19/05/2024
16.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1790

Akademi Koncertale në Tetovë, “30 vite krenari- 30 vite Elita 5”

0

Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” dhe Komuna e Tetovës në kuadër të agjendës kulturore “70 vite Xheladin Zeqiri” organizojnë Akademi koncertale për legjendarët Elita 5 dhe veprës së tyre 30 vjeçare të cilën si të rinj e filluan karrierën në këtë shoqëri!

“Nderojmë ambasadorët e kulturës shqiptare pikërisht kētu në Tetovën e tyre!
Këngët e këtij grupi që lan nishan në trashëgiminë kulturore të qytetit tonë do të interpretohen nga anëtarët dhe të rinjtë e SHKASH ‘Xheladin Zeqiri’-Tetovë! Ju mirëpresim!” thuhet në njoftimin e SHKASH “Xheladin Zeqiri”.

Akademia do të mbahet sonte (e premte) me fillim në ora 19:00 në Qendrën për kulturë –Tetovë.

Kryetari i PDSH-se takim në shtabin e qytetit të Shkupit

0

Kryetari i PDSH-se dje takoi shtabin e qytetit te Shkupit ku u analizua puna rreth fushatës së deritanishme për zgjedhjet presidenciale.
Në këtë takim, siç citojnë nga partia mes kryetarit Menduh Thaçi dhe shtabit të qytetit të Shkupit u vendos që të mbahet Tubim të shtunën (13 prill 2019) me fillim në orën 19:30 në sheshin “SKENDERBEU” në Shkup.

Karvan edukativ i KSHZ-së për të drejtën e votës të qytetarëve

0

Në prag të Zgjedhjeve Presidenciale 2019, dhe me qëllim edukimin e votuesve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve organizon karvan edukativ dhe informativ në kuadër të fushatës “Votë pas vote” në komunat më të mëdha të vendit. Karvani gjatë javës i vizitoi Velesin, Shtipin, Koçanin, Kavadarin, Prilepin, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Ohrin, Strugën, Vevçanin dhe disa komuna në Shkup.

Gjatë kohës së karvanit një numër i madh i qytetarëve erdhën me qëllim që të njihen me të drejtat e tyre të votimit, mënyrën dhe rëndësinë e realizimit të drejtës së votës, si dhe ndalesat në vendvotimet. Kjo qasje e KSHZ-së është për shkak të përpjekjeve të Komisionit që në fushatë të realizohet një komunikim i drejtpërdrejtë me votuesit, përmes së cilit i përcjellin informatat kryesore deri tek ata.

Gjatë karvanit shpërndahen edhe materiale edukative. Çdo qytetar mund të njihet me të drejtat e tyre dhe me vizitën e mediave zyrtare sociale të KSHZ-së dhe atë faqja në Fejsbuk https://www.facebook.com/drzavna.izborna.komisija/ dhe profili në Tuiter: https://twitter.com/izbori_mk, por edhe në ueb faqen zyrtare në http://www.sec.mk/.

Për më shumë informata, qytetarët mund të paraqiten në linjën telefonike falas 0800 555 444.

(video) Skandali i ri i Jean-Claude Juncker pothuajse ndezi Presidentin Ruanda dhe gruan e tij

0

Jean-Claude Juncker, 65 vjeç, president i Komisionit Europian, nxiti një skandal të ri javën e kaluar. Gjatë kremtimit të gjenocidit në të cilin u vranë 800,000 njerëz, Juncker pothuajse e dogji zonjën e parë të Ruandës, Jeanette Kagame, 56 vjeç dhe bashkëshortin e saj, Paul Kagame, 61 vjeç. Juncker dhe pjesëmarrësit e tjerë morën pishtarë që ndezën simbolikisht ato. Juncker pastaj u kthye për të dorëzuar pishtarin për asistent dhe gati dogji presidentin dhe gruan e tij. Për fat të mirë, ata arritën të largohe në momentin e fundit, shkruan “Daily Mail”.

