30/04/2024
17.9 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1780

Në portin e Selanikut është konfiskuar një kontejner me mbi 12 milionë cigare të kontrabanduara që është dashur të arrijnë në Maqedoninë e Veriut

0

Me ndihmë të skanerit dhe qenit të stërvitur, shërbimet e doganës në portin e Selanikut kanë zbuluar një kontejner nga Kina me 629.000 kuti, gjegjësisht 12.596 copë cigaresh të kontrabanduara, kumtojnë nga Shërbimi i pavarur për të ardhura publike i Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kontejneri i i dyshuar me cigaret e kontrabanduara, sipas televizionit grek Antena është dashur të arrijë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa autoritetet kompetente dyshojnë se kompania e përmendur në dokument aspak nuk ekziston.

Në dokument në vend të cigareve, është paraqitur se kontejneri që vjen nga Kina në Selanik, përmban pëlhura.

Cigaret dhe kontejneri si mjet për transport të mallit të kontrabanduar, janë konfiskuar, ndërsa për rastin është informuar edhe Prokurori Publik në Selanik. sr/sn/

ISHP: Janë regjistruar 283 të sëmurë nga gripi

0

Gjatë javës së kaluar (prej 1 prill deri më 7 prill), në shtet janë regjistruar 283 të sëmurë nga gripi, që është për 40,8 për qind më pak, krahasuar me javën para saj, kur u regjistruan 478 të sëmurë. Nuk janë regjistruar raste të vdekjes, të asocuara me gripin. ceket në raportin e publikuar sot në ueb faqen e Instituti për shëndet publik.

Javën e kaluar, numri më i madh i të sëmurëve (191) janë paraqitur në grupin më të madh të të rriturve prej 15 deri 64 vjeç, përderisa incidencë më të lartë prej 17,9 në 100.000 banorë është regjistruar tek grupi i personave të rritur më të moshuar se 65 vjeç.

Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 21 njësi raportuese. Numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga Njësia rajonale Gostivar (58), ku është regjistruar edhe incidenca më e lartë prej 48,4 në 100.000 banorë.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.940 persona. ab/

Erozioni në rrugën drejt Banjiçes së Tetovës, rreziku çdo ditë e më i madh

0

Një grup aktivistësh të ekologjisë dhe artistësh vendosën figura nga personazhi i animuar i njohur nga seria La Linea me qëllim që t’i paralajmërojnë qytetarët për erozionin e rrezikshëm të vendit dhe dëmtimin e rrugës nga Tetova drejt vendit Banjiçe, e njëherit edhe ta alarmojnë komunën. Erozioni zgjatë tashmë disa vite, ndërkaq sipas aktivistëve, rreziku qëndron në atë që po përhapet gjithnjë e më shumë dhe po e shkatërron rrugën.

Ruiga drejt vendit Banjiçe nga ana e Komunës së Tetovës u rikonstruua pasi që ishte shkatërruar nga moti i lig në gusht të vitit 2015. Edhe pse u ndërtuan mure rezistuese, një pjesë e tyre me kalimin e viteve janë dëmtuar dhe janë paraqitur erozione në tokë, të cilat ranë në korsinë e rrugës, por edhe shembje nga rruga teposhtë shtratit të lumit Shkumbin.

Disa herë kryetarja e Komunës Teuta Arifi informoi se për shkak të gjendjes së këtillë shembjet e dheut dhe drunjve mënjanohen sa të pastrohet rruga, por edhe se kërkon zgjidhje afatgjate për mënjanimin e problemit.

Në Shkurt të vitit të kaluar shembjet e dheut ishin më të mëdha, kështu që automjetet nuk mund të kalonin. Komuna përgjatë kësaj rruge ndërtoi edhe rrugicë këmbësorësh, e cila shfrytëzohet shumë pak për shkak të frikës së banorëve nga erozionet e reja.

Lokaliteti Banjiçe ndodhet dy kilometra larg qytetit dhe ka burime me ujë mineral për të cilin qytetarët konsiderojnë se është i mjekueshëm. ab/

