18/05/2024
17 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1788

Zeqiri: Qeveria përfiton nga migrimi, zvogëlon shfrytëzuesit e ndihmave sociale (foto)

0

“Lëvizjet migruese gjegjësisht shtegtimet ekonomike kurbetçare të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qen dhe janë të shumta, jo pse rajonet ku jetojnë shqiptarët janë regjione pasive ekonomike, por si rezultat i papunësisë dhe krizës ekzistenciale.

Nëse i analizojmë shkaktarët e këtyre shtegtimeve (migracioneve), mundë të konstatojmë se lëvizjet e këtilla në kohën e fundit bëhen nga ndikimi i rrethanave ekonomike”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Izet Zeqiri sipas të cilit shtegtimet ekonomike kanë përfshirë pjesën e popullsisë së rritur dhe të aftë për punë të cilët në fillin i ka karakterizuar migrimi sezonal ose i përkohshëm (vetëm për një vit) në vendet e Evropës Perëndimore, kurse sot ai ka karakter tradicional dhe i trashëguar brez pas brezi.

“Migrimi ekonomik ka kuriozitet të posaçëm veçanërisht te njerëzit e rinj të cilët janë pa punë e të cilët nuk mundë të punësohen dhe perspektivën e shohin në botën e jashtme.

Papunësia sot paraqet një problem jo vetëm ekonomik por problem sociologjik dhe politik, krahas këtij dimensioni papunësia në thelb është fenomen ekonomik, zgjedhje e së cilës nuk duhet të kërkohet vetëm në sferën sociale dhe politike por në ekonomin e tregut dhe iniciativën e lirë duke krijuar kushte që secili të jeton nga puna e vet”, thotë Zeqiri.

Sipas tij se qytetarët migrojnë për shkaqe ekonomike tregon edhe statistika e shfrytëzuesve të ndihmave sociale.

“Po të analizohen shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të shohim se rajoni Pollogut dhe rajoni verilindor janë shfrytëzues më të madhej të ndihmave sociale, si rezultat i papunësisë dhe krizës ekonomike.

Rajoni i Pollogut në vitin 2005 ndihma sociale kanë shfrytëzuar 43,504 persona, kurse tash shfrytëzojnë 23.703 persona ose 7.64% e popullsisë që është përqindja më lartë nga të gjitha rajonet në Maqedoni duke përfshirë edhe rajonin verilindor pjesën e Kumanovës me 9.26%. Ky zvogëlim i shfrytëzuesve të ndihmave në krahasim me vitin 2005 është, jo si rezultat i punësimit, por si rezultat i migrimit dhe masave administrative që përjashtonin shfrytëzuesit e ndihmave nga kjo masë”, ka shkruar Zeqiri.

“Titanik” dhe “Fortesa” të PPS-së sot në Gjykatën Penale

0

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Titanik” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale.

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezentohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PPS.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Në “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme të Greqisë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për asgjësimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentet lidhen me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014. shk

Edhe një javë deri në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

0

Një javë para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, tre kandidatët, Blerim Reka ,Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova.

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Zhelinë, ku morrën pjesë mijëra qytetarë.

Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se paperspektiva, e zbrazi për një çerek popullatën e vendit.

“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrpusioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret Euro- Atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar” në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punojë në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur. Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj”, theksoi Reka.

Siljanovska-Davkova të shtunën prej para Qeverisë, ndërsa Pendarovski dje prej para BE Info Qendrës, u dërguan porosi votuesve.

Maqedonisë i nevojiten reforma radikale demokratike, porositi kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, ndërsa rivali i saj i mbështetur nga LSDM – se vetëm një është rruga drejt progresit, ndërsa çon përmes BE-së dhe NATO-s.

“Maqedonisë i nevojiten reforma radikale demokratike në mënyrë që të mos mbetet e minuar në transicion dhe të mos bëjë asnjë hap drejt konsolidimit demokratik”, tha Siljanovska, duke e akuzuar Qeverinë se në vend të jetës më të mirë, reformave, demokracisë, sundimit të së drejtës, luftës me korrupsionit dhe krimit, betejës me nepotizmin dhe evropeizimin, deri më tani, në sundimin prej 2,5 viteve, vetëm e ka ndryshuar emrin e shtetit.

Sipas saj, Qeveria nuk është evropiane, por refomruese.

“Maqedonia është e fundosur në mungesë të sundimit të së drejtës, drejtësisë dhe selektivitetit, e arrin vetëm opozitën, ndërsa kursesi të prekë dikë nga pushteti”, shtoi Siljanovska-Davkova.

Pendarovski edhe njëherë përsëriti se nuk kemi më gjenerata për të humbur dhe prandaj nuk duhet t’i lejohet opozitës të na kthejë nga rruga nëpër të cilën hapërojmë.

