18/05/2024
22.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1808

Strugë, Shkup, Tetovë, tre vr**je për tre ditë!

Tre vrasje të ndryshme brenda tre ditëve kanë tronditur banorët e Strugës, Shkupit, Tetovës por edhe të tërë Maqedonisë.

Fillimisht më 28 shkurt në mesditë, në fshatin Pohum të Strugës u qëllua për vdekje 23 vjeçari, Z.B., ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Incidenti ka nisur kur personi me inicialet U.B. i lindur në vitin 1997 ka gjuajtur me armë mbi personin me inicialet Z. B., i lindur në vitin 1996 dhe V.B., i lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. Gjatë ditës së djeshme nga Prokuroria lidhur me rastin njoftuan se dorasi nuk ka qenë i vetëm dhe se është ndihmuar edhe nga dy persona tjerë të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.

Një ditë më vonë në fshatin Shishovë të Shkupit u qëllua për vdekje një person ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Viktima është 20 vjeçari Ajdin Ajdini, ndërsa i plagosur ka mbetur 36 vjeçari G.A. Sipas policisë në drejtim të tyre ka shtënë E.S. nga i njëjti fshat. Ajdini ka qenë në makinën e tij BMW së bashku me dy persona tjerë. Në një moment atyre u është afruar makina “Mercedes” në të cilën ka qenë E.Sh. Ai me makinën e tij për një moment ka ndaluar, ndërsa nga makina kanë dalë edhe Ajdini, G.A dhe personi i tretë, S.T.

E.SH së pari ka qëlluar me armë zjarri G.A-në, dhe më pas edhe Ajdinin.

Ndërkaq mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate në afërsi të Spitalit të Tetovës për vdekje u qëllua një person tjetër. Informacionet flasin se viktima është 43-vjeçari A.A pronari i një ëmbëltoreje. Policia tha se vrasja ndodhi rreth orës 23.50 në rrugën 29 Nëntori në Tetovë, kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike, raporton SHENJA. Sipas Prokurorisë ata menjëherë kanë dalë në vendngjarje për të bërë ekspertizë dhe për të grumbulluar prova materiale për vrasjen.

“Vrasja ka ndodhur kur në një tavolinë në objektin kanë qëndruar së bashku pesë persona duke konsumuar alkool. Në një dorasi ka nxjerr armën e zjarrit, dhe ka qëlluar mbi njërin prej personave. Personi i qëlluar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pas veprës penale, grupi është arratisur. Dy prej tyre janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa dy të tjerë janë dorëzuar në stacion policor”, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike.

Tetova ndër vite | VIDEO

Një përmbledhje fotografish, të gjitha të përpunuara nga Alba Channel.
Historia e Tetovës. Tetova e vjetër. Tetova më parë.

Menduh Thaçi u takua me Gent Cakaj | FOTO

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup takoi Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në këtë takim u diskitua rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, theksojnë nga shërbimi për Informim – PDSH, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi në takim e njoftoi z.Cakaj me proceset reformuese të rëndësishme për plotësimin e parakushteve për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Cakaj vlerësoi positivisht përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të përmbushjes së reformave strukturore dhe kursit Euro-Atlantik, si dhe rolin konstruktiv dhe aktiv të PDSH-së në këtë proces, theksojnë nga shërbimi për Informim – PDSH, përcjellë Televizioni Koha.

 

Rrudhat para kohe? Ja pse dalin ato | FOTO

0

Janë disa arsye…

Një rol të madh në paraqitjen e rrudhave, përveç gjeneve, luan edhe mënyra e jetesës.

Ka disa arsye të pazakonta përse rrudhat krijohen në fytyrën tuaj.

Përtacia

Një studim i botuar në revistën “American Medical Society for Sports Medicine” sugjeron se ata që rregullisht angazhohen me sport kanë rrudha më pak të theksuara se ata për të cilët sportet nuk janë gjëja më e preferuar. Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë, lëkura e tyre është më e butë dhe më e shëndetshme, dhe për këtë mund t’i falënderohen mënyrës shumë aktive të jetës.

Puna në kompjuter

Përveç se drita e lëshuar nga ekrani ndikon në shëndetin e lëkurës, ndërsa jeni duke shikuar në ekran, ajo krijon rrudha në këndet e jashtme të syrit.

