizuar.

Me ndryshimet kompanive u është lënë mundësi ta fluktuojë numrin e të punësuarve deri në pesë për qind, që del nga ajo që disa kompani e humbasin kuadrin profesional dhe nuk mund të gjejnë të ri, si dhe për blerjen e teknologjisë së re që është automatizuar.

Kërkesat për mbështetje financiare kompanitë që punojnë jashtë zonave mund t’i parashtrojnë deri te Agjencia për Investime të Huaja, ndërsa ta nga zonat në ZZHIT.

Kriteret e ndryshuara mund t’i shfrytëzojnë edhe kompanitë që tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare me aneksim.

Rritet intensiteti në vendkalimet kufitare, pritet prej 15 deri 30 minuta

Në vendkalimet kufitare ka frekuencë të rritur të automjeteve. Në VK “Bogorodica” për dalje nga shteti pritet 15 deri 30 minuta, ndërsa në VK “Tabanoc” për hyrje në shtet rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur dhe po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Zaevi ftoi Mickoskin, Ahmetin dhe Selën në takim të liderëve

Kryeministri Zoran Zaev sot bëri thirrje për mbajtjen e takimit të liderëve, të premten në orën 14 në Klubin e Deputetëve.

Ftesa i është bërë liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit, të BDI-së Ali Ahmetit dhe të Aleancës të Shqiptarëve Zijadin Selës.

Në takimin e liderëve, siç thekson Zaev, do të bisedohet për kodin e ri zgjedhor dhe modelin zgjedhor, për ligjin për prokurorinë publike respektivisht për zgjidhjen e statusit të PSP-së dhe për regjistrimin.

Zaev nuk e përjashton mundësinë që të bisedohet edhe për tema të tjera, midis të cilave edhe për zgjedhjet e parakohshme, që insiston opozita, por thotë se, edhe pse partia qeveritare është e gatshme për zgjedhjet, përparësi për momentin duhet të kenë eurointegrimi dhe zhvillimi i vendit dhe ekonomis

Vazhdon tradita pesëshekullore e mundësve në Maqedoni

0

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dje mori pjesë dhe mbajti fjalim në Manifestimin Ndërkombëtar Kulturor dhe Sportiv në mundjen tradicionale (pehlivanëve) që dje ishte mbajtur në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan, njofton Koha.mk

Para të pranishmëve, ministri Ismaili theksoi se Ministria e Kulturës e jep mbështetjen për ta shpallur këtë etno-sport të mirë kulturore të Republikës së Maqedonisë me çka kjo ngjarje autentike me të gjitha specifikat e saj do të mbrohet si trashëgimi kulturore.

“Kjo e përbrendëson një traditë shekullore shqiptare, që nënkupton respektim të fuqisë, respektim të kundërshtarit, respektim të rregullave, respektim të publikut dhe festë dinjitoze. Kur kësaj ia shtojmë edhe ritet para ndeshjes së pehlivanëve, kjo traditë merr përmasa që janë të admirueshme për secilin komb”, tha Ismaili.

Ai shtoi se edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet me kujdesin për të ruajtur dhe për të kultivuar traditën si pasurinë e cila është mjaft e rëndësishme për brezat që vijnë.

Ndryshe në kuadër të manifestimit përveç nga vendi marrin pjesë edhe mundësit nga vendet e Ballkanit, Turqia, Greqia, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria, të cilët garojnë në pesë kategori. Në kuadër të manifestimit u paraqitën edhe anëtarët e Shoqatës Kulturore Artistike “Emin Duraku” të cilët i prezantuan vallet dhe këngët tradicionale, ndërsa nuk mungoi as ngjarja e ushqimeve të vjetra tradicionale që janë karakteristike për rajonin e Karshiakës.

Për traditën shekullore të mundësve si një sport tradicional dhe aftësi në Komunën e Studeniçanit, si një lloj artefakti kulturor, Instituti i Folklorit “Marko Cepenkov” përpiloi një elaborat me qëllim të shpalljes së këtij etno-sporti të mirë kulturore të Republikës së Maqedonisë me çka kjo ngjarje autentike me të gjitha specifikat e saj do të mbrohet si një trashëgimi kulturore.

Ngjarja e organizuar nga Shoqata për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji (AKSI) dhe Federata e Mundësve të Maqedonisë, viti i nëntë me radhë që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. (koha.mk)

Alternativa kompleton ekipin, ja kush janë nënkryetarët dhe sekretarët

Duke hyrë në një fazë të re të konsolidimit të partisë, pasi që ka përfunduar regjistrimi si parti dhe pasi që kanë përfunduar proceset zgjedhore, Alternativa tashmë i ka plotësuar edhe organet hierarkisë partiake, të mbetura bosh që nga themelimi i saj. Kështu në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, që është mbajtur në fund të qershorit, janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretarët e sekretariateve të partisë.

Për nënkryetarë, përveç deputetit Dr. Nexhbedin Kahremani nga Tetova – që është zgjedhur në këtë detyrë qysh më herët, tash janë zgjedhur edhe Lulzim Aliu nga Kërçova – profesor universitar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe Admirim Aliti nga Kumanova – profesor universitar nga Universiteti “Nëna Terezë”.

Meqë sipas Statutit të Alternativës janë përcaktuar edhe 5 sekretariate, Kryesia Qendrore e partisë i zgjodhi edhe këto organe. Kështu për Sekretar të Sekretariatit të Departamenteve u zgjodh Asaf Ademi nga Gostivari – ish ministër i Kulturës, një kuadër tashmë i dëshmuar i Alternativës. Ai e ka për detyrë ta bëjë ekipimin e njëmbëdhjetë departamenteve me ekspertë që nuk është patjetër të jenë anëtarë dhe aktivistë të Alternativës.

Për Sekretar të Sekretariatit të Politikave Strategjike është zgjedhur Arben Labënishti nga Struga – ish deputet e ish zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa aktualisht drejtor i Klinikës së Sëmundjeve të Mushkërive në Shkup.

Në detyrën e Sekretarit të Sekretariatit të Burimeve Njerëzore dhe Lobimit është zgjedhur Driton Sulejmani nga Kumanova – drejtor i Muzeut të Shkencave të Natyrës

Kryetari i degës së Çairit nga Shkupi, Bekim Sali – stomatolog, për shkak të përvojës së suksesshme në dy cikle zgjedhore, është zgjedhur Sekretar i Sekretariatit të Organizativ.

Ndërkaq, Sekretari i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun është zgjedhur Zeqirija Ibrahimi – ish deputet dhe, aktualisht, hulumtues shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Po ashtu në fillim të korrikut është mbajtur edhe mbledhja e rregullt e Kuvendit Qendror të partisë, në të cilën janë marrë vendime që procesi i zgjerimit dhe prurjeve cilësore në parti të vazhdojë dhe kjo të shkojë në favor të interesave politike të Alternativës dhe në dobi të votuesve të saj dhe qytetarëve të tjerë në vend.