Edhe këtë javë tre kandidatët presidencial i vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarë. Fushata do të zgjasë deri 19 prill, pas çka pason heshtja 24-orëshe zgjedhore, një ditë para ditës së votimit.

Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën është zgjedhur kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vendi e mori emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më 21 prill në vend, krahas zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme për kryetarë të komunave Ohër. Dibër dhe Novo Sellë. ab/

Mbeten dallimet kryesore për ligjin e prokurorisë publike

0

Grupi i punës i VMRO-DPMNE-së këtë fundjavë në Ministrinë e Drejtësisë sërish dërgoi materiale për Propozim ligjin për prokurorinë publike, por dallimet kryesore mbeten edhe më tej.

“Këtë uikend nga VMRO-DPMNE-ja dërguan materiale sërish, por dallimet kryesore mbeten edhe më tej. Materialet nuk ishin në pajtim me rekomandimet evropiane për hapjen e negociatave. Bisedimet do të vazhdojnë” thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Grupet e punës të pozitës dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin e prokurorisë publike, me të cilin duhet që të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave që tashmë kanë filluar edhe përdorimi i argumenteve.

Për miratimin e ligjit për prokurori publike e domosdoshme është shumica e dy të tretave dhe ky është edhe një kusht për marrjen e datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Reka nga Zhelina: Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj

0

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Zhelinë, ku morrën pjesë mijëra qytetarë.

Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se paperspektiva, e zbrazi për një çerek popullatën e vendit.

“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrpusioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret Euro- Atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar” në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punojë në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur. Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj”, theksoi Reka.

Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të anketave

0

Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të hulumtimit të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Sipas orarit të KSHZ-së, rezultatet e anketave mund të publikohen më së voni pesë ditë para caktimit të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në tre komuna, ose afati skadon sot në mesnatë.

Pardje skadoi afati, në të cilin zgjedhësi, i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim – i pafuqishëm ose i sëmurë, e dëshiron të votojë, ka mundur për këtë ta informojë Komisionin komunal të zgjedhjeve, me qëllim që të mund ta realizojë të drejtën e tij më 20 prill. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, votojnë edhe votuesit, të cilët në ditën e votimit gjenden në paraburgim shtëpiak, por ata që të paraqiten në KKZ kanë afat deri më 17 prill në mesnatë.

Sipas orarit të KSHZ-së, pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të parashtrojnë raport me specifikim të harxhimeve në xhiro-llogarinë për fushatë zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri nga fundi i ditës së dhjetë të fushatë zgjedhore.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) informoi se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna me kohë i kanë parashtruar raportet financiare në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to ka hollësira për pjesën e parë të fushatës.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta parashtrojnë në KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve, raporte duhet të parashtrojnë më së voni deri ora 24 më 4 maj, e më së voni deri më 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Nga KSHZ-ja kumtuan edhe se kanë arritur edhe raporte nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për të kryetarëve të komunave Novosellë, Ohër dhe Dibër. Në KSHZ përgatisin urdhëresë, e cila pastaj dërgohet deri te Ministria e Financave, prej ku duhet të kryehet pagesa e radiodifuzerëve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së harxhimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia është e obliguar të parashtrojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij reklamimi që u emetua te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej aty, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë obligim të parashtrojnë të dhëna në Agjenci për reklamimin e emetuar të paguar politik.

Raporti i dytë i ASHMAA duhet ta parashtrojë deri te Komisioni më 26 prill, për rrethin e parë në zgjedhjet, dhe më 10 maj për rrethin eventual të dytë. fab/

KSHZ: Në kohë janë dorëzuar raportet e para financiare për fushatën zgjedhore

0

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkovski thotë se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe presidenciale në tre komuna në kohë i kanë dorëzuar raportet financiare deri te Komisioni. Raportet, potencon, do të jenë të qarta, përkatësisht të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to do të ketë raporte detajore për pjesën e parë të fushatës.

“Kandidatët në kohë i dorëzuan raportet financiare. Afatet ligjore janë ruajtur, ndërsa nuk kishte mundësi teknike ato të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së për shkak të pengesave teknike”, tha Derkovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së KSHZ-së.

Ai sqaron se disa prej tyre janë dërguar me postë, ndërsa disa përmes arkivit, por edhe në të dy rastet, siç tha, janë ruajtur afatet ligjore.

Derkovski informon se kanë arritur edhe raportet e të dhënave të radiodifuzerëve për reklamim të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për kryetarë të komunave të Novo Sellës, Ohrit dhe Dibrës. Në KSHZ përgatisin urdhëresë e cila pastaj dorëzohet deri te Ministria e Financave prej ku duhet të bëhet pagesa e radiodifuzerëve. Potencon se mjetet për këtë qëllim janë siguruar dhe se nuk duhet të ketë problem në atë drejtim.

