02/05/2024
15.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1782

Gripi ka marrë jetën edhe të pesë personave, gjithsej 28 viktima

0

Gjatë javës së kaluar, janë regjistruar pesë raste të vdekjes të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike. Pesë pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga Shkupi, Delçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, në moshë prej 39-75 vjeçare, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë javës së 13-të të vitit 2019 (25.03- 31. 03.2019), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.

Rreth. 1.500 emigrantë në kufirin me Greqinë, përforcohet sigurimi kufitar

0

Rreth 1.200 emigrantë ndodhen në Greqi në afërsi të kufirit tonë dhe rreth 500 në afërsi të Selanikut, ndërsa ka informacione për përplasje me policinë greke. Gjendja në këtë moment është nën kontroll, deklaroi sot Sashko Kocev, drejtor i MARRI Qendrës Rajonale, për shënimin e 15-vjetorit të kësaj nisme, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e mundur valë e re e emigrantëve në një të ardhme të afërt duke i pasur parasysh ngjarjet në kufirin me Greqinë.

“Fillimisht shtetet tani janë shumë më të përgatitura, ekziston mbështetje e madhe nga BE-ja në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, ndërsa në kufirin tonë jugor drejt Greqisë patrullojnë policë të më shumë shteteve evropiane së bashku me policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut. Për dallim prej vitit 2015 Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni është larg më i përgatitur për përgjigje përkatëse nëse paraqitet numër i rritur i emigrantëve”, theksoi Kocev, duke shtuar se nuk pret që të përsëritet gjendja me emigrantët nga viti 2015.

Lidhur me rritjen e numrit të emigrantëve të cilët tubohen në kampet në Greqi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se çdo ditë këmbejnë informacione me homologët grekë.

Sipas Spasovskit, ky tubim më i madh në kampet në Greqi është nga dje, me ç’rast përmes planeve të veçanta është përforcuar sigurimi i kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Deri më tani bëhet fjalë për grup prej rreth 1.200 deri në 1.500 emigrantë. Tani për tani homologët grekë e kontrollojnë këtë numër por gjithsesi kemi për obligim të jemi të përgatitur që ta mbrojmë kufirin dhe mundësinë eventuale për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski.

Spasovski theksoi se është rritur trendit për hyrje ilegale në kufirin jugor. Por, thekson, nëse shihen numrat për atë se sa emigrantë janë kthyer të cilët kanë dashur në mënyrë ilegale të kalojnë, ky numër në vitin 2018 është rreth 16.900.

Një prej sfidave tani dhe që do të vazhdojë edhe më tej theksoi ai është migrimi dhe nuk është e përjashtuar më tej të kemi numër të emigrantëve të cilët dëshirojnë të funksionojnë disa prej rutave të tjera. Spasovski theksoi se emigrantët për një kohë të gjatë nuk kalojnë përmes rutës së Ballkanit Perëndimor, shkojnë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës ose Shqipërisë dhe Italisë edhe më tej në Evropë. Përkujtoi se MPB bashkëpunon me FRONTEKS-in, me shtetet e rajonit, por edhe me BE-në. Prandaj ishte decid Spasovski, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide. shk/

Rrëmbyesi i autobusit në Lubjanë ka vdekur në stacionin e policisë

0

Një burë 48 vjeçar i paidentifikuar nga Kranji, i cili mbrëmë e rrëmbeu autobusin në Lubjanë pas arrestimit ka vdekur në stacionin e policisë edhe krahas tentimeve për reanimacion.

Policia sllovene ka njoftuar se ai ka rrëmbyer një autobus nga transporti publik dhe nën kërcënimin e mjetit të fortë e ka detyruar shoferin të devijojë nga linja e rregullt, por pasi është arrestuar, ka humbur vetëdijen dhe ka vdekur.

Mediat sllovene kanë informuar se sulmuesi me kaçavidë i është kërcënuar shoferit të kthejë te qarkorja, shoferi e ka dëgjuar atë, por ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit që të alarmojë policinë. Poashtu dhe një udhëtare ka arritur ta alarmojë policinë për incidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 21.

