02/05/2024
15.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1782

Reka: Ka ardhur koha për President shqiptar, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij shteti

0

Reka: Ka ardhur koha për President shqiptar, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij shteti
Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Bërevnicë ku ishte i shoqëruar
edhe nga kreu i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga llideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Siç e tha para tubimit, Prof. Blerim Reka, koncepti për Republikën është universal për të gjithë qytetarët,
për sundim të ligjit dhe drejtësi për të gjithë.


“Ka ardhur koha për President shqiptar, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij shteti. Për t’u jetësuar
koncepti i një republike për të gjithë, duhet ekzistuar barazi reale dhe jo vetëm formale për qytetarët e
këtij vendi. Maqedonia si shoqëri multietnike nuk mund të funksionojë si shtet monoetnik. Prandaj me 21
prill vota juaj është votë për ndryshim, votë kundër korrupsionit dhe votë kundër padrejtësisë”, potencoi
Reka./TV KOHA.

Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi projekt ideor për gazifikimin e qytetit

0

Të gjithë këshilltarët e Komunës së Tetovës votuan për pranimin e projektit ideor për kryerjen e rrjetit ndërtues gazifikues në mbledhjen e sotme të 19-të të Këshillit të komunës. Projektin para këshilltarëve e prezantoi përfaqësuesi i ndërmarrjes “Filbis” SHPKNJP nga Shkupi, që ishte zgjehdur në tender për ndërtimin dhe realizimin e projektit ideor në dhjetor të vitit 2018.

“Këshilli me këtë i dha dritë të gjelbër komunës të vazhdojë me punë. Kemi grup punues së bashku me kabinetin e kryetares së komunës, me çka presim prej nesër e më tutje të punohet në zbatimin e projektit. Në të ardhmen e afërme duhet të vendoset nëse do të formohet ndërmarrje publike apo modeli i partneritetit publik privat me udhëheqje të furnizimit me gaz”, deklaroi Arsim Nuredini, udhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale.

Sipas projektit ideor, nëpër Tetovë do të ketë linjë gazpërçuese primare dhe sekondare me gjatësi të përgjithshme prej 25.000 metra gypa gazpërçues. Sipas vlerësimit të ndërmarrjes kryese, projekti do të kushtojë gjithsejt 3.070.000 euro.

Këshilltarët votuan edhe vendimin me të cilin do të formohet Qendër turistike informuese me filiale në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Gostivar. ab/

Parandalohet një përpjekje për hyrje të dhunshme në kazermën “Goce Dellçev” një person është lënduar

0

Ushtari që ka qenë në roje, duke vepruar sipas procedurave të caktuara, herët në mëngjes në ora 2:53 ka parandaluar tentativë për hyrje të dhunshme në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Ushtari disa herë verbalisht e ka paralajmëruar personin, por pasi që nuk është bindur, rojtari ka qëlluar dy herë në ajër.

“Personi edhe më tej nuk i ka dëgjuar paralajmërimet, me ç’rast me njërin plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Policia ushtarake, MPB dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje. Të gjitha informacionet dhe dëshmitë relevante për ngjarjen janë dorëzuar tek organet kompetente, të cilët punojnë në zbardhjen e rastit. mb/

Zaev: Nuk ekziston mundësi ligjore për amnisti për të dënuarit e “27 prillit”

0

Kryeministri Zoran Zaev sot ka përsëritur se nuk pret që presidenti Gjorge Ivanov të amnistojë personat e dënuar për rastin e “27 prillit”, pasi nuk ekziston mundësi e tillë në ligjin, por edhe pasi këto procedura ndalohen gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

“E qartë është si dita e bardhë. Neni 11 e Ligjit për amnisti nuk ekziston, ai është shfuqizuar dhe nuk mund të veprohet sipas saj. Procedurat udhëhiqen përmes drejtësisë dhe ata mund të arrijnë deri te presidenti i RMV-së, por nuk mund të udhëhiqen në kohë zgjedhjesh. Ata janë procedura ndaluese, ndikojnë në procesin zgjedhor pasi ndikojnë në vetë votuesit. Mund të udhëhiqen pasi të përfundojnë zgjedhjet presidenciale. Ata përfundojnë më 5 maj, zyrtarisht përfundimin e tyre e shpall KSHZ konform afateve për ankesa dhe raportet përfundimtare, ndërsa mandati i presidentit Ivanov është deri më 12 maj, ashtu që nuk pres asnjë falje nga ana e tij. Siç dëgjoj, presidenti i ardhshëm publikisht ka premtuar se nuk do të bëjë falje të këtilla pasi nuk ekziston mundësi e tillë ligjore”, ka thënë kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ndarjes së mirënjohjeve për pjesëmarrësit e olimpiadës nga paraolimpiada sportive në Qeveri. fab/

