21/05/2024
20.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1802

Autobusët e stërmbushur e të vjetër, rrezik për udhëtarët

Në periudhë një mujore, në territorin e Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur 4 aksidente me autobusë, 3 prej të cilave pa pasoja në njerëz. Shfrytëzimi i transportit publik nuk është sigurt përderisa kompanitë transportuese shfrytëzojnë autobus të vjetër. Kështu thotë Rufat Huseini, drejtor i Inspektoratit Shtetërorë të Transportit sipas të cilit shkeljet që bëjnë kompanitë transportuese janë të shpeshta. Ai thotë se edhe përkundër numrit të vogël të inspektorëve në terren, kryhen shumë kontrolle për të detektuar parregullsitë. Si dukuri më të theksuar, Huseini e përmend stërmbushjen e autobusëve me udhëtarë, që e sheh si një kanosje mjaftë të rëndë ndaj sigurisë së udhëtarëve.

”Në Maqedoni në përgjithësi, të gjitha kompanitë kanë automjete shumë të vjetra të cilat janë kërcënim për sigurinë në komunikacion. Raste të tilla kemi zakonisht ditën e premte dhe të dielën, kur kthehen njerëzit nëpër shtëpi kemi lëvizje më të madhe. Kemi sanksionuar shumë kompani. Është e vërtetë që paraqiten udhëtarë, jo vetëm tek ju por edhe tek ne paraqiten me parashtresa të ndryshme për shkak se në relacionet më të gjata ka udhëtarë që qëndrojnë në këmbë. Janë marrë masa ndëshkuese kundër transportuesve të tillë”- tha Rufat Huseini nga Ministria për Transport, Sektori i Transportit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angellovski thotë se policia kryen kontrolle të shpeshta te mjetet transportuese dhe se është mjaft i madh numri i parregullsive që hasen.

”Gjatë vitit 2018 janë kontrolluar 3510 mjete transportuese ndërsa janë konstatuar 412 parregullsi, për çka janë larguar nga komunikacioni por edhe janë sanksionuar. Në vitin 2019, deri një ditë më parë, kemi kontrolluar 1153 autobusë, dhe janë konstatuar 178 parregullsi”- tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Ekonomia e dobët rrit mundësinë e shkeljes së ligjeve dhe mos rregullimin e autobusëve. Kështu thotë Inxhinieri i Komunikacionit Elmir Mustafi i cili thotë se krahas dënimeve, duhet të ketë edhe subvencione për kompanitë që investojnë në autobusë të ri.

”Kontrollet duhet të shtohen, përveç dënimeve duhet të mendohet edhe në benificione për kompanitë të cilat marrin autobus të ri, më të sigurt dhe më ekologjik. Gjithmonë shoferët tentojnë që sa më shumë të marrin udhëtarë. Çmimi i ulët i transportit në krahasim me vendet evropiane është shkak që shpesh të shkelen rregullat”- theksoi Elmir Mustafai, inxhinier i komunikacionit.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë ta paraqesin çdo lloj parregullsie komunikacioni me qëllim që të rritet siguria në rrugë.

BDI, kundër Ligjit për Mbrojtje Sociale

Më shumë se 25 mijë familje janë duke pritur miratimin e Ligjit për Mbrojtjen Sociale. Aktivistët për luftën kundër varfërisë i kanë bërë thirrje kreut të Kuvendit Talat Xhaferi që të vendosë ligjin në rendin e ditës. Përfitimet për këto familje do të ishin që në muaj të fitojnë nga 9 deri në 11 mijë denarë, nëse familja ka një fëmijë që shkon në shkollë. Për momentin këta njerëz jetojnë me më pak se 50 euro në muaj.

“z. Talat Xhaferi, e di se ju jeni të shqetësuar për gjendjen e parlamentarëve, se kur ata të përfundojnë me funksionin e tyre nuk do të futen në kontejnerë. Ne duam të themi se qytetarët tanë që kërkojnë ndihmën tonë, ata futen në kontejnerë dhe me të ardhurat që i marrin, janë të dënuar me to dhe nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale”- tha Zoran Bikovski, Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Aktivistët thonë se janë të vetëdijshëm se me Ligjin e ri, kategoritë e cenueshme të qytetarëve nuk do ta mposhtin varfërinë, por sigurisht se jeta e tyre do të lehtësohet shumë më tepër. Ata besojnë se me zgjidhjen ligjore shërbimet sociale do t’u mundësojnë qytetarëve të varfër të marrin pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës.

