17/05/2024
11.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1782

Himarë, “zhduket” çifti nga Belgjika, policia në kërkim

Policia në Shqipëri është vënë në kërkim të një çifti turistësh nga Belgjika, që ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të enjtes në zonën malore përreth Bashkisë së Himarës.
Çifti me moshë rreth 35 vjeç kanë dalë për shëtitje a alpinizëm, por më pas ka humbur kontaktet.

Raportohet se kërkimet kanë vazhduar përgjatë të gjithë natës nga efektivë të policisë së Himarës, ndërsa edhe në këto çaste po kërkohet në malet e fshatit Vranisht, ku dyshohet se mund të kenë qëndruar.

Autostrada ”Arbër Xhaferi” hapet në muajin maj

Katër vite më parë në një ceremoni shtetërore ishe prerë shiriti i fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës që do të lidh Prishtinën me Shkupin. Atë kohë për këtë vepër ishin thurur fjalët më të mëdha, duke e cilësuar edhe si projektin më me vlerë që po bëhej në Kosovë. Ishte premtuar se shiriti inauguruese të pritej në fund të vitit 2018. Por kjo nuk ka ndodhur, punimet po vazhdojnë.

E saga e ndërtimit të kësaj autostrade duket se do të përfundojë pas një muaji.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës kanë treguar se punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më vendin tonë janë drejt fundit.

Në këtë institucion kanë thënë se lëshimi për qarkullim i kësaj autostrade do të bëhet kah fundi i muajit maj.

“Punimet janë drejt përfundimit. Përurimi i saj do të bëhet diku në fund të muajit maj”, kanë thënë në MIT.

Ndryshe, Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, ishte planifikuar të përfundoj më 31 dhjetor 2018, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet.

“Arbën Xhaferi”, me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë 700 milionë euro, por që kontrata në mes Qeverisë dhe konsorciumit nuk është bërë asnjëherë publike.

Ditë më parë për punimet në këtë autostradë ka reaguar edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kossnet. Ai gjatë një vizite që ka bërë në këtë autostradë ka thënë se punimet duhet të përfundojnë sa më shpejt.

“Rruga e re është çelës për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin rajonal. Presim me padurim përfundimin e rrugës!”.

Me arsyetimin se temperaturat kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të projektit, nuk pajtohen ekspertë rrugorë në Kosovë.

Halim Gjergjizi, profesor në Prishtinë, ditë më parë në një deklarim për media ka thënë se nënshkrimin e kontratës ka pasur parasysh edhe sezonin me temperatura të ulëta, që nuk lejojnë punimet.

Arsyetimin për temperatura ai e quan të sajuar dhe pa argumente.

“Tash sajohen temperaturat, mund të sajohen edhe arsye tjera. Kompania fituese dhe Qeveria duhet të njoftojnë qytetarët në mënyrë korrekte, pse janë tejkaluar afatet e parapara dhe të kërkojnë falje publike. Për tejkalim të afateve, në vendet e zhvilluara duhet paguar dëmshpërblim, pasi është infrastrukturë publike dhe pamundësohet shfrytëzimi i kësaj infrastrukture”, ka thënë ai.

Ndryshe, që nga fillimi i ndërtimit të autostradës në korrik të vitit 2014, nga kompania ndërtuese është paralajmëruar se do jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit të kaluar.

“Bechtel Enka” ia mori buxhetit të shteti 53 milionë euro shtesë, për shkak të, siç u tha, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat kësaj kompanie.

Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pati thënë se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq pati thënë se po ia ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore.

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë.

Linjë telefonike falas për paraqitje të shkeljes të së drejtës së votimit

Në zyrën e avokatit të popullit të dielën, në ditën e mbajtjes të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale 2019, dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit.

Siç kumtojnë nga zyra e avokatit të popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

Avokati i popullit, potencohet, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara.

“Edhe në këtë rast, Avokati i popullit, potencon se, e drejta e votimit me kushtetutë është e garantuar si e njëjtë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për shkak se jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe shkeljet tjera të së drejtës së votimit janë vepra ndëshkuese”, qëndron në kumtesë. sa/

Paraburgim për një person i cili me mashtrim ka premtuar dokumente për punën në Gjermani

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka filluar procedurë kundër një personi, i dyshuar se me mashtrim banorëve të Gostivarit u ka premtuar dokumente për punën në Gjermani.

Personit të dyshuar për veprën penale “Mashtrim” nga neni 247 nga Kodi Penal, Gjykata Themelore në Gostivar i ka përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve.

