19/05/2024
15.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1783

ISHP: 121 të sëmurë nga fruthi, ka mundësi për përhapjen e epidemisë

Nga 13 prilli e deri më sot në vend janë regjistruar 121 të sëmurë nga fruthi që është për pesë më pak në krahasim me një javë më parë kur ishin regjistruar 126 raste, bëhet e ditur në raportin që në ueb faqen e tij e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Pas vaksinimit të përforcuar, janë vaksinuar 20.244 fëmijë të moshës deri në 14 vite, prej tyre 12.468 janë vaksinuar në Shkup ndërsa në qytetet e tjera janë vaksinuar 7.776 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Megjithatë, mbesin edhe 22.612 fëmijë të pavaksinuar të moshës deri në 14 vjet. Nevojitet që veçanërisht të përforcohet vaksinimi i fëmijëve parashkollorë jashtë Shkupit, ku 19.494 janë tapavaksinuar, janë vaksinuar vetëm 5.129 fëmijë.

Në Klinikën për sëmundje infektive momentalisht ka 45 pacientë, ndërsa një fëmijë është në mjekim intensiv dhe është vendosur në ventilim mekanik.

Nga Instituti theksojnë se duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të popullatës së ndjeshme te fëmijët deri në moshën 14 vjeçare, numri i madhe i qyteteve ku janë regjistruar raste të fruthit dhe ngjitjen e lartë të sëmundjes, ekziston mundësi e madhe për përhapjen e mëtutjeshme të epidemisë në periudhën e ardhshme dhe në qytete të tjera në të cilat deri më tani nuk kishte raste të regjistruara.

Nga numri total i të regjistruarve, 79 raste janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët 42 janë nga tetë qytete të tjera në Maqedoni.

Nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit 2018 e deri më sot në shtet janë regjistruar 1.081 raste të fruthit me incidencë prej 52,2 në 100.000 banorë.

Numri i regjistruar dhe incidenca nga fruthi janë më të larta në krahasim me 20 vitet e fundit. Për shkak të përmbushjes së kritereve epidemiologjike, epidemi e fruthit është shpallur në gjithë territorin e shtetit.

Të sëmurë nga fruthi janë regjistruar në 21 qytete prej tyre 692 raste janë nga Shkupi, 103 nga Kumanova, 93 nga Tetova, 50 nga Struga, 30 nga Kërçova, 24 nga Velesi, 20 nga Gostivari, 18 nga Gjevgjelia, 17 nga Dibra, ndërsa nga qytetet tjera janë regjistruar më pak se 10 raste.

Incidenca më e madhe është regjistruar në Shkup – 112 në 100.000 banorë, ndërsa pastaj vijnë Struga me 73,7 në 100.000 banorë dhe Kumanovë 72,2 në 100.000 banorë.

Mosha e të sëmurëve lëviz nga një muaj deri në 61 vite. Numri më i madh i rasteve janë nga grupi i moshës mbi 30 vite – 463, por incidenca totale te ky grup është 36,4 në 100.000 banorë. Janë regjistruar 184 fëmijë të moshës nën një vjet ku regjistrohet edhe incidenca më e lartë prej 787,2 në 100.000 banorë. Fëmijët e moshës prej një deri në katër vite regjistrohen me 189 raste dhe incidencë prej 203,6 në 100.000 banorë.

Sipas statusit vaksinal, 810 ose 75 për qind nga personat e sëmurë janë të pavaksinuar, komplet nuk janë vaksinuar ose me status të panjohur vaksinal. Nga personat e pavaksinuar, 184 (17 për qind) të moshës nën 12 muaj dhe nuk i nënshtrohen vaksinimit, sipas Kalendarit për imunizim.

Nga gjithsej 189 të sëmurë të moshës prej një deri në katër vjet, 150 ose 89,5 janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinal.

Nga të regjistruarit, 442 ose 41 për qind ishin hospitalizuar, ndërsa te 199 (17,4 për qind) janë regjistruar komplikime. Prej tyre, numri më i madh i komplikimeve – 52 ose 27,7 për qind ishin te fëmijët e moshës prej një deri në katër vjet, që tregon se ky grup i moshës është më e prekur dhe i nënshtrohet komplikimeve.

