19/05/2024
15.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1785

Ahmeti nga Gostivari: Ne do të dalim të jemi fitimtarë ku fitojmë të gjithë

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore për president shteti para qytetarëve të Gostivarit u shpreh se tani kalohet në një fazë të avancimit të politikave tona dhe për këto politika nuk kanë kapacitet po edhe përgatitje partitë e vogla pasi ky është një projekt i madh.

“Ky është një projekt i ndryshimit jo vetëm të strukturës mendore por edhe instalimit të një filozofie, koncepti që është i dobishëm dhe ia arsyeshëm për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Po të ishte i bindur Ali Ahmeti që një gram se nuk e çon përpara çështjen shqiptare nuk do të hyja në asnjë projekt, por jam i bindur se çështje shqiptare me këto politika do të ec përpara dhe ne do të dalim të jemi fitimtarë ku fitojmë të gjithë. Ky është koncept i shteteve moderne dhe ky është koncept i Evropës së bashkuar,” u shprehë kryetari i Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti u shpreh se kanë hyrë guximshëm pasi e dinë se njerëzit, shqiptarët do të analizojnë do mendojnë deri në 21 prill se për kënd do të votojnë ata, për të ardhmen apo folklorizëm.

“Dy herë ne kemi marr pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe na dukej se e përziem detin me shkop, pasi nuk materializohej dhe ka gjashtë vite që ne e përpunojmë këtë koncept, këtë filozofi se çka bëhet mirë për shqiptarët por edhe gjithë të tjerët. Bashkëqytetarët tanë maqedonas duhet ti kalojnë paragjykimet ashtu siç edhe neve na kanë mbetur do grimca të vogla paragjykimesh që ti heqim pasi ky shtet shkon përpara duke qenë bashkë dhe nuk duhet hequr dorë nga ky shtet nga tapia e të parëve pasi ky shtet është vendi jonë këtu është historia jonë dhe këtu duhet ti çojmë proceset përpara kështu siç është nisur kjo rrugë e mbarë. Kjo është rrugë edhe pashkelur, por rrugë të pashkelur dhe ato që i hapëm janë vetëm për guximtarët. Ne kemi bërë matje dhe nuk hyhet qorras në asnjë rrugë pasi shumica dërmuese e shqiptarëve këtë filozofi dhe këtë koncept e mbështesin ta materializojmë dhe të dalim me 21 prill fitimtarë për një Maqedoni në NATO dhe BE dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vend ,” tha në fjalën e tij kryetari Ahmeti.

Për në fund kryetari i BDI-së, Ahmeti u shprehë se shqiptarët janë zotë të këtij vendi dhe se nuk janë qiraxhi dhe se kjo është dëshmuar.

“Sot me krenari bartim flamurin kombëtar, sot me krenari po mbahet mësim në tre Universitete në gjuhën shqipe, sot me polic, ushtarak profesionist, administratë publike dhe shtetërore, sot me gjuhë të shkruar dhe të folur në të gjitha institucionet e këtij vendi në vendin e të parëve tan, andaj të mos hezitojmë por ta forcojmë dhe ta mbështesim konceptin e ardhmërisë pasi me 21 prill votohet për të ardhmen më të mirë të këtij vendi,” u shprehë para gostivarasve kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Reka në tubim qendror në Tetovë, Siljanovska në Kriva Pallankë, Pendarovski në Gjevgjeli

0

Kanë ngelur edhe dy ditë të fushatës së zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit. Kandidati për president Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA do të zhvillojë tubimin final elektoral në Tetovë.
Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova do të qëndrojë në Kratovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa kandidati i LSDM dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski do t’i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc ndërsa në Gjevgjeli do të mbahet tribunë e hapur qytetare.
Fushata për raundin e parë të zgjedhjeve është nga fundi, zyrtarisht filloi më 1 prill do të zgjasë deri më datën 19 në mesnatë, me ç’rast pason heshtje zgjedhore prej 24 orëve. Më 21 prill (e diel) mbi 1.8 milionë votues do të votojnë për zgjedhjen e presidentit të vendit, por për të pasur fitore që në raundin e parë duhet që të votojnë së paku 904 mijë votues. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë shkohet në raundin e dytë që do të zhvillohet më 5 maj midis dy kandidatëve. Për të qenë zgjedhjet e suksesshme duhet të arrihet cenzusi i nevojshëm i votuesve mbi 40%. (INA)

Ndërroi jetë veterani i arsimit që e ngriti flamurin kombëtar në Shipkovicë në vitin 1968!