Prokuroria kumtoi se i dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim që të përvetësojë dobi të kundërligjshme pronësore, a sjell deri në mashtrim një person të dëmtuar, duke i premtuar se për shumë persona nga Gostivari do t’u sigurojë dokumente nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat mund të marrin leje pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimi në Gjermani. Për shërbimin i dyshuari të dëmtuarit i ka paguar shumë prej 7.700 euro, për të cilën ka nënshkruar edhe deklaratë me obligimet të cilat do t’i përmbush edhe me afat të përcaktuar për realizimin e marrëveshjes. sn/

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore e ka miratuar kornizën e re katërvjeçare për partneritet me Maqedoninë Veriore

Bordi i drejtorëve ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore sot e miratoi kornizën katërvjeçare për partneritet e cila ka për qëllim mbështetjen për rritje më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç paralajmëroi ministri i Financave paraprakisht me këtë vendit i jepen në dispozicion 420 milionë dollarë.

Strategjia, siç qëndron në kumtesën e Bankës Botërore, ka për qëllim ta mbështes programin dhe strategjinë afatmesme të Qeverisë përmes krijimit të më shumë mundësive për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe përshpejtimin e konventës të të ardhurave me Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja e kontestit me emrin hapi mundësi të reja në Maqedoninë e Veriut”, tha Linda Van Galender, drejtoreshë rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Strategjia e re është e fokusuar në tre sfera. Sfera e parë do të përmirësojë mjedisin e sektorit privat konkurrues duke rritur lidhshmërinë dhe përmirësimin e qasjes në tregje, duke ndihmuar bizneseve të bëhen më inovativë, produktivë dhe konkurrues dhe krijimin e vendeve më të mira dhe më të mira të punës për njerëzit.

Sfera e dytë do t’i mbështesë investimet në kapitalin njerëzor me fokus në përmirësimin e trajnimit në arsim dhe shkathtësitë, duke ofruar qasje më të mirë në shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen për pjesëmarrje më inkuluzive në tregjet e punës.

Sfera e tretë do ta rikuperojë qëndrueshmërinë fiskale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit duke forcuar menaxhimin financiar publik dhe përshpejtimin e tranzicionit të vendit drejtë një kombinim më të qëndrueshëm të burimeve energjetike. Sfidat e ndryshimeve klimatike do të zgjidhen përmes investimeve në efikasitetin energjetik, energjinë ripërtëritëse dhe transportin si edhe të cilat janë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Strategjia, në kuadër të tre sferave të fokusimit, mbështet reformat e politikave me qëllim të avancimit të agjendës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, duke plotësuar dhe përforcuar përpjekjet e Qeverisë dhe partnerëve të tjerë të zhvillimit.

Si pjesë e Kornizës së partneritetit të vendit, Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të kërkojë mundësi shtesë për të mobilizuar investimet e huaja të drejtpërdrejta në mënyrë që të gjenerojnë rritje dhe eksport, si dhe të përmirësohet pjesëmarrja e kompanive të vogla dhe të mesme në zinxhirin e furnizimit. IFC, gjithashtu do të mbështesë lehtësimin e tregtisë dhe logjistikës për përmirësimin e lidhjes me tregjet eksportuese dhe do të përfshijë sektorin privat në mbështetjen e tranzicionit energjetik.

“Qëllimi i IFC është të lirohet fuqia e sektorit privat për të përshpejtuar rritja e qëndrueshme ekonomike dhe të krijohen mundësi punësimi”, thotë Tomas Lubeck, menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Fokusi, shton ai, është të mbështesë rritjen e eksportit, të përshpejtojë tranzicionin e energjisë rinovuese dhe të përmirësojë inkluzivitetin financiare dhe efikasitetin e sektorit financiar. sn/

Reka nga Tetova: Shënojmë histori për një Republikë për të gjithë, ligji mbi të gjithë

Kandidati për president Blerim Reka nga Tetova në tubimin e fundit në kuadër të fushatës së tij kërkoi që votuesit në mënyrë masive të votojnë pa marrë parasysh se cilës parti i përkasin. Porositi se votat e të gjithëve do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut multietnike dhe euroatlantike.

“Shënojmë histori për një Republikë për të gjithë,. me ligjin mbi të gjithë. Për Republikën ku sundon drejtësia, e jo individi. Kundër shtetit të robëruar, të privatizuar, kundër korrupsionit, nepotizmit dhe drejtësisë selektive. Veçanërisht kundër tregtisë me vota”, tha Reka.