Në epideminë në Shkup janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes të që asocojnë me fruth, të fëmijët e moshës prej 5,5 deri në 13 muaj, të gjithë të pavaksinuar me vaksinën MRP. Te dy nga fëmijët kishte ekzistuar komorbiditet, ndërsa të gjithë tre fëmijët kishin ndërruar jetë nga bronhopneumonia si komplikim i sëmurjes së fruth.

Në epideminë me fruth janë regjistruar edhe 122 raste te punëtorët shëndetësorë/të punësuar në institucionet shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vjet me vaksinë MRP nga fillimi i epidemisë është 19.461 nga 23.395, të pavaksinuar me kohë.

Vlejnë masat e rekomanduara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse deh urdhrat nga Ministria e Shëndetësisë, qëndron në raportin e Institutit për Shëndet Publik. fc/

Qendra për shtyp e Civilit do të jetë e hapur 18 orë pandërprerë

CIVILi do të hap qendrën për shtyp në ora 6:30 të mëngjesit më 21 prill  (e diel) në klubin Menada (Çarshia e Vjetër, përballë Universitetit të Evropës Juglinodre). Qendra për shtyp do të jetë e hapur deri në mesnatë.

Pres qendra e Civilit do të pranojë raporte nga terreni, si dhe paraqitje për parregullsi nga qytetaret dhe qytetarët.

Përfaqësuesit e Civilit do të jenë në dispozicion për mediat gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Konferenca për shtyp me raporte nga vëzhguesit e Civilit në terren, do të mbahen në ora 10, 12:30, 17:45 dhe 19:30.  Civili do të mbajë edhe dy panel diskutime në ora 20 dhe në ora 21:30, me pjesëmarrje të anëtarëve të Ekipit koordinues të Civilit, analistit politik Sasho Ordanoski, ekspertja juridike Sandra Gavrillovska dhe emra tjerë të shquar.

CIVILi i fton gjithë qytetarët të dërgojnë paraqitje, informata dhe  të parashtrojnë pyetje në formularin onlajn www.zgjedhjetëlira.info , në Fejsbuk ose me postë elektronike [email protected] gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Ekipi koordinues i Civilit do të tentojë t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve ose do ti publikojë informatat që do të arrijnë në adresën e organizatës edhe tani, edhe gjatë ditës së votimeve.

Gjithashtu, Civili e informon opinionin se publikon informata dhe raporte nga monitorimi zgjedhor i Civilit, dhe informata tjera të rëndësishme për qytetarët në ueb www.civilmedia.mk në gjuhë maqedonase dhe www.drejt.mk në gjuhë shqipe. Civili publikon përmbajtje edhe në faqen www.civil.today.mk në gjuhë angleze, si dhe në ueb faqen e organizatës www.civil.org.mk.

 

Votë për akademikët

Imagjinoni një fushatë zgjedhore të kandidatëve që nuk janë politikanë! E gjeni në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhjet presidenciale atje do të mbahen më 21 prill dhe gara midis tre kandidatëve – të gjithë akademikë, asnjëri politikan i karrierës – është dominuar nga debati mbi çështje si integrimi në strukturat perëndimore.

Në një vend ku fushatat e mëparshme zgjedhore janë përshkuar me dhunë, truke të pista dhe retorikë të mprehtë nacionaliste, maqedonasit duken të lumtur që janë në gjendje të zgjedhin kandidatë bazuar në opinionet e tyre, e jo në regjistrime të përgjuara, akuza për mashtrime zgjedhore dhe thashetheme në mediat sociale.

Këta kandidatë janë: Stevo Pendarovski, koordinator i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, i cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet; profesorja universitare, Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi, dhe Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare.

Të tre kanë nënshkruar një kod për zgjedhje të drejta dhe demokratike përpara fillimit të fushatës, duke sinjalizuar një kthesë të re në historinë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

“Është koha që të kemi mundësinë për të zgjedhur një person, i cili do të jetë i qëndrueshëm në kohën e këtyre ndryshimeve”, thotë Ibrahim Hazimi nga Shkupi.