“Policia me përdorimin e mjeteve të detyrueshme (pranga, forcë fizike dhe intervenim profesional) e ka neutralizuar sulmuesin dhe e ka vënë nën kontroll jashtë autobusit. Në procedurën pas arrestimit, i arrestuari ka filluar të ngulfatet. Policia ka filluar t’i jep ndihmën e parë, pastaj ka vazhduar edhe ekipi i Ndihmës së shpejtë, duke tentuar ta reanimojnë. Por edhe krahas tentimeve, ai ka vdekur”, thuhet në komunikatën e policisë.

Mediat njoftojnë se rrëmbyesi pas hyrjes në automjet është sjellë çuditshëm dhe është e mundur të ketë qenë nën ndikimin e drogës. fab/

Vodno – njohja për nga afër

0

Idetë megalomane për ndërtim në Vodno nuk ndalen pa marrë parasysh se ekspertët e tërheqin vërejtjen se urbanizimi agresiv e asgjësojnë natyrën në malin, e ndryshon klimën në Shkup dhe shkakton vend-rrëshqitje të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

 

Tentim për kidnapim të autobusit në Lubjanë, një person i vrarë

0

Një person është vrarë në autobus në transportin urban në Lubjanë, pasi është kërcënuar se do të rrëmbejë automjetin dhe do të vret shoferin.

“Dello” e Lubjanës thekson se person i panjohur e ka detyruar shoferin e transportit të qytetit i cili ka vozitur në linjën e rregullt, të kthejë tek unaza, duke e kërcënuar se do ta vret me kaçavidë. Shoferi ka kthyer në drejtimin në të cilin ka dashur kidnapuesi, por pastaj qëllimisht ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit që ta paralajmërojë policinë.

Policia sllovene ka treguar se si ka ardhur deri te incidenti dhe se ka pësuar një person, ndërsa jozyrtarisht, ai është kidnapuesi i autobusit.

Mediat lokale njoftojnë se edhe një udhëtare kinse ka arritur ta alarmojë policinë për incidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 21, duke shtuar se policia ka tentuar të ndalojë automjetin, me çka kidnapuesi është vrarë. fab/

Ambasada bullgare reagon ndaj keqinterpretimit të deklaratës së Angelovit në lidhje me aksidentin në vendin “Sollunska Gllava”

0

Ambasada bullgare në Shkup në një deklaratë me shkrim për MIA-n reagoi për, siç thuhet në reagim, interpretimin e gabuar të fjalëve të ambasadorit Angel Angelov në disa pjesë të mediave të Maqedonisë së Veriut në lidhje me hetimin e aksidentit ajror që ndodhi në vendin e quajtur “Sollunska Glava”, ku humbën jetën familja bullgare katër anëtare.

“Në lidhje me shkrimet në disa media për deklaratën e ambasadorit në Republikën e Bullgarisë, Angel Angelov, me rastin e aksidentit tragjik me aeroplanin e familjes bullgare katër anëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup kategorikisht kumton se bëhet fjalë për interpretim të gabuar të fjalëve të tij në lidhje me hetimin e incidentit. Në deklaratën e tij ambasadori Angelov i ndan vetëm pikëpamjet e tij personale, si dhe të banorëve dhe turistëve të Ohrit, për kohën e keqe në qytet, pa shtuar ose pa hequr asgjë në lidhje me hetimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

“Njëkohësisht, Ambasada e Republikës së Bullgarisë këtë rast e shfrytëzon për ta vërtetuar bashkëpunimin e mirë midis organeve kompetente të të dyja shteteve në këtë rast”, thuhet në kumtesë. aa/mp/

“Suksesi” i vetëm i ministrit të arsimit, marrja e ingerencave kryetarit të Gostivarit