Në portin e Selanikut është konfiskuar një kontejner me mbi 12 milionë cigare të kontrabanduara që është dashur të arrijnë në Maqedoninë e Veriut

0

Me ndihmë të skanerit dhe qenit të stërvitur, shërbimet e doganës në portin e Selanikut kanë zbuluar një kontejner nga Kina me 629.000 kuti, gjegjësisht 12.596 copë cigaresh të kontrabanduara, kumtojnë nga Shërbimi i pavarur për të ardhura publike i Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kontejneri i i dyshuar me cigaret e kontrabanduara, sipas televizionit grek Antena është dashur të arrijë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa autoritetet kompetente dyshojnë se kompania e përmendur në dokument aspak nuk ekziston.

Në dokument në vend të cigareve, është paraqitur se kontejneri që vjen nga Kina në Selanik, përmban pëlhura.

Cigaret dhe kontejneri si mjet për transport të mallit të kontrabanduar, janë konfiskuar, ndërsa për rastin është informuar edhe Prokurori Publik në Selanik. sr/sn/

ISHP: Janë regjistruar 283 të sëmurë nga gripi

0

Gjatë javës së kaluar (prej 1 prill deri më 7 prill), në shtet janë regjistruar 283 të sëmurë nga gripi, që është për 40,8 për qind më pak, krahasuar me javën para saj, kur u regjistruan 478 të sëmurë. Nuk janë regjistruar raste të vdekjes, të asocuara me gripin. ceket në raportin e publikuar sot në ueb faqen e Instituti për shëndet publik.

Javën e kaluar, numri më i madh i të sëmurëve (191) janë paraqitur në grupin më të madh të të rriturve prej 15 deri 64 vjeç, përderisa incidencë më të lartë prej 17,9 në 100.000 banorë është regjistruar tek grupi i personave të rritur më të moshuar se 65 vjeç.

Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 21 njësi raportuese. Numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga Njësia rajonale Gostivar (58), ku është regjistruar edhe incidenca më e lartë prej 48,4 në 100.000 banorë.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.940 persona. ab/

Erozioni në rrugën drejt Banjiçes së Tetovës, rreziku çdo ditë e më i madh

0

Një grup aktivistësh të ekologjisë dhe artistësh vendosën figura nga personazhi i animuar i njohur nga seria La Linea me qëllim që t’i paralajmërojnë qytetarët për erozionin e rrezikshëm të vendit dhe dëmtimin e rrugës nga Tetova drejt vendit Banjiçe, e njëherit edhe ta alarmojnë komunën. Erozioni zgjatë tashmë disa vite, ndërkaq sipas aktivistëve, rreziku qëndron në atë që po përhapet gjithnjë e më shumë dhe po e shkatërron rrugën.

Ruiga drejt vendit Banjiçe nga ana e Komunës së Tetovës u rikonstruua pasi që ishte shkatërruar nga moti i lig në gusht të vitit 2015. Edhe pse u ndërtuan mure rezistuese, një pjesë e tyre me kalimin e viteve janë dëmtuar dhe janë paraqitur erozione në tokë, të cilat ranë në korsinë e rrugës, por edhe shembje nga rruga teposhtë shtratit të lumit Shkumbin.

Disa herë kryetarja e Komunës Teuta Arifi informoi se për shkak të gjendjes së këtillë shembjet e dheut dhe drunjve mënjanohen sa të pastrohet rruga, por edhe se kërkon zgjidhje afatgjate për mënjanimin e problemit.

Në Shkurt të vitit të kaluar shembjet e dheut ishin më të mëdha, kështu që automjetet nuk mund të kalonin. Komuna përgjatë kësaj rruge ndërtoi edhe rrugicë këmbësorësh, e cila shfrytëzohet shumë pak për shkak të frikës së banorëve nga erozionet e reja.