Kamerat kohët e fundit kanë regjistruar gjithnjë e më shumë  sjelljen e pazakontë të Presidentit të Komisionit Evropian. Në korrik të vitit të kaluar u shfaqën pamjet e regjistruara para një darkë pune e cila solli së bashku liderët e samitit të NATO-s.

Pamjet tregojnë Juncker që mezi mban një ekuilibër dhe të pranishmit e ndihmojnë atë të qëndrojë në këmbë. Juncker më vonë tha se nuk ishte i dehur, por u kap nga irakianët. Pastaj, në tetor të atij viti, ajo imitonte Kryeministrin britanik Theresa Maj dhe kërcente në skenë.

Gjithashtu në dhjetor të vitit të kaluar, Juncker hodhi letër në dysheme, preku flokët e një gruaje  dhe e puthi.

Në shkurt të këtij viti, në mes të fjalës, ai u shfaq me telefon celular. Gruaja e tij e thirri atë, kështu Juncker arsyetoi veten se duhet të përgjigjej.

Reka nga takimet në Veles dhe Jabollçishtë: Më 21 prill dëshmoni se nuk jeni statistikë

0

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, mbrëm vazhdoi fushatën e tij në Veles dhe në fshtatin
Jablloçishtë të poshtme dhe të epërme, ku u takua me qytetarë.


Gjatë takimeve, Prof. Blerim Reka, me qytetarët diskutoi për korrupsionin, nepotimzmin dhe krimin e
organizuar si shkak për humbjen e besimit të qytetarëve në shtetin dhe shpërnguljet masive.


“Vetëm sundimi i ligjit në një Republikë të vërtetë do çrrënjosë qeverisjen e oligarkëve dhe do të kthejë
qeverisjen bazuar në llogaridhënie. Fati i këtij populli, nuk mund të mbetet peng i fatit të një individi po
kushdo qoftë ai”, u shprehë Reka.

Çka po ndodhë me Hazbi Likën, Ahmeti flet?!

0

Zëvendëskryeministri Hazi Lika, nga radhët e BDI-së, mund të kalojë tek “Lëvizja Besa”. Nga partia e Kasamit pohojnë se janë në komunikim me të, ndërsa një zyrtar i “Besës” i tha TV21 se kalimi i Likës mund të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kemi komunikim mjaft miqësor me Hazbi Likën. Ende nuk ka diçka konkrete, por shpresojmë që pas zgjedhjeve Presidenciale të përmbyllet edhe kjo çështje. Ju po e shihni edhe vetë se në Lëvizjen Besa ka shumë prurje të reja dhe kalime masive të strukturave të BDI-se te ne. Në frymën e kësaj zhvillohen edhe bisedat me Hazbi Likën dhe përkrahësit e tij”, thonë nga Lëvizja Besa.

U përpoqëm disa herë të kontaktojmë me zëvendëskryeministrin Lika për t’i konfirmuar ose hedhur poshtë këto fjalë, por nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve tona. Ndërkaq kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, thotë se nuk është në dijeni për largim të mundshëm të Likës.

“Unë nuk kam asnjë informacion të tillë. Hazbi Lika është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Plasaritjet e raporteve të Likës në BDI ka muaj që kanë filluar. U vërejtën nga mos shkuarja e zëvendëskryeministrit Lika në punë, ndërsa kulmuan në fillim të marsit, kur qeveria vendosi që Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e udhëhiqte Lika, ta transformojë në Ministri për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Lika doli hapur kundër këtij vendimi, madje duke thënë se as nuk e dinte se kur BDI-ja kishte vendosur për shndërrimin e Sekretariatit. Ai pati shtuar se ndonëse kanë kaluar afatet, Marrëveshja e Ohrit ende nuk është zbatuar. E i këtij mendimi është edhe kreu i “Besës” Bilall Kasami, i cili para disa ditësh akuzoi pushtetin se pas mbylljes së kontesteve me Bullgarinë dhe Greqinë, dëshiron ta mbyllë edhe çështjen shqiptare në Maqedoni, duke e mbyllur shpejtë e shpejtë Sekretariatin dhe duke themeluar një Ministri, që sipas Kasamit nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Ohrit.

