17/05/2024
18.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1801

Çavkovi kapet para se të ikë dhe dërgohet në Shutkë

0

Mitko Çavkov, ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, është dërgur në parаburgim. Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedone, Çavkovi ka tentuar të arratiset dhe për këtë arsye është dërguar në bur.gun hetues të Shutkës.

Ky vendim i Gjykatës Penale të Shkupit, është shqiptuar në bazë të propozimit të Prokurorisë për kriм të organizuar, të cilët paraprakisht kanë siguruar të dhëna operative se ish-drejtori ka planifikuar të ikë.
Mitko Çavkovi, është i akuzuar për rastin e 27 prillit dhe të premtën pritet ti shqiptohet dënimi atij dhe 17 të akuzuarve të mbetur.

Në këtë shtet të Evropës mund të paguheni 2000 euro pa punuar!

A mendoni se një punë ideale nuk ekziston?

Ju jeni gabim! Nëse ju pëlqen ideja për të fituar një rrogë, dhe mos bëni asgjë, shikoni këtë reklamë pune në Suedi.

Projekti eksperimental, i financuar nga qeveria, synon të punësojë një kandidat me fat në Geteborg. Çdo gjë që punonjësi duhet të bëjë është që të paraqitet në stacionin hekurudhor në një kohë të caktuar dhe të ndezë dritën.

Pas kësaj ai mund të shkojë ku dëshiron, por në fund të orarit, ai duhet të ri-shfaqet në stacionin dhe të fikë dritën!

Pozita është e garantuar me një pagë prej 2000 euro, një ngritje vjetore, pushime vjetore dhe pagesa për fondin pensional.

Derisa punëmarrësi të gjejë një punë tjetër, pozita e tij është e garantuar për pjesën tjetër të jetës së tij.

Borë, erë dhe mjegull në Kodrën e Diellit, Tetovë, Gostivar, Mavrovë dhe Kriva Pallankë

0

Të reshura të borës me intensitet të mesëm dhe erë e përforcuar në mëngjes ka në Kodrën e Diellit, në Gostivar dhe në qafën malore Gjavato, ndërsa me intensitet më të dobët në Mavrovë, Tetovë, Kriva Pallankë, Stracin dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët verilindore dhe perëndimore të shtetit me mbetje të borës në rrugë.

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50-60 metra ka në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

E harroi fëmijën në aeroport, nëna detyron avionin të ulet

Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë pohoi se kishte harrur fëmijën e saj në terminal.

Saudi Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi.

Por nëna u kujtua në avion se kishte lënë fëmijën në terminal dhe i kërkoi pilotëve te ktheheshin për ta marrë.

Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport.

Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta.

Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit në 45 minuta.

Ish-drejtori shpenzon një milion denarë për shpenzime të rrugës

0

Ish drejtori i Drejtorisë për mbrojtje të materialeve të klasifikuara dhe informacion, me iniciale A.N pa dhënë urdhër që të sjellin rregullore dhe vendime ka shfrytëzuar paratë e buxhetit të drejtorisë që dedikohen për shpenzime rrugore dhe reprezentim, duke blerë gjëra që nuk kanë aspak lidhje me Drejtorinë në fjalë.

MPB hedh dyshime se në këtë mënyre nga fillimi i vitit 2015 deri në gusht të vitit 2017, ka shpenzuar mbi 1 milion denarë të cilat i ka shpenzuar për nevoja personale.

Gjithashtu ish-drejtori dyshohet se pa hapur procedurë paraprake për furnizim publik, me qëllim ka zvogëluar buxhetin për furnizime në 500 euro pa TVSh në bazë mujore, me mjete nga buxheti i Drejtorisë është kryer furnizim nga pesë kompani edhe atë u ka mundësuar që të pasurohen me 660.594 denarë.

Kundër tij MPB kanë ngritur padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Do qeshni me lot me këtë video

Disa persona janë shumë të guximshëm, madje bëjnë gjëra që askush nuk do t’i kishte menduar.

E tillë është edhe kjo video.

Në këtë video e cila po bën bujë në rrjetet sociale, shihet një persona teksa i shton shampo në kokë derisa ai është duke u pastruar në një banjo në ambiente publike.

Po ju a do t’ia bënit këtë dikujt?!.

Shikojeni videon e mëposhtme.