Reagim lidhur me preskonferencën e Komunës së Gostivarit

0

Duke pasur parasysh faktin se përsëri aktualizohet çështja që ka të bëjë me shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për detyrë që edhe një herë të sqarojë se, MASH-i është institucion që nuk vepron në mënyrë arbitrare dhe sipas vullnetit të individëve por vepron vetëm në përputhje me Ligjin dhe respektimin e dispozitave ligjore në vend, si dhe të vendimeve të institucioneve dhe organeve tjera përgjegjëse për kontrollin, mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen për situata të caktuara, siç është rasti konkret në komunën e Gostivarit.
Në fakt, siç është njoftuar tashmë opinioni, pas mbikëqyrjeve inspektive nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit janë konstatuar një sërë parregullsish dhe mosrespektimi i ligjeve nga kryetari i komunës së Gostivarit dhe vetëqeverisjes lokale në procedurat për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave. Fjala është për procedurën e parregullt të cilën e kanë përsëritur dy herë e, që në fakt është edhe baza për marrjen e kompetencave Komunës në sferën e arsimit dhe obligimin për kryetarin e komunës për kthimin e gjendjes së mëparshme.
Arsimi është sferë në të cilën politika nuk duhet të integrohet dhe të shkaktojë dëme në procesin arsimor të nxënësve. Institucionet e arsimit duhet të kenë udhëheqës të cilët nuk do të lejojnë në asnjë moment dhe në asnjë rast të devijojë procesi i arsimit dhe edukimit të nxënësve.
Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në përputhje me kompetencat e marra nga Komuna e Gostivarit dhe duke e respektuar dhe vepruar sipas Vendimit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë, me të cilin miratohet ankesa e drejtorëve të shkarkuar të shkollave në mënyrë joligjore në Gostivar, solli Vendim për kthimin e tyre në pozitat e punës prej së cilës janë shkarkuar në mënyrë joligjore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e obliguar t’i respektojë vendimet e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë dhe të veprojë konform të njëjtave, që do të thotë se vendimi i marrë është veprim në përputhje me vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë.
Edhe një herë i bëjmë thirrje Komunës së Gostivarit, kryetarit të kësaj komune dhe udhëheqjes së saj që të mos akuzojnë me hamendësime dhe në mënyrë të rrejshme vetëm për qëllimet e tyre politike dhe të mos e përfshijnë politikën në procesin edukativo-arsimor, sepse në këtë situatë të krijuar dëm u shkaktohet vetëm nxënësve dhe procesit edukativo-arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Dorëzohen nëntë padi penale për zjarrvënës

0

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot informon se deri tani MPB ka dorëzuar nëntë padi penale për zjarrvënës në shtet. Sipas tij, ka indikacione serioze se përveç interesave të biznesit, ndodhin zjarre edhe nga pakujdesia, megjithatë edhe për arsye politike.

“Konkretisht, konsiderojmë se ajo që ndodhi në sallën “Boris Trajkovski”, është zjarr i qëllimshëm, duke konsideruar se këtu do të mbahet konventa e njërës parti politike. Seriozisht punojmë në detektimin e të gjitha informacioneve të cilat i marrim, shkojnë në atë drejtim se është e mundur të ketë përzierje politike”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të 15 vjetorit të Qendrën Rajonale MARRI.

Ai ka apelur deri te qytetarët të përmbahen nga shkatërrimi i natyrës dhe nga çdo motiv të shkaktojnë zjarre dhe shkatërrime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse, paralajmëroi, për atë vijon përgjegjësi serioze. sa/

Gripi ka marrë jetën edhe të pesë personave, gjithsej 28 viktima

0

Gjatë javës së kaluar, janë regjistruar pesë raste të vdekjes të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike. Pesë pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga Shkupi, Delçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, në moshë prej 39-75 vjeçare, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë javës së 13-të të vitit 2019 (25.03- 31. 03.2019), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.

Rreth. 1.500 emigrantë në kufirin me Greqinë, përforcohet sigurimi kufitar

0

Rreth 1.200 emigrantë ndodhen në Greqi në afërsi të kufirit tonë dhe rreth 500 në afërsi të Selanikut, ndërsa ka informacione për përplasje me policinë greke. Gjendja në këtë moment është nën kontroll, deklaroi sot Sashko Kocev, drejtor i MARRI Qendrës Rajonale, për shënimin e 15-vjetorit të kësaj nisme, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e mundur valë e re e emigrantëve në një të ardhme të afërt duke i pasur parasysh ngjarjet në kufirin me Greqinë.

“Fillimisht shtetet tani janë shumë më të përgatitura, ekziston mbështetje e madhe nga BE-ja në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, ndërsa në kufirin tonë jugor drejt Greqisë patrullojnë policë të më shumë shteteve evropiane së bashku me policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut. Për dallim prej vitit 2015 Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni është larg më i përgatitur për përgjigje përkatëse nëse paraqitet numër i rritur i emigrantëve”, theksoi Kocev, duke shtuar se nuk pret që të përsëritet gjendja me emigrantët nga viti 2015.