Pas arritjes së marrëveshjes historike me Greqinë për të ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut dhe për t’iu dhënë fund mosmarrëveshjeve që e kanë bllokuar rrugën e tij drejt NATO-s dhe BE-së, ky vend nuk pritet të ndryshojë udhë pas zgjedhjeve presidenciale.

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një protokoll të pranimit në NATO në shkurt dhe qeveria e kryeministrit Zoran Zaev e ka bërë anëtarësimin në BE synim kryesor të politikës së jashtme.

Edhe pse Zyra e Presidentit ka përgjegjësi të kufizuara, presidenti ka nënshkrimin përfundimtar mbi legjislacionin dhe është udhëheqës i ushtrisë.

Presidenti në largim, Gjorge Ivanov, e ka mbajtur gjallë çështjen e emrit gjatë muajve të fundit të mandatit të tij pesëvjeçar, duke refuzuar të nënshkruajë ligje që përmbajnë emrin e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe disa që janë kritike për miratimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Pendarovski, 55 vjeç, ish-profesor i shkencave politike, e mbështet fuqishëm të ashtuquajturën Marrëveshje e Prespës, e nënshkruar me Greqinë vitin e kaluar, për të ndryshuar emrin e vendit, ndërsa Siljanovska-Davkova e kritikon, edhe pse opozita ka thënë se nuk do ta anulojë atë.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj, ku pjesëmarrja e elektorartit duhet të jetë së paku 40%, në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Një numër i madh qytetarësh janë të zhgënjyer në përgjithësi me politikën dhe janë lodhur nga betejat politike dhe proceset zgjedhore, viteve të fundit.

Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të motivohen ata që janë të pavendosur dhe ata që janë të zhgënjyer

Dikur pjesë e Jugosllavisë, Maqedonia e Veriut ka lënë ombrellën e Beogradit kur është ndarë në mënyrë paqësore në vitin 1991. (Valona Tela/rel)

Kasami: Jemi të vetmit që i jemi qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka theksuar nga Tetova se koalicioni i tyre me kandidatin Blerim Reka janë të vetmit që i janë qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik.

“Ne jemi të vetmit që jemi qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik duke ofruar shans këtij shteti të zhvillohet dhe prosperojë ashtu si i ka hije një shteti evropian”, theksoi Kasami.

Ai më tej shtoj se ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimun e partneriteti të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Ky shtet mund të mbijetojë vetem mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptareve dhe maqedonasve. Çdo imporovizim tjetër është vetëm kthim në bashkim vllazërim kur çmimin çdoherë e kanë paguar shqiptarët ndërsa benefitet i kanë fituar maqedonasit”, përfundoj Kasami.

Ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen ditën e diel, më 21 prill.

Albin Kurti ka një mesazh gjithë shqiptarët të votojnë me mendje dhe me zemër

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në tubimin qëndror të kandidatit të pavarur për president Blerim Reka ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të votojnë me mendje dhe me zemër.

Kurti tha se, të gjithë shqiptarët të dielën duhet të votojnë për profesorin Blerim Reka, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Kurrë nuk e keni pasur më kollaj. I humbni 15 minuta në vendvotim, mirëpo i fitoni katër vjet dinjitet e vullnet. Tre emra i keni në listë, filloni me të parin, ndaluni te i pari, përfundoni me të parin, votojeni Blerim Rekën”, theksoi lideri i Vetëvendosjes.

Ai tha një porosi edhe për anëtarët e dy partitve shqiptare, BDI e PDSH.

“Anëtarët e partive tjera shqiptare nuk kanë kandidatë. Profesor Blerim Reka nuk ka parti të tij. Partiakët e tjerë janë pa kandidatë, kurse Blerim Reka pa parti. Andaj profesori është zgjedhja dhe zgjidhja, edhe për anëtarët e BDI e PDSH-së, këtu në Tetovë dhe gjithandej. Ama jo për inati të dy kandidatëve të tjerë, por për hirë të vetvetes tuaj”, u shpreh Kurti. (INA)

Himarë, “zhduket” çifti nga Belgjika, policia në kërkim

Policia në Shqipëri është vënë në kërkim të një çifti turistësh nga Belgjika, që ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të enjtes në zonën malore përreth Bashkisë së Himarës.
Çifti me moshë rreth 35 vjeç kanë dalë për shëtitje a alpinizëm, por më pas ka humbur kontaktet.