” Pikërisht kjo reformë sociale duhet të japë siguri sociale, aktivizimin dhe përfshirjen e qytetarëve të përjashtuar nga socialja. Mjaft kishte premtime, është e nevojshme të realizimit të reformave sociale. Varfëria është e vetmja që i bashkon ata pavarësisht nga përkatësia etnike ose çdo lloj përkatësie tjetër”- pohoi Sashko Jovanov -Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Burimet nga grupi parlamentar i BDI-së për Alsat thonë se ligji nuk është në procedurë parlamentare, sepse integristët konsiderojnë se përmban mospërputhje dhe është ende në proces të përpunimit. Kur të pranohet forma përfundimtare, do t’iu dorëzohet deputetëve. Përndryshe, të dhënat e Platformës për luftë kundër varfërisë tregojnë se rreth gjysmë milion njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë. Një familje katër anëtarësh konsiderohet e varfër nëse gjatë vitit nuk kalon të ardhurat e përgjithshme prej 164 mijë denarëve. Individ i varfër është ai që e kalon ditën me më pak se 100 denarë për të gjitha nevojat.

Zaev mohon shkarkimin e ministres Carovska

0

Kryeministri Zoran Zaev mohoi zërat se për shkak të mosmarrëveshjeve me BDI-në në lidhje me Ligjin për Mbrojtje Sociale, ministrja Milla Carevska do të shkarkohet nga detyra. Sipas tij, problemet tashmë janë tejkaluar.

” E drejta për të fituar ndihmën sociale, sipas kritereve të definuar aty në një nen, vlente për amvisëritë. Tradita tek qytetarët shqiptar është që në amvisëri të jetojnë persona nga rrethi më i gjerë, kushërinj, familjarë. Kishte nevojë që të kthehet në nivel të familjes, tek babai, nëna dhe fëmijët. Kjo sot u pranua. Ligji do të hyn në procedurë, në seancën e radhës do të caktohet dhe do të mbështetet bashkërisht nga partnerët e koalicionit dhe më gjer”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Hazbi Lika godet nga Sellca: Ali Ahmeti dhe Bdi-ja ma punuan pas shpine

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika foli sot për shpërbërjen e Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit. Ai tha se kjo nuk duhet të merret si një lojë ose si diçka e lehtë që mund të kapërcehet aty për aty. Lika tha se nuk e di kur e ka sjellë BDI-ja këtë vendim, por tha se është dashur të konsultohen të gjitha palët për të arritur një ligj sa më të mirë.

“Mendoj se nuk është koha për ta thënë një gjë të tillë por çështja është se duhet të njihen njerëzit dhe aktorët politik me realitete të caktuara. Unë dje bëra një reagim shumë objektiv sepse unë jam udhëheqës i një sektori që e bart këtë proces, dhe të ngrihet iniciativë për ta ndryshuar këtë sektor, unë e quaj të nevojshme që të pyetet edhe ky sektor, të merret në konsideratë dhe të bashkëpunohet për të hartuar një ligj i cili më mirë do t’i mbrojë interesat sepse jemi të vetëdijshëm që marrëveshja e Ohrit është një dokument i cili ende nuk është implementuar.

Një shembull konkret është përfaqësimi i drejtë dhe unë mendoj që kjo nuk duhet të merret si një lojë ose si diçka e lehtë që mund të kapërcehet aty për aty. Nuk kam ndonjë mendim konkret në lidhje me ligjin, ligji ndoshta mund të jetë më i mirë por mbase mund të bëhet edhe më i mirë, sepse kaluan diku 17 vjet prej kur është arritur ajo marrëveshje. Ne e dimë se afatet i ka pasur për 4 vjet të implementohet dhe nuk është implementuar deri më tani. Po flasim për implementim dhe po hyjmë në konflikte për një marrëveshje e cila është dashur të implementohet 4 vite pasi është arritur” – tha Lika.

Po e quani konflikt. Konflikt mes kujt?

“Nuk e them konflikt në kuptimin e parë të fjalës , por po e them si konflikt mendimesh, idesh”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot tha se vendimin për transformimin e Sekretariatit në Ministri e ka sjellë vetë BDI-ja. Cili ka qenë zëri juaj në atë vendim të partisë?