 

https://www.facebook.com/117313328984663/videos/256183435052321/

Zaev të Mërkurën takohet me Edi Ramën

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane më 13 mars (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore.

“Para dite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

Pesë ditë pa ujë një nga lagjet më të mëdha të Tetovës

Që prej pesë ditësh, rreth 1000 shtëpi të lagjes Mirçe Acev në Tetovë janë pa ujë për pije. Shkak për mungesën e ujit, është dëmtimi i gypit që furnizon lagjen me ujë por edhe i njëjti bllokohet. Banorët ankohen se Ndërmarrja Publike, në vend se ta ndërroj atë dhe ta zgjidh problemin në afatgjatë, ata vetëm e pastrojnë dhe problemi kohë pas kohe përsëritet.

“Pikë uji që nuk ka, është nga e premtja. Kemi qenë te ndërmarrja, na kanë dhënë premtime premtimet janë shumë të mëdha presim sot nesër të vinë ta hapin gropën të bëjnë intervenim. Tash do hyni ta shihni, krejt me bidona jemi me kova. Ne edhe para të premtes nuk kemi pasur ujë por vinte nga pak në mëngjes bënim diçka kurse prej të premtes krejtësisht është ndërprerë”.

“Ky nuk është problem i sotëm. Ne kemi problem më se dhjetë vite, vinë e pastrojnë por këto gypa janë vendosur para 60 vitesh dhe janë shkatërruar. Duhet ti ndërrojnë thonë do vijmë dhe nuk vinë”.

“Ujin me kova e sjellim, ujin për pije përmes hidroforëve, vinë uji nga pak por shumë pak”.

“Jemi ankuar shumë herë, na thonë do të vijmë dhe nuk vinë. Disa raste na drejtojnë te ujësjellësi, shkojmë atje na thonë shkoni në komunë”.

Të kontaktuar në ndërmarrjen publike komunale thonë se së shpejti do të intervenohet në këtë lagje.

Ekipet e ndërmarrjes intervenojnë rregullisht në pastrimin e gypit në lagjen Mirçe Acev, por shkaku i gypave të vjetruar, vjen sërish deri tek bllokimi i tyre. Ndërmarrja publike komunale, së shpejti do intervenojë në disa pjesë edhe më nderimin e tërësishëm të gypave të dëmtuar – thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale, Tetovë.

Kreu i bashkësisë lokale të lagjes Abaz Ameti ka tentuar që kërkesën t`ia dorëzoj edhe kryetares së Komunës Teuta Arifi, por sipas tij, që prej një viti atij nuk i japin termin për tu takuar me kryetaren. Përndryshe, problemin me mungesën e ujit shkaku i sistemit të vjetruar në qytet, e kanë edhe shumë lagje të tjera, për çka nga humbja e ujit, shpesh vjen deri tek ndërprerja e tij.

Bashkim Sulejmani

Përleshje me thika në Tetovë

Dy të rinj janë plagosur gjatë një përleshje me thikë që ka ndodhur dje në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë. Policia ka njoftuar se në pëleshje janë përfshirë 17-vjeçari dhe K. K. (18), të dy nga fshati Veshalë si dhe V.M. (20), I.M. (24) nga Tetova dhe U.A. (19) nga fshati Sarakjino. I dyshuari 17-vjeçar është gjetur arrestuar, ndërsa K. K. është doëzuar në Stacionin Policor të Tetovës.

Padi penale për kumanovarin që shpërndau materiale raciste lidhur me aksidentin në Llaskarcë

0

Një 31-vjeçar nga Kumanova pritet të përballet me drejtësinë për shkak se në rrjetet sociale ka shpërndarë materiale “raciste dhe ksenofobe” në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në Llaskarcë, përcjell portalb.

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale i MPB-së ka dorëzuar padi penale kundër personit me inicialet V. S. për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen së kësaj vepre penale. Në lidhje me gjuhën e urrejtjes për rastin në fjalë, Policia gjithashtu ka dorëzuar raportim deri te Prokuroria edhe për 6 persona të tjerë.

Sipas procedurës, Prokuroria tani duhet që të japë mendim, gjegjësisht të konstatojë nëse ka elemente për përgjegjësi penale. Nëse Prokuroria konstaton, atëherë Policia dorëzon dhe zyrtarisht padi penale për gjuhë të urrejtjes.