Në mbrëmjen e së mërkurës, në moshën 85-vjeçare ndërroi jetë Nexhmedin Neziri – Voka. I ndjeri ka lindur në vitin 1933 në fshatin Shipkovicë. Pasi e kreu shkollën normale në Shkup, punoi si mësues në fshatin e lindjes, por edhe në fshatrat e tjera të malësisë së Sharrit, ndaj malësorët e thirnin “Mësuesi Nexhë”.
Në vitin historik 1968, pushteti sllavo-maqedonas dhe serbosllav, e arrestoi ngase si drejtor shkolle e kishte varur mbi kulmin e shkollës, flamurin kombëtar.
Në fillim të vitit 1969, nën akuzën e nacionalistit shqiptar, Gjykata e Shkupit e dënoi me 1 vit e gjysmë burg.
Dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Idrizovës.
Pasi doli nga burgu, pushteti sllav vazhdoi ta persekutojë, duke ia ndaluar të drejtën për punësim.
Pas shumë vitesh i papunë, u punësua si arsimtar në Glloboçicë.
Në vitin 1981, e larguan nga puna në arsim, me arsyetimin se ka qenë separatist dhe irredentist.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më 18.04.2019, me lutjen e drekës.
Funerali do të niset nga Eski Xhamia.

Zaev pyetet se çfarë ndodhi në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ja përgjigja e tij? (VIDEO)

0

Kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev në debatin në Klik Plus është pyetur se çfarë ka ndodhur më 9 maj të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përcjellë INA.

Por pas kësaj pyetje, Zaev ka thënë që më mirë për këtë çështje të pyetet Prokuroria, ndërsa ai më parë ka shprehur qëndrimin e tij se ishte një skenarë për të parandaluar publikimin e materialeve të përgjimeve.

Sot dy dekada nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës

0

Sot bëhen 20 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Për veç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Veljanovski në bisedë informative në Prokurori

0

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot është paraqitur në seancë dëgjimore në Prokurorinë për përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai në objektin e prokurorisë hyri përmes një hyrjen alternative, duke ju shmangur mediave.

Ai dyshohet të jetë një nga pesë organizatorët e dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në shkurt Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për Vejanovskin, por Kuvendi i mundësoi të shpëtonte nga paraburgimi pasi që nuk u morr imunitetin i tij si deputet.

Raporti i ekspertizës thotë se nga telefoni i Veljanoskit, para dhe në ditën e përgjakshme janë dërguar 4 mesazhe drejtuar Nikolla Gruevskit.

Në kohën kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Veljanoski kërkoi nga deputeti Ilija Dimovski të ruanin kabinetin e tij. Kurse nga Nikolla Todorov dërgoi një mesazh ku kërkonte të mblidhen njerëz para Kuvendit. Pas ngjarjeve, Veljanoski në mënyrë intensive komunikoi me deputetin Krsto Mukoski dhe shefin e sigurimit, Goran Gjoshevski Levi, të dy të dënuar.

“Inovacionet”, nis kthimi i parave nga investimet

0

Për tre vite, kompanitë që i kanë realizuar projektet e financuara me fonde pa kthim nga Fondi i Inovacioneve kanë kthyer rreth 40.000 euro në arkën e këtij institucioni. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Fondi për 35 kompani ka miratuar 1 milionë euro. Sipas drejtorit të Fondit të Inovacioneve, Jovan Despotovski, rreth dy të tretat e kompanive që i kanë realizuar investimet kanë filluar të fitojnë të ardhura që për këtë në arkën e Fondit janë paguar rreth 4% të fondeve të investuara. Sipas analizave, kompanitë që deri më tani janë bashkë- financuar, i kanë rritur të ardhurat për 50%.

Kompanitë që janë financuar në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018, realizojnë mesatarisht 50% të ardhura më të larta nga periudha para se të fillojnë me këtë investim. Fitimi i tyre shënon rritje prej 60% mesatarisht në nivel vjetor krahasuar me periudhën para investimit në pjesën e zhvillimit të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik- deklaroi Jovan Despotovski- drejtor i Fondit të Inovacioneve.