Lidhur me rritjen e numrit të emigrantëve të cilët tubohen në kampet në Greqi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se çdo ditë këmbejnë informacione me homologët grekë.

Sipas Spasovskit, ky tubim më i madh në kampet në Greqi është nga dje, me ç’rast përmes planeve të veçanta është përforcuar sigurimi i kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Deri më tani bëhet fjalë për grup prej rreth 1.200 deri në 1.500 emigrantë. Tani për tani homologët grekë e kontrollojnë këtë numër por gjithsesi kemi për obligim të jemi të përgatitur që ta mbrojmë kufirin dhe mundësinë eventuale për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski.

Spasovski theksoi se është rritur trendit për hyrje ilegale në kufirin jugor. Por, thekson, nëse shihen numrat për atë se sa emigrantë janë kthyer të cilët kanë dashur në mënyrë ilegale të kalojnë, ky numër në vitin 2018 është rreth 16.900.

Një prej sfidave tani dhe që do të vazhdojë edhe më tej theksoi ai është migrimi dhe nuk është e përjashtuar më tej të kemi numër të emigrantëve të cilët dëshirojnë të funksionojnë disa prej rutave të tjera. Spasovski theksoi se emigrantët për një kohë të gjatë nuk kalojnë përmes rutës së Ballkanit Perëndimor, shkojnë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës ose Shqipërisë dhe Italisë edhe më tej në Evropë. Përkujtoi se MPB bashkëpunon me FRONTEKS-in, me shtetet e rajonit, por edhe me BE-në. Prandaj ishte decid Spasovski, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide. shk/

Rrëmbyesi i autobusit në Lubjanë ka vdekur në stacionin e policisë

0

Një burë 48 vjeçar i paidentifikuar nga Kranji, i cili mbrëmë e rrëmbeu autobusin në Lubjanë pas arrestimit ka vdekur në stacionin e policisë edhe krahas tentimeve për reanimacion.

Policia sllovene ka njoftuar se ai ka rrëmbyer një autobus nga transporti publik dhe nën kërcënimin e mjetit të fortë e ka detyruar shoferin të devijojë nga linja e rregullt, por pasi është arrestuar, ka humbur vetëdijen dhe ka vdekur.

Mediat sllovene kanë informuar se sulmuesi me kaçavidë i është kërcënuar shoferit të kthejë te qarkorja, shoferi e ka dëgjuar atë, por ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit që të alarmojë policinë. Poashtu dhe një udhëtare ka arritur ta alarmojë policinë për incidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 21.

“Policia me përdorimin e mjeteve të detyrueshme (pranga, forcë fizike dhe intervenim profesional) e ka neutralizuar sulmuesin dhe e ka vënë nën kontroll jashtë autobusit. Në procedurën pas arrestimit, i arrestuari ka filluar të ngulfatet. Policia ka filluar t’i jep ndihmën e parë, pastaj ka vazhduar edhe ekipi i Ndihmës së shpejtë, duke tentuar ta reanimojnë. Por edhe krahas tentimeve, ai ka vdekur”, thuhet në komunikatën e policisë.

Mediat njoftojnë se rrëmbyesi pas hyrjes në automjet është sjellë çuditshëm dhe është e mundur të ketë qenë nën ndikimin e drogës. fab/

Vodno – njohja për nga afër

0

Idetë megalomane për ndërtim në Vodno nuk ndalen pa marrë parasysh se ekspertët e tërheqin vërejtjen se urbanizimi agresiv e asgjësojnë natyrën në malin, e ndryshon klimën në Shkup dhe shkakton vend-rrëshqitje të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

 

Tentim për kidnapim të autobusit në Lubjanë, një person i vrarë

0

Një person është vrarë në autobus në transportin urban në Lubjanë, pasi është kërcënuar se do të rrëmbejë automjetin dhe do të vret shoferin.

“Dello” e Lubjanës thekson se person i panjohur e ka detyruar shoferin e transportit të qytetit i cili ka vozitur në linjën e rregullt, të kthejë tek unaza, duke e kërcënuar se do ta vret me kaçavidë. Shoferi ka kthyer në drejtimin në të cilin ka dashur kidnapuesi, por pastaj qëllimisht ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit që ta paralajmërojë policinë.

Policia sllovene ka treguar se si ka ardhur deri te incidenti dhe se ka pësuar një person, ndërsa jozyrtarisht, ai është kidnapuesi i autobusit.

Mediat lokale njoftojnë se edhe një udhëtare kinse ka arritur ta alarmojë policinë për incidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 21, duke shtuar se policia ka tentuar të ndalojë automjetin, me çka kidnapuesi është vrarë. fab/