Lokaliteti Banjiçe ndodhet dy kilometra larg qytetit dhe ka burime me ujë mineral për të cilin qytetarët konsiderojnë se është i mjekueshëm. ab/

Reagim lidhur me preskonferencën e Komunës së Gostivarit

0

Duke pasur parasysh faktin se përsëri aktualizohet çështja që ka të bëjë me shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për detyrë që edhe një herë të sqarojë se, MASH-i është institucion që nuk vepron në mënyrë arbitrare dhe sipas vullnetit të individëve por vepron vetëm në përputhje me Ligjin dhe respektimin e dispozitave ligjore në vend, si dhe të vendimeve të institucioneve dhe organeve tjera përgjegjëse për kontrollin, mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen për situata të caktuara, siç është rasti konkret në komunën e Gostivarit.
Në fakt, siç është njoftuar tashmë opinioni, pas mbikëqyrjeve inspektive nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit janë konstatuar një sërë parregullsish dhe mosrespektimi i ligjeve nga kryetari i komunës së Gostivarit dhe vetëqeverisjes lokale në procedurat për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave. Fjala është për procedurën e parregullt të cilën e kanë përsëritur dy herë e, që në fakt është edhe baza për marrjen e kompetencave Komunës në sferën e arsimit dhe obligimin për kryetarin e komunës për kthimin e gjendjes së mëparshme.
Arsimi është sferë në të cilën politika nuk duhet të integrohet dhe të shkaktojë dëme në procesin arsimor të nxënësve. Institucionet e arsimit duhet të kenë udhëheqës të cilët nuk do të lejojnë në asnjë moment dhe në asnjë rast të devijojë procesi i arsimit dhe edukimit të nxënësve.
Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në përputhje me kompetencat e marra nga Komuna e Gostivarit dhe duke e respektuar dhe vepruar sipas Vendimit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë, me të cilin miratohet ankesa e drejtorëve të shkarkuar të shkollave në mënyrë joligjore në Gostivar, solli Vendim për kthimin e tyre në pozitat e punës prej së cilës janë shkarkuar në mënyrë joligjore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e obliguar t’i respektojë vendimet e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë dhe të veprojë konform të njëjtave, që do të thotë se vendimi i marrë është veprim në përputhje me vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë.
Edhe një herë i bëjmë thirrje Komunës së Gostivarit, kryetarit të kësaj komune dhe udhëheqjes së saj që të mos akuzojnë me hamendësime dhe në mënyrë të rrejshme vetëm për qëllimet e tyre politike dhe të mos e përfshijnë politikën në procesin edukativo-arsimor, sepse në këtë situatë të krijuar dëm u shkaktohet vetëm nxënësve dhe procesit edukativo-arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Dorëzohen nëntë padi penale për zjarrvënës

0

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot informon se deri tani MPB ka dorëzuar nëntë padi penale për zjarrvënës në shtet. Sipas tij, ka indikacione serioze se përveç interesave të biznesit, ndodhin zjarre edhe nga pakujdesia, megjithatë edhe për arsye politike.

“Konkretisht, konsiderojmë se ajo që ndodhi në sallën “Boris Trajkovski”, është zjarr i qëllimshëm, duke konsideruar se këtu do të mbahet konventa e njërës parti politike. Seriozisht punojmë në detektimin e të gjitha informacioneve të cilat i marrim, shkojnë në atë drejtim se është e mundur të ketë përzierje politike”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të 15 vjetorit të Qendrën Rajonale MARRI.

Ai ka apelur deri te qytetarët të përmbahen nga shkatërrimi i natyrës dhe nga çdo motiv të shkaktojnë zjarre dhe shkatërrime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse, paralajmëroi, për atë vijon përgjegjësi serioze. sa/

Gripi ka marrë jetën edhe të pesë personave, gjithsej 28 viktima

0

Gjatë javës së kaluar, janë regjistruar pesë raste të vdekjes të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike. Pesë pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga Shkupi, Delçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, në moshë prej 39-75 vjeçare, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë javës së 13-të të vitit 2019 (25.03- 31. 03.2019), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.