Ai i porositi oponentët politikë se kot merren me të dhe se votuesit do t’i fitojnë të dielën.

“Kjo prani e juaj është përgjigjja më bindëse drejtë atyre të cilët me ditë të tëra me gjuhë të urrejtjes paralajmëronin varrime dhe merreshin me të vdekurit e familjes sime. Por sonte nuk do të merrem me ta, sepse votuesit do t’iu përgjigjen më së miri të dielën. Së bashku me ju përfundojmë drejtë rrugës së fitores”, potencoi Reka.

Liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Ziadin Sela dhe Billall Kasami kërkuan që shqiptarët të votojnë për Blerim Rekën.

“Vota për Rekën është respekt për të gjithë shqiptarët të cilët ishin në burg për barazi dhe dinjitet të popullit. Të tregoni më 21 prill revoltë kundër premtimeve të parealizuara për drejtësi. Kjo do të jetë porosi se shqiptarët janë këtu dhe do të mbeten”, tha Sela.

Kasami porositi se në këto zgjedhje presidenciale duhet të delegjitimohet pushteti.

“Të mos harrojë Zaevi se regjimi i Gruevskit ishte rrëzuar me votën e shqiptarëve. Mund të them se edhe regjimi i Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij do të rrëzohet njëjtë me votën e shqiptarëve, me votën e Blerim Rekës”, theksoi Kasami.

Në tubim mbështetje për Blerim Rekën kërkoi edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, Albin Kurti. as/fc/

Përfundon fushata, nga mesnata heshtje para zgjedhjeve të së dielës

Në mesnatë përfundon fushata njëzetditore dhe fillon heshtja para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën dhe zgjedhjeve lokale të parakohshme që do të mbahen po të dielën në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës dhe fillon heshtja zgjedhore.

Dy prej tre kandidatëve për president e përfundojnë fushatën zgjedhore me takime me qytetarët dhe tubimet ndërsa kandidati i cili përkrahet nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka dje me tubimin në Tetovë e përfundoi fushatën zgjedhore.

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski fushatën e përfundon sot në pjesën perëndimore të vendit, respektivisht do të mbajë tubim në Strugë dhe në Ohër, ndërsa gjatë ditës do të ketë takime me qytetarët e Debarcës, Vevçanit dhe të Labunishtit, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska -Davkova do të jetë në pjesën lindore të vendit, më saktë do të ketë tubim në Shtip, ndërsa paraprakisht do të mbajë tubim edhe në Probishtip.

Nesër, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në strehimoret ku strehohen, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre dhe votuesit që në ditën e votimit janë në masën e arrestit shtëpiak në vendin ku e vuajnë këtë masë.

Votimi edhe nesër edhe pasnesër në ditën e zgjedhjeve fillon në orën shtatë dhe do të zgjatë deri në orën 19.

Në 3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

1.726.795 votues janë të regjistruar në ekstraktet nga lista zgjedhore, 77.579 votues janë në punë të përkohshme ose rezident jashtë vendit, 1.640 janë duke vuajtur dënimin ose janë në paraburgim dhe shtatë zgjedhës janë të regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit. Në ekstraktin special të listës së zgjedhësve janë regjistruar 1,781 votues që kanë paraqitur një kërkesë në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore jashtë vendit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 5 maj.

Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia e tij në vitin 1991.

Gjithsej 840 qytetarë kanë aplikuar për inverterë, subvencionimi në vijim

Gjithsej 840 qytetarë kanë paraqitur në thirrjen publike për subvencionimin për furnizimin e pajisjeve më bashkëkohore për ngrohje – kondicionerë inventerë për vitin 2019, që Qyteti i Shkupit e ka publikuar në mars të këtij viti. Subvencionimi ende është në vijim dhe qytetarët mund të kompensojnë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë furnizimit të inventorëve.

Siç bëri të ditur Qyteti i Shkupit, me këtë thirrje përfshihen të gjithë kondicionerët inventerë që janë blerë në një janar të vitit 2019. Lartësia e subvencionimit është në vlerë prej 50 për qind nga vlera e pajisjes, por jo më shumë se 15.000 denarë me tatim të përfshirë personal të të ardhurave. Thirrje do të realizohet sipas parimit “i ardhuri i parë, i pari shërbehet” ndërsa do të zgjasë deri më 30 nëntor apo deri te shterja e mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë dedikim.