0

Përgjegjësja e arsimit pranë Komunës së Gostivarit, znj. Aslian Snopçe, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, theksoi se marrja për së dyti e ingerencave në arsim kryetarit të komunës, Arebn Taravari, tregon se ministri i arsimit gjatë punës së tij këtë e ka të vetmin “rezultat” dhe se nuk do të ishte habi që këtë ta bëjë edhe për të tretën herë pas shtatë muajsh, por këtë rast nuk do ta ketë sepse deri atëherë shumëçka do të ndryshojë në Gostivar.
Fjalën e saj në press-koferencë, jua japim në mënyrë integrale.
“Тë nderuar përfaqësues të mediave,
Fillimisht ju falënderoj për prezencën tuaj në këtë pres konferencë.
Nëpërmjet kësaj konference për shtyp, dëshirojmë t’ju informojmë se pas marrjes së kompetencave ne sferën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve nga ana e ministrit të arsimit për të dytën herë, këto ditë pasoi edhe vazhdimësia e këtij vendimi politik. Imagjinoni, në mes të fushatës zgjedhore, ministri ia lejon vetes luksin që të shkarkojë drejtorët e emëruar nga ana e kryetari të komunës dhe sjell vendim për kthimin e drejtorëve të vjetër partiakë.
Pra, ky është edhe një skandal në vazhdën e skandaleve që e kanë burimin pikërisht te Ministria e arsimit dhe shkencës. Për këtë, gjykimin ia lëmë vetë qytetarëve, ndërsa dokumentacioni respektiv do të dërgohet deri te Komisioni anti-korrupsion për konstatimin e kësaj parregullsie.
Në vend që ministri të merret me problemet e shumta që e kanë mbuluar sferën e arsimit; në vend që të merret me sigurimin e mësimit në gjuhën shqipe gjë që është e garantuar me ligj; në vend që te merret me përmirësimin e teksteve shkollore ku ende shqiptarët figurojnë si popull i zbritur nga malet, ku në tekstet shkollore të muzikës të gjitha këngët janë në gjuhën maqedonase; në vend që të merret me eliminimin e tenderëve në katër sy që bëhen në ministrinë e tij; në vend që të merret me rritjen e kualitetit të Universiteteve shqiptare; në vend që të merret me zbulimin e skandaleve me diplomat nëpër Universitete; në vend që të merret me rritjen e fondeve investuese në sferat hulumtuese ku Maqedonia e zë vendin e fundit ëe rajon … ai vazhdon të merret vetëm me Gostivarin.

Do të ishte mirë që ai të merret me Gostivarin, por, për shembull, për rregullimin e çatise së shkollës Goce Dellçev ku fëmijët duhet të mbajnë ombrella në klasë. Ky ministër prej kur e ka marrë postin, preokupim kryesor e ka vetëm Gostivarin, por, ama, në aspekt tjetër. Është bërë famoz me marrjen e kompetencave në komunën e vetme urbane në këtë shtet, që nuk është nën udhëheqjen e pushtetit aktual.

Ministri i arsimit në raportin e punës së tij do të ketë informatë vetëm për dy vendime kapitale. Informata e pare: marrja e kompetencave të kryetarit të zgjedhur përmes votës së lirë të qytetarëve, dhe e dyta: marrja për të dytën here e kompetencave të kryetarit të komunës në sferën e arsimit.

Ai është shumë “kreativ” me këto dy vendime të tij. Ngado që shkon lavdërohet pikërisht me këto vendime të marrjes së kompetencave.

Tani do të pasojë edhe një periudhë letargjie nga ana e Ministrisë qe e drejton ai. Por. jemi të bindur se pas shtatë muajve përsëri do të ketë një investim kapital nga ana e ministrisë së tij. Ai investim kapital do të jetë marrja për herë të tretë e kompetencave kryetarit të Gostivarit.

Fundja, tjetër gjë nuk ai din të bëjë. Megjithatë, nuk do ta ketë atë mundësi, pasi që së shpejti situata do të ndryshojë, dhe në Gostivar do të vijnë kohë të reja.”

Shërbimi për informim

Në Gjykatën Penale seanca për “Fortesa 2” dhe “Titanik” të PPS-së

0

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Titanik” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale.

Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumentit zyrtar dhe për asgjësimin e dokumentit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014.