Përgatiti: Besir Arifi/TV21

Mbi 130 dënime për parkim të parregullt

0

Policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë 133 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me karrotrec janë marrë 84 automjete, tregon buletini i sotëm i SPB Shkup.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë të cilët kanë vozitur para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet motorik dhe një shofer fillestar, si dhe 15 automjete të paregjistruara dhe një automjet i cili ishte i mbingarkuar. Janë sanksionuar edhe 36 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se e lejuara.

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente nga të cilat në katër janë lënduar pesë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Policia ka sanksionuar edhe 20 shoferë të cilët kanë folur në celular dhe 15 shoferë të cilët nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit. Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, si dhe 11 shoferë për rreshtim të parregullt. Sipas buletinit policor, janë regjistruar edhe katër shoferë të motorit, mopedit ose motoçikletës të cilët nuk kanë mbajtur helmetë. fb/

Takime të para ndërkombëtare të pacientëve me dializë dhe me transplant

0

Në organizim të Shoqatës së qytetarëve me sëmundje të veshkave “Nefron” sot do të hapen takimet e para ndërkombëtare të pacientëve me dializë dhe transplante në vendin tonë me karakter edukativ dhe sportiv.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës “Nefron”, Rrjeti i organizatave të Evropës juglindore EEN Transplant, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për sigurim shëndetësor, ASHAM, Klinika për nefrologji, Qendra për transplantim të veshkave, Koordinatori nacional për transplantim, Enti për nefrologji Strugë.

Mes pjesëmarrësve janë edhe përfaqësuesit e qendra për dializë, pacientët me dializë, pacientët me veshkë të transplantuar dhe me organe tjera të transplantuara, donatorë të organeve. Në takim do të ketë pacientë nga shteti ynë dhe nga Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi. mb/

Ndërroi jetë një shtetase maqedonase në një aksident në Kroaci

Shtetasja maqedonase ndërroi jetë sot në autostradën A3 në Okuçan në Kroaci kur vetura me targa gjermane në të cilën ishte bashkë shofere ka dalë nga rruga në një kanal dhe është rrokullisur.

Nga policia e zhupanisë Brod-Posavinë informuan se aksidenti kishte ndodhur në mëngjes rreth orës pesë. Në vendin e ngjarjes menjëherë ishin dërguar ekipe të policisë, njësite zjarrfikëse dhe Ndihma e shpejtë, transmeton Hina .

Është konfirmuar se një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetë, ndërsa shoferi gjithashtu shtetas maqedonas është lënduar, por ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Zëdhënësja e policisë Kata Nujiç deklaroi se po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po konfirmohen rrethanat se kur ka ndodhur. fc/

Reka në Kërçovë, Pendarovski në rajonin e Shkupit dhe Siljanovska në Krushevë

0

Kandidatët për president edhe sot në takime me qytetarët, tribuna dhe mitingje e vazhdojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programeve dhe koncepteve të tyre.

Kandidati për president, Blerim Reka, i cili mori mbështetje nga BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, sot do të mbajë miting në Kërçovë.Karvani i koalicioni “Së bashku përpara” të kandidatit për president Stevo Pendarovski do të jetë në takime me qytetarët e Zelenikovës, Petrovecit, Ilindenit, Haraçinës dhe Gazi Babës. Ai do të marrë pjesë edhe në aksionin vullnetar të Qytetit të Shkupit.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, do të mbajë mitingje në Krushevë dhe në Prilep.

Në fushatën e deritanishme ndër temat kyçe të kandidatëve që kanë dhënë qëndrime të tyre ishin Marrëveshja e Prespës, problemi me emigracionin e të rinjve, perspektivat për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe në BE, por edhe tema ditore politike.

Sipas paralajmërimit nga shtabet zgjedhore, Siljanovska Davkova do të prezantohet në mitingun qendror në Shkup gjatë fundjavës që po afrohet më 13 prill, ndërsa një ditë më pas 14 prill, miting qendror do të ketë edhe Pendarovski. Reka do të ketë konventë përfundimtare më 18 prill.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill, pas çka vijon heshtje 24 orëshe zgjedhore para ditës së votimit më 21 prill. fb/