Të drejtë të pjesëmarrjes në thirrjen publike kanë banorët e Shkupit, në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Shutkë, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj të cilët kanë blerë kondicioner inventer për ngrohjen e amvisërive të tyre (objekt banimi) në periudhën nga një janari e deri më 30 nëntor të këtij viti dhe të parashtrojnë kërkesë për kompensimin e një pjese të shpenzimeve.

Në thirrjen publike nuk kanë të drejtë në pjesëmarrje banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi me kyçje të ngrohjes qendrore, pa marrë parasysh në atë nëse e përdorim, si dhe banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në të.

Aplikuesi duhet ta parashtrojë kërkesën dhe dokumentacionin në zar të mbylltë deri te “Komisioni për zbatimin e procedurës për subvencionimin e qytetarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për furnizimin e stufave me peleta”, në arkivin e Qytetit të Shkupit, në adresën; bulevardi “Ilnden” numër 82, çdo ditë pune nga ora 08.30 e deri në orën 16″, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në vijim janë edhe thirrjet publike për subvencionimin e qytetarëve për furnizimin e stufave me peleta dhe për biçikleta.

CIVIL: Liria e informimit nuk guxon të rrezikohet!

CIVIL -Qendra për liri e shpreh tmerrimin dhe dënimin më të ashpër për sulmin mbi ekipit të Televizionit 21, nga ana e familjarëve të afërt të kryetares së Komunës, Milikije Halimi, gjatë incizimit në komunë.
Pikërisht këto veprime dhe sjellja kundër ligjit nga dhunuesit janë mes arsyeve më të mëdha për rrënimin e reputacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në opinionin ndërkombëtar, në aspektin e mediave.
Liria e informimit nuk guxon të rrezikohet, ndërsa gazetarët dhe punëtorët e mediave nuk guxojnë të pengohen në kryerjen e punës së tyre. Ata nuk guxojnë të jenë objekt i sulmeve verbale dhe fizike dhe i kërcënimeve!
Fakti se kjo sjellje primitive dhe e dhunshme vjen nga struktura të afërta me figura politike, është plotësisht i papranueshëm. Prandaj, Civili e përshëndet dënimin nga ana e kryetares së komunës Halimi dhe i bën thirrje t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në kontekstin për zgjidhje sa më të shpejtë të këtij akti të dhunshëm.
Civili kërkon nga Ministria për punë të brendshme dhe Prokuroria publike menjëherë të zbatojnë hetime dhe kryesit e këtij akti të sanksionohen ashpër!
Njëkohësisht, Civili përkujton për rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët, për të cilët ende nuk ka zgjidhje. Mosndëshkimi i këtyre veprimeve, për fat të keq, vetëm edhe më tepër u jep guxim dhunuesve në pengimin e lirisë së informimit!

Boksierja e parë iraniane mund të përfundojë në burg

Sadaf Kadim, gruaja e parë boksiere nga Irani, e anuloi kthimin në shtëpi nga Franca, sepse për të ishte dhënë urdhër-arrest.

Sadaf Kadim të shtunën e fitoi boksieren franceze Ana Shovan dhe kishte plan të kthehet në Teheran, së bashku me trajnerin.

Kadim është akuzuar sepse nuk i ka respektuar rregullat, në ring ka qenë “e veshur në mënyrë joadekuate”, sepse ka pasur pantallona të shkurtëra dhe bluzë me aski.

Sadaf ka mbajtur bluzë të gjelbërt, pantallona të shkurtëra të kuqe dhe rripa të bardhë. Ai kombinim është sikur flamuri i Iranit. Edhe krahas lejes Të Ministrisë së Sportit të Iranit, dukshëm pritjen e madhe, në të cilën aq shumë ka shpresuar, nuk do ta ketë.

“Kam luftuar në garën legjendare në Francë. Kam mbajtur pajisje, e cila në tërë botën është normale, ndërsa jam munduar edhe t’i respektoj zakonet e vendit tim. Kam mbajtur hixhab dhe trajneri im është burrë, dhe si duket ajo dikujt nuk i ka pëlqyer”. deklaroi Sadaf Kadim.

Ambasada iraniane në Francë gjithashtu nuk ka dashur ta komentojë këtë situatë të pakënaqshme, ndërsa aleati i tyre boksier kumtoi se nuk ka organizuar kurrfarë garimi në konkurencën e femrave dhe se çdo grua duhet ta respektojë kodeksin, në të kundërtën do t’i durojë pasojat, ndërsa dënimet ligjore lëvizin nga ato financiare deri në dënim me burg në periudhën prej maksimum dy muajve. sa/