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të dorëzojnë raport financiar me specifikim të shpenzimeve në xhirollogarinë e fugjatës zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta dorëzojnë te KSHZ, KSHPK dhe ESHR. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve raporte duhet të dorëzojnë më së voni deri në orën 24 më 4 maj, ndërsa më së voni deri më 20 prill përderisa nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia obligohet të dorëzojë raport për kohëzgjatje të tërësishme të këtij reklamimi që është emituar te çdo radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej atje, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019 radiodifuzerët kanë obligim të dorëzojnë të dhëna në Agjencinë për emitim të Reklamimit të paguar politik.

Sipas orarit të KSHZ-së, raportin e dytë APRM duhet ta dorëzojë deri te Komisioni më 26 prill , për rrethin e dytë të zgjedhjeve, dhe më 10 maj për rreth të dytë eventual.

KSHZ duhet t’i paguajë shpenzimet për reklamim të shpallur të paguar politik në ditën e 12-të të fillimit të fushatës zgjedhore dhe 10 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore. sa/

RDK thirrje për të votuar Pendarovskin, ja përse?

0

RDK përmes një komunikate bën thirrje për të votuar kandidatin presidencial të koalicionit, Stevo Pendarovski.
“Vizioni dhe qëllimi ynë ishte dhe mbetet i njëjtë – të kontribuojmë në realizimin e qëllimeve kombëtare dhe shtetërore, brenda mundësive tona të vogla, në ato momente kritike u dëshmua se dhamë një kontribut të madh në shtyrjen e proceseve përpara dhe bërjen realitet të një pjese të qëllimeve kombëtare dhe shtetërore. Me zgjedhjet presidenciale në vrullin e saj të kampanjës, para vetes kemi realizimin edhe të disa qëllimeve që janë esenciale për çështjen kombëtare dhe shtetërore. Në këto zgjedhje, po ashtu marrim pjesë të bashkuar me disa subjekte politike me një kandidat të përbashkët Stevo Pendarovskin, që është kandidat i koalicionit qeveritar. Përkrahja e këtij kandidati nuk është qëllim partiak, as qëllim afirmimi politik, apo përfitimi të kufizuar. Përkundrazi, kjo përkrahje është imperativ i kohës, moment historik, për realizimin e qëllimeve strategjike kombëtare dhe shtetërore, i analizuar mirë me një besim të ndërsjellë për të mirën e gjithë qytetarëve.”, thekson RDK.

Nga kjo parti apelojnë tek anëtarësia dhe simpatizantët e saj që tubimet që organizojnë partitë politike më të mëdha të koalicionit si LSDM, BDI dhe PDSH ti bëjnë pjesë e tyre, dhe të marrin misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së për një fushatë nga afër me miqtë, shokët, dhe dashamirët, për ti bindur që ta votojnë kandidatin e përbashkët të koalicionit të madh deri në ditën e votimit, por në të njëjtën kohë edhe të marrin pjesë aktive në tubimet e subjekteve më të mëdha politike. “Mesazhet që përcillen nga kandidati Stevo Pendarovski dhe liderët e këtyre partive, ti marrin me besueshmëri të plotë, sepse janë mesazhe largpamëse dhe janë ekskluzivisht në të mirë të shtetit dhe të kombit.”, thekson RDK.

RDK është parti e vogël, por besueshmërinë e kemi të madhe, si tek anëtarësia e RDK-së njashtu edhe te anëtarët dhe simpatizantët e partive tjera, dhe te ata që nuk janë të përcaktuar për ndonjë subjekt të veçantë. Misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së do ta dërgojnë deri në fund, dhe për këtë arsye apelojmë te të gjithë bashkëmendimtarët tanë që të përcjellin këtë mesazh gjithandej dhe të marrin pjesë aktive në të gjitha tubimet që organizohen në emër të këtij koncepti, sepse është vazhdimësi e misionit tonë të përbashkët./Ina Online

Zaev në Samitin e 8 me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe Republikën Popullore të Kinës

0

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me delegacionin qeveritar merr pjesë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës nga Procesi 16+1, i cili sot dhe nesër mbahet në Dubrovnik.

Zaev do të ketë fjalim në sesionin plenar ku do të drejtohen kryeministrat e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në samit.

Sipas agjendës, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar në të cilën janë kryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministri i Kulturës , Asaf Ademi, do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Kinës, Li Keçijang dhe delegacionin qeveritar.

Në Dubrovnik, përfaqësues të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës do të nënshkruajnë Plan- Veprim për bashkëpunim në bujqësi.

Në margjinat e Samitit të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikën Popullore të Kinës nga Procesi 16+1 janë paraparë edhe disa takime të tjera bilaterale.

Kryeministri Zaev do të takohet me kryeministrin e Çekisë Andrej Babesh, si dhe do të ketë takim të përbashkët me kryeministrat e Greqisë dhe Kroacisë, Aleksis Cipras dhe Andrej Plenkoviq. aa/mp/