Drejtori më tej shprehet se kjo shifër nuk është shumë e lartë, por shton se kompanitë vazhdojnë të mbeten të suksesshme. Sipas obligimeve të reja, kompanitë që do të marrin grante nga Fondi i inovacioneve duhet të kthejnë 5% nga të ardhurat e përgjithshme vjetore në pesë vitet e para, nga fillimi i investimit. Shumën që duhet ta kthejnë duhet të jetë mbi 120% nga granti i fituar. Despotovski thotë se nuk ka analizë sa para në vit mund të kthehen në Fondin e inovacioneve, por shprehet se këto fonde sërish do të përfundojnë në mbështetjen e këtyre investimeve. Në thirrjen e dytë publike për grante të bashkë- financuara për komercializim të inovacioneve, deri më tani interes kanë treguar 811 kompani.

Aleksandra Spasevska

KRRE nuk zbulon metodologjinë e re për çmimin e derivateve

0

Tregtarët me derivate të naftës kanë kërkuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës në vend që 3,2 denarë, të kenë mbi 6 denarë marzhë për litër të shitur. Për shkak të kësaj kërkese, është e pasigurt nëse me ndërprerjen e metodologjisë së keqe për përllogaritjen e çmimit të derivateve të naftës, që skadon më 8 maj të këtij viti, do të paguajmë benzinë dhe dizel më të lirë. Nga Komisioni nuk deshën të tregojnë si do të ndikojë kjo kërkesë për rritjen e fitimit të kompanisë ndaj çmimit final që do ta paguajnë qytetarët.

Është e parakohshme të thuhet se kjo metodologji e re do të punojë në një koncept të ri dhe nuk do të llogarisë një çmim të prodhimit, por punën bazë që do ta merr parasysh është çmimi i naftës në tregjet e bursave botërore” – tha Marko Bislimovski kryetar i KRRE-së.

Metodologjia e dëmshme për llogaritjen e derivateve të naftës, e cila u miratua në vitin 1999 gjatë shitjes së Rafinerisë, Helenik Petroleumit, dhe nuk kishte mundësi të ndryshohej aspak, skadon në maj. Do të duhej që me mënyrën e re të llogaritjes së çmimeve, të hiqen parametrat për koston e transportit prej 27 dollarë për ton dhe prodhimi i bazuar në naftën më të shtrenjtë në botë të Brentit nga deti i Veriut..

Do të duhet të shtohen edhe shpenzime të caktuara siç janë premitë që do t’i kenë të gjithë tregtarët. Do të duhet të merret parasysh edhe transporti nga portet deri te hapësira magazinuese këtu në shtet. Më pas do të ketë shpenzim që do të përdoret për transport nga magazina deri te pompat e benzinës, dhe kuptohet do të kalkulohet ndonjë shpenzim për marzhë”-pohoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Derisa Bislimovski nuk dëshiron të përgjigjet se sa do të kishte kushtuar çmimi i derivateve nëse në këtë moment zbatohet metodologjia e re, nga mesnata qytetarët do të vozisin me benzinë dhe dizel më të shtrenjtë. Eurosuper 95 është më i shtrenjtë për tre denarë dhe do të shitet për 71,5 denarë për një litër, derisa për 2,5 denarë rritet çmimi i Eurosuper 98 dhe do të shitet për 73 denarë për një litër. Dizeli shtrenjtohet për një denar e gjysmë, ndërsa çmimi i ri është 62,5 denarë.

E vetmja gjë që Bislimovski e tha shkurt është se në metodologjinë e re do të përfshihet edhe obligimi që kompanitë që i ruajnë rezervat shtetërore të naftës të marrin para për këtë shërbim.

Ile Petrevski

Sulm me armë dhe grabitje në një kazino

0

Një person i maskuar dhe i armatosur mbrëmë ka grabitur një kazino në Dibër, në rrugën 8 Shtatori.

Sipas burimeve të policisë, autori ka hyrë me dhunë në objekt dhe nën kërcënim të armës ka detyruar të punësuarit që ti japin të gjitha paratë që janë gjendur aty, mendohet të jetë grabitur një shumë e madhe parash.

Rasti i grabitjes është paraqitur dje rreth orës 4.50 të mëngjesit. Autoritetet po merren me shqyrtimin dhe zbardhjen e rastit ka deklaruar Stefan Dimovski, zësdhënës i Sektorit të MPB-së në Ohër.

Në procedurë do të përdoren edhe kamerat e sigurisë.

Shpallet epidemi e fruthit ne gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut

0

Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rreth 70 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar në të gjithë vendin. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 7 prej rasteve të të prekurve me fruth janë në gjendje kritike.