04/05/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSHZ: Në kohë janë dorëzuar raportet e para financiare për fushatën zgjedhore

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkovski thotë se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe presidenciale në tre komuna në kohë i kanë dorëzuar raportet financiare deri te Komisioni. Raportet, potencon, do të jenë të qarta, përkatësisht të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to do të ketë raporte detajore për pjesën e parë të fushatës.

“Kandidatët në kohë i dorëzuan raportet financiare. Afatet ligjore janë ruajtur, ndërsa nuk kishte mundësi teknike ato të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së për shkak të pengesave teknike”, tha Derkovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së KSHZ-së.

Ai sqaron se disa prej tyre janë dërguar me postë, ndërsa disa përmes arkivit, por edhe në të dy rastet, siç tha, janë ruajtur afatet ligjore.

Derkovski informon se kanë arritur edhe raportet e të dhënave të radiodifuzerëve për reklamim të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për kryetarë të komunave të Novo Sellës, Ohrit dhe Dibrës. Në KSHZ përgatisin urdhëresë e cila pastaj dorëzohet deri te Ministria e Financave prej ku duhet të bëhet pagesa e radiodifuzerëve. Potencon se mjetet për këtë qëllim janë siguruar dhe se nuk duhet të ketë problem në atë drejtim.

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të dorëzojnë raport financiar me specifikim të shpenzimeve në xhirollogarinë e fugjatës zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta dorëzojnë te KSHZ, KSHPK dhe ESHR. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve raporte duhet të dorëzojnë më së voni deri në orën 24 më 4 maj, ndërsa më së voni deri më 20 prill përderisa nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia obligohet të dorëzojë raport për kohëzgjatje të tërësishme të këtij reklamimi që është emituar te çdo radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej atje, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019 radiodifuzerët kanë obligim të dorëzojnë të dhëna në Agjencinë për emitim të Reklamimit të paguar politik.

Sipas orarit të KSHZ-së, raportin e dytë APRM duhet ta dorëzojë deri te Komisioni më 26 prill , për rrethin e dytë të zgjedhjeve, dhe më 10 maj për rreth të dytë eventual.

KSHZ duhet t’i paguajë shpenzimet për reklamim të shpallur të paguar politik në ditën e 12-të të fillimit të fushatës zgjedhore dhe 10 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore. sa/

Të fundit