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezentohen dëshmi materiale të propozuara nga PPS. Deri më tani janë prezentuar rreth 3.000 prej 5.900 dëshmive materiale.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirlli Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Iljia Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nekevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkëpjesëmarrje në krim, shkeljen e të drejtës për votim, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. shk/

Blerim Reka në Dibër ,Pendarovski në Berovë dhe Dellçevë kurse Siljanovska në Demir Hisar dhe Manastir, Reka në Dibër

0

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vazhdojnë fushatën, ku në takime me qytetarë dhe tubime i prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

Blerim Reka, i cili në këto zgjedhje të gjashta presidenciale merr pjesë me përkrahje të opozitës shqiptare, programin e vet zgjedhor do ta prezantojë para qytetarëve të Dibrës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë në Demir Hisar dhe Manastir, derisa kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të ketë takime me qytetarë të Çeshinovës, Obleshevës dhe Pehçevës dhe tribuna qytetare në Berovë dhe Dellçevë.

Fushata zyrtarisht ka filluar më 1 prill, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje 24 orësh para ditës së zgjedhjeve.

Pendarovski nën moton “Bashkë përpara” e filloi fushatën nga Prilepi, Siljanovska nën sloganin “Drejtësi për të gjithë” nga vendlindja e Ohrit, derisa Reka nën moton “Republikë për të gjithë” nga Shkupi.

Tre kandidatët për president të shtetit kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte në pothuajse gjitha vendet e populluara. fab/

Reka nga Saraji: prania juaj dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit nga partitë e juaja!

0

Mbrëm kandidati për president, prof. Blerim Reka, vazhdoi fushatën e tij në komunën e Sarajit, ku u takua me mijëra qytetarë.

Gjatë takimit, kandidati presidencial, prof. Reka është shoqëruar edhe nga lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë tubimit hapur potencoi se përkrahja e kandidaturës së Prof. Blerim Rekes është rruga e drejtë që duhet të ndjekin.

“Jemi para zgjedhjeve presideniale dhe kjo është rruga e drejtë që duhet të ndjekim. Kjo është rruga simbolike e fitores. Me përkrahjen e juaj, dalim ballë lartë në zgjedhje dhe ne nuk jemi disa të tjerë që dalin ti përkrahim me turp të tjerët. Me 21 prill të vazhdojmë me krenari drejt fitores, të gjithë të rreshtohemi pas kandidatit prof. Blerim Rekës, kështu duhet të veprojnë të gjithë shqiptarët.

Ndër të tjera, kreu i Lëvizjes Besa, potencoi se në këto zgjedhje nuk kemi çfarëdo kandidati por një profesor, diplomat që ka punuar në përfaqësimin e Maqedonisë.

“Jemi këtu për të treguar se prof. Blerim Reka është zgjedhja për të gjithë shqiptarët. Blerim Reka me përkrahjen e të gjithë shqiptarëve do të kalojë në raundin e dytë dhe do të fitojmë zgjedhjet. Shqiptarët janë 500 mijë votues. Ftesë shqiptarëve, maqedonasve, romëve të votojnë të gjithë së bashku për prof. Blerim Rekën sepse ai është kandidati më i mirë për Maqedoninë”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në komunën e Sarajit, Reka targëtoi rëndësinë e votës e jo diktatit nga partitë e tjera.

“Kjo prani e juaja dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit. Sot për të parën herë partitë shqiptare në pushtet e kundërshtojnë kandidatin shqiptarë. Jemi të ngopur me premtime boshe dhe kjo është arsyeja se përse qytetarët tanë e lëshojnë vendin. Programi im është kundër zbrazjes së vendit. Votat e juaja nuk do të lejojnë zbrazjen e vendit. Sot Maqedonia ka vetëm 1 shqiptarë ambasador, njësia e “Ujqërve”- asnjë, kështu nuk hyhet në Evropë. Disa po mshefen nga përgjegjësia duke dëshiruar të shuajnë prokurorinë speciale, për t’i ikur dënimit. Sot nuk mund të pranojmë denigrimin”, theksoi prof. Blerim Reka. /TV KOHA