“Nuk e di kur e ka sjellë BDI-ja këtë vendim, por e di që kjo është një nga pikat e Marrëveshjes së Tiranës, mirëpo sot kur po merret ky vendim për hartimin e ligjit, unë e quaj shumë të nevojshme dhe shumë të aryeshme që të konsultohen të gjitha palët për të arritur një ligj sa më të mirë”.

Si e komentoni mospjesëmarrjen e Ali Ahmetit pikërisht sot kur po shuhet Sekretariati të cilin ju e udhëhiqni?

“Unë nuk e di se cila është arsyeja e mospjesëmarrjes por e di se ky ligj për të cilin ne po diskutojmë është në Parlament dhe ndoshta ka nevojë atje për të dhënë mendimet e tij por manifestim është i përvjetshëm dhe nuk është viti i parë që nuk ka qenë, ka edhe vite të tjera që s’ka qenë, kur ka pasur mundësi të vijë, ka ardhur”.

A keni shpresa që ju ta udhëhiqni Ministrinë e ardhshme për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie Ndëretnike?

“Jo nuk ka të bëjë me atë. Këto që po ndodhin sot nuk ka të bëjë me atë”.

Është diskutuar shumë mungesa juaj në seancat e qeverisë. A mund ta dimë aryen?

“Edhe kjo është një çështje që besoj se nuk duhet të bisedohet gjatë këtyre kohërave sepse jemi para një procesi zgjedhor dhe nuk dua që referimet e mia të bëhen pjesë e ndikimeve për këtë proces zgjedhor”.

Shuarja e Sekretariatit, Osmani mohon përçarjet në BDI

0

“Përpjekjet për avancimin e Sekretariatit janë të kamotshme, kanë filluar me analizën kualitative të MO-së. Ku është konstatuar se sekretariatet janë shërbime tekniko administrative dhe koordinuese në Qeveri, pa pushtet ekzekutiv, pa mundësi për të propozuar ligje, pa mundësi për të pasur organe brenda tyre. Prandaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e ka propozuar sekretariati por Ministria e Drejtësie, për shkak se Sekretariatet nuk kanë mundësi të propozojnë ligje. Andaj është vlerësuar që Sekretariati të shndërrohet në Ministri”, deklaroi Bujar Osmani, zv. Kryeministër.

Sipas tij në BDI nuk ka përçarje, por përkundrazi është më e unifikuar se kur më parë.

“BDI-ja është më se e unifikuar dhe po realizon programin e saj”, tha Osmani.

 

DASH: Maqedonia e Veriut shënon përparim në media dhe gjyqësi

0

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ku janë dhënë vlerësime positive dhe negative në disa fusha.

Sipas raportit, korrupsioni mbetet një nga çështjet problematike në vend, derisa ka përparime në sferën e gjyqësorit dhe mediave.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 ka ndërmarrë aktivitete për të hulumtuar, akuzuar dhe të dënuar persona zyrtarë policorë të cilët kanë bërë keqpërdorime, ndërsa autoritetet në vend kanë pasur kontroll efektiv ndaj shërbimeve të sigurimit, por megjithatë ekziston nivel i lartë i korrupsionit”, thuhet në raport.

Një vlerësim negativ është dhënë edhe për gjendjen e rëndë dhe johumane në burgjet e vendit, ku siç nënvizohet nuk është arritur implementimi i standarteve ndërkombëtare dhe plotësimi i kushteve për të burgosurit. Raporti citon Avokatin e Popullit që ka alarmuar shumë parregullësi dhe veprime të paligjshme ndaj të burgosurve.

“Në të shumtën e rasteve, gjykatat i përmbahen ligjeve dhe procedurave për paraburgim. Këtë vit numri i urdhrave për paraburgim ka rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluara. Në shumicën e rasteve, në kërkesë edhe të Prokurorisë Speciale Publike, gjykata ka caktuar masa parandaluese në vend të paraburgimit për të dyshuarit”, nënvizon raporti.

Nota pozitive janë dhënë për gjykatat dhe qasjen ndaj tyre, ku janë evidentuar përparime dhe gjykime korrekte, por edhe pengesa që duhet evituar siç janë: pavarësia e kufizuar e gjyqësisë, politizimi i organit mbikëqyrës gjyqësor dhe financat e pamjaftueshme janë pengesë e mëtutjeshme për punën dhe efikasitetin e tyre.