Raportohet se kërkimet kanë vazhduar përgjatë të gjithë natës nga efektivë të policisë së Himarës, ndërsa edhe në këto çaste po kërkohet në malet e fshatit Vranisht, ku dyshohet se mund të kenë qëndruar.

Autostrada ”Arbër Xhaferi” hapet në muajin maj

Katër vite më parë në një ceremoni shtetërore ishe prerë shiriti i fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës që do të lidh Prishtinën me Shkupin. Atë kohë për këtë vepër ishin thurur fjalët më të mëdha, duke e cilësuar edhe si projektin më me vlerë që po bëhej në Kosovë. Ishte premtuar se shiriti inauguruese të pritej në fund të vitit 2018. Por kjo nuk ka ndodhur, punimet po vazhdojnë.

E saga e ndërtimit të kësaj autostrade duket se do të përfundojë pas një muaji.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës kanë treguar se punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më vendin tonë janë drejt fundit.

Në këtë institucion kanë thënë se lëshimi për qarkullim i kësaj autostrade do të bëhet kah fundi i muajit maj.

“Punimet janë drejt përfundimit. Përurimi i saj do të bëhet diku në fund të muajit maj”, kanë thënë në MIT.

Ndryshe, Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, ishte planifikuar të përfundoj më 31 dhjetor 2018, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet.

“Arbën Xhaferi”, me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë 700 milionë euro, por që kontrata në mes Qeverisë dhe konsorciumit nuk është bërë asnjëherë publike.

Ditë më parë për punimet në këtë autostradë ka reaguar edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kossnet. Ai gjatë një vizite që ka bërë në këtë autostradë ka thënë se punimet duhet të përfundojnë sa më shpejt.

“Rruga e re është çelës për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin rajonal. Presim me padurim përfundimin e rrugës!”.

Me arsyetimin se temperaturat kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të projektit, nuk pajtohen ekspertë rrugorë në Kosovë.

Halim Gjergjizi, profesor në Prishtinë, ditë më parë në një deklarim për media ka thënë se nënshkrimin e kontratës ka pasur parasysh edhe sezonin me temperatura të ulëta, që nuk lejojnë punimet.

Arsyetimin për temperatura ai e quan të sajuar dhe pa argumente.

“Tash sajohen temperaturat, mund të sajohen edhe arsye tjera. Kompania fituese dhe Qeveria duhet të njoftojnë qytetarët në mënyrë korrekte, pse janë tejkaluar afatet e parapara dhe të kërkojnë falje publike. Për tejkalim të afateve, në vendet e zhvilluara duhet paguar dëmshpërblim, pasi është infrastrukturë publike dhe pamundësohet shfrytëzimi i kësaj infrastrukture”, ka thënë ai.

Ndryshe, që nga fillimi i ndërtimit të autostradës në korrik të vitit 2014, nga kompania ndërtuese është paralajmëruar se do jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit të kaluar.

“Bechtel Enka” ia mori buxhetit të shteti 53 milionë euro shtesë, për shkak të, siç u tha, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat kësaj kompanie.

Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pati thënë se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq pati thënë se po ia ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore.

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë.

Linjë telefonike falas për paraqitje të shkeljes të së drejtës së votimit

Në zyrën e avokatit të popullit të dielën, në ditën e mbajtjes të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale 2019, dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit.

Siç kumtojnë nga zyra e avokatit të popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

Avokati i popullit, potencohet, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara.

“Edhe në këtë rast, Avokati i popullit, potencon se, e drejta e votimit me kushtetutë është e garantuar si e njëjtë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për shkak se jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe shkeljet tjera të së drejtës së votimit janë vepra ndëshkuese”, qëndron në kumtesë. sa/

Paraburgim për një person i cili me mashtrim ka premtuar dokumente për punën në Gjermani

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka filluar procedurë kundër një personi, i dyshuar se me mashtrim banorëve të Gostivarit u ka premtuar dokumente për punën në Gjermani.