Përparim është evidentuar edhe në sferën e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, por sërish ka nuanca të dhunës dhe frikësimit të gazetarëve. “Ka disa raporte se Qeveria i ka detyruar gazetarët në autocenzurë. Komisioni Evropian, në raportin nga 17 prilli, vëren se nuk ka avancim në mbrojtjen e kushteve të punës të gazetarëve, si rezultat i asaj që ata ende praktikojnë autocenzurë”, thonë nga Departamenti amerikan në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Autobusi kishte shkuar me 99 km/h, zbulohen detaje nga fatkëqësia në Llaskarcë

Prokuroria Publike sot ka ngritur procedurë hetimore ndaj 7 personave lidhur me aksidentin fatal në Llaskarcë të Shkupit, ku nga aksidentimi i autobusit të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 15 udhëtarë dhe 38 u plagosën. Mes të dyshuarve janë ndaluar pronari dhe shoferi i autobusit.

Sipas prokurorit të çështjes, Sasho Rajçev, në ditën e aksidentit më 13 shkurt shoferi ka drejtuar autobusn me shpejtësinë e palejuar prej 99 km/h.

“Për shkak të shpejtësisë së palejuar, shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe në fund ka fluturuar nga rruga. Ai nuk ka mundur ta ndalë autobusin për shkak të problemeve teknike, gjegjësisht frenave, që kanë funksionuar pjesërisht”, theksoi Rajçev. Sipas tij, autobusi nuk ka guxuar të lëviz me atë shpejtësi dhe se shpejtësia maksimale duhej të ishte deri në 80km/h. Prokuroria ka zbuluar manipulime me tahografin e autobusit, pasi që ai ishte kurdisur që të tregojë shpejtësi më të vogël. Për të gjithë të ndaluarit sot, Prokuroria kërkon masë paraburgimi.

Afrim Gashi: Nëse na ik rinia çka kërkojmë ne këtu (VIDEO)

Afrim Gashi i ftuar në Televizonin Koha në emisionin ”Debat në Kohë”, ka thënë se ai ndjehet keq nëse rinia shqiptare ik nga vendi.

Duke thënë se nëse ik rinia ne çka kërkojmë këtu, për çka e bëjmë gjuhën shqipe zyrtare, për çka jemi pjesë e qeveris, përcjellë Televizioni Koha.

Ja edhe video nga debati me kryetarin e Alternativës z. Afrim Gashi.

 

Çavkovi kapet para se të ikë dhe dërgohet në Shutkë

0

Mitko Çavkov, ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, është dërgur në parаburgim. Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedone, Çavkovi ka tentuar të arratiset dhe për këtë arsye është dërguar në bur.gun hetues të Shutkës.

Ky vendim i Gjykatës Penale të Shkupit, është shqiptuar në bazë të propozimit të Prokurorisë për kriм të organizuar, të cilët paraprakisht kanë siguruar të dhëna operative se ish-drejtori ka planifikuar të ikë.
Mitko Çavkovi, është i akuzuar për rastin e 27 prillit dhe të premtën pritet ti shqiptohet dënimi atij dhe 17 të akuzuarve të mbetur.

Në këtë shtet të Evropës mund të paguheni 2000 euro pa punuar!

A mendoni se një punë ideale nuk ekziston?

Ju jeni gabim! Nëse ju pëlqen ideja për të fituar një rrogë, dhe mos bëni asgjë, shikoni këtë reklamë pune në Suedi.

Projekti eksperimental, i financuar nga qeveria, synon të punësojë një kandidat me fat në Geteborg. Çdo gjë që punonjësi duhet të bëjë është që të paraqitet në stacionin hekurudhor në një kohë të caktuar dhe të ndezë dritën.

Pas kësaj ai mund të shkojë ku dëshiron, por në fund të orarit, ai duhet të ri-shfaqet në stacionin dhe të fikë dritën!

Pozita është e garantuar me një pagë prej 2000 euro, një ngritje vjetore, pushime vjetore dhe pagesa për fondin pensional.

Derisa punëmarrësi të gjejë një punë tjetër, pozita e tij është e garantuar për pjesën tjetër të jetës së tij.