Personit të dyshuar për veprën penale “Mashtrim” nga neni 247 nga Kodi Penal, Gjykata Themelore në Gostivar i ka përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve.

Prokuroria kumtoi se i dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim që të përvetësojë dobi të kundërligjshme pronësore, a sjell deri në mashtrim një person të dëmtuar, duke i premtuar se për shumë persona nga Gostivari do t’u sigurojë dokumente nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat mund të marrin leje pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimi në Gjermani. Për shërbimin i dyshuari të dëmtuarit i ka paguar shumë prej 7.700 euro, për të cilën ka nënshkruar edhe deklaratë me obligimet të cilat do t’i përmbush edhe me afat të përcaktuar për realizimin e marrëveshjes. sn/

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore e ka miratuar kornizën e re katërvjeçare për partneritet me Maqedoninë Veriore

Bordi i drejtorëve ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore sot e miratoi kornizën katërvjeçare për partneritet e cila ka për qëllim mbështetjen për rritje më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç paralajmëroi ministri i Financave paraprakisht me këtë vendit i jepen në dispozicion 420 milionë dollarë.

Strategjia, siç qëndron në kumtesën e Bankës Botërore, ka për qëllim ta mbështes programin dhe strategjinë afatmesme të Qeverisë përmes krijimit të më shumë mundësive për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe përshpejtimin e konventës të të ardhurave me Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja e kontestit me emrin hapi mundësi të reja në Maqedoninë e Veriut”, tha Linda Van Galender, drejtoreshë rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Strategjia e re është e fokusuar në tre sfera. Sfera e parë do të përmirësojë mjedisin e sektorit privat konkurrues duke rritur lidhshmërinë dhe përmirësimin e qasjes në tregje, duke ndihmuar bizneseve të bëhen më inovativë, produktivë dhe konkurrues dhe krijimin e vendeve më të mira dhe më të mira të punës për njerëzit.

Sfera e dytë do t’i mbështesë investimet në kapitalin njerëzor me fokus në përmirësimin e trajnimit në arsim dhe shkathtësitë, duke ofruar qasje më të mirë në shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen për pjesëmarrje më inkuluzive në tregjet e punës.

Sfera e tretë do ta rikuperojë qëndrueshmërinë fiskale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit duke forcuar menaxhimin financiar publik dhe përshpejtimin e tranzicionit të vendit drejtë një kombinim më të qëndrueshëm të burimeve energjetike. Sfidat e ndryshimeve klimatike do të zgjidhen përmes investimeve në efikasitetin energjetik, energjinë ripërtëritëse dhe transportin si edhe të cilat janë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Strategjia, në kuadër të tre sferave të fokusimit, mbështet reformat e politikave me qëllim të avancimit të agjendës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, duke plotësuar dhe përforcuar përpjekjet e Qeverisë dhe partnerëve të tjerë të zhvillimit.

Si pjesë e Kornizës së partneritetit të vendit, Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të kërkojë mundësi shtesë për të mobilizuar investimet e huaja të drejtpërdrejta në mënyrë që të gjenerojnë rritje dhe eksport, si dhe të përmirësohet pjesëmarrja e kompanive të vogla dhe të mesme në zinxhirin e furnizimit. IFC, gjithashtu do të mbështesë lehtësimin e tregtisë dhe logjistikës për përmirësimin e lidhjes me tregjet eksportuese dhe do të përfshijë sektorin privat në mbështetjen e tranzicionit energjetik.

“Qëllimi i IFC është të lirohet fuqia e sektorit privat për të përshpejtuar rritja e qëndrueshme ekonomike dhe të krijohen mundësi punësimi”, thotë Tomas Lubeck, menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Fokusi, shton ai, është të mbështesë rritjen e eksportit, të përshpejtojë tranzicionin e energjisë rinovuese dhe të përmirësojë inkluzivitetin financiare dhe efikasitetin e sektorit financiar. sn/