Pastroni shpesh fytyrën tuaj

Mund të duket si një ide e zgjuar që lëkurës së fytyrës çdo ditë t’i kushtoni vëmendje. Por duket se ajo nuk e pëlqen atë. Duke pastruar lëkurën tuaj ju do të hiqni sebumin natyral që ka rolin kryesor të të ushqyerit dhe hidratimin e lëkurës, dhe një lëkurë që nuk është e hidratuar mirë tregon shenja të plakjes.

Nuk mbani syze dielli

Filtrat UV në syzat tuaja do të mbrojnë zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit. Ju pëlqeni të punoni në grimasa Të gjitha grimasat që përsëriten vazhdimisht, të tilla si qeshja, fërkimi, shkaktojnë rrudha. Por edhe nëse pini duhan, do të vini re rrudhat në fytyrë.

Lorik Cana takohet me Lazim dhe Blerim Destanin | FOTO

Padyshim është Dubai, vendi ku janë takuar sot njëri ndër lojtarët më të njohur në historinë e kombëtares së Shqipëris, Lorik Cana me filantropin e njohur shqiptar Lazim Destanin dhe djalin e tij aktorin Blerim Destanin.

Momente nga ky takim, Loriku i ka ndar në faqen e tij në Instagram me një mbishkrim interesant “Kudo që jemi gjithmonë muhabeti sillet rreth vendit tonë”.

Ndryshe Blerim Destani apo më sakt djali i filantropit të njohur shqiptar jetonë dhe vepron me bizneset e tijë në Dubai i cili në publik njihet edhe nga jeta e tijë që e jeton tepër luksoze.

A do të dorëhiqet Muhamed Zeqiri pas shuplakës që ia dha Zaevi?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev sonte i dha një shuplakë deputetit të Muhamed Zekirit në lidhje me deklartat e tij se qeveria mund të mbijetojë edhe pa BDI-në.

“Nëse i heqim 10 deputetët e BDI-së do të thotë se i kemi 58 deputetë. Prandaj kjo nuk është aq e thjeshtë. Subjektet serioze kanë qasje serioze për të gjitha problemet. Së pari të gjenden arsyet, së dyti të japin përgjigje para opinionit dhe së treti të ketë një përfundim se janë bërë gabime, të mos përsëriten”, ka thënë Zaev pas dekaratës skandaloze dhe të pa përgjegjëshme të deputetit Muhamed Zekirit, përcjell TS.

Nuk dihet nëse pas shuplakës që mori Muki sonte nga Zaev a do të dorëhiqet apo do të vazhdojë si deputet i heshtur duke mos nxituar me deklarata të tilla.

Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar në formë zemre

0

Një diamant i rrallë në formë zemre është zbuluar në Rusi.

Diamanti u gjet në fund të muajit janar në Yakutia. Ekspertët thonë se guri me vlerë është 65.7 karat dhe vlerësohet të jetë 300 milionë vjeçar.

Diamanti ra shumë në sy për shkak të formës së saj të veçantë.

“Shfaqja e një diamanti në formë zemre, sidomos në prag të Ditës së Shën Valentinit, duket të jetë një dhuratë simbolike e natyrës jo vetëm për kompaninë tonë, por edhe për të gjithë çiftet e dashurara,”-tha kompania që gjeti gurin e çmuar.

Zbulohet mënyra për shndërrimin e plastikës në karburant

0

Në pritje të reduktimit në mënyrë drastike të mbeturinave të plastikës, një tjetër zgjidhje mund të vijë nga një teknikë e re që mund të transformojë 25% e të gjitha mbeturinave plastike në një karburant të ngjashëm me naftën.

Studimi vjen nga Universiteti Purdue dhe u botua në revistën ACS, që tregon se procesi është potencialisht i pastër dhe efikas nga pikëpamja e energjisë së djegies ose riciklimit të mbeturinave.

Sipas studiuesve, vetëm 20% e plastikës riciklohet dhe një përqindje pak më e lartë përfundon në furrat e djegies, që shmangin ndotjen e mjedisit për shkak të mikroplastikës.

“Teknologjia jonë mund të inkurajojë riciklimin”, tha Linda Wang, një nga autoret e studimit.

Kjo është pula që ka jetuar pa kokë për 18 muaj

0

Një fermer në Kolorado në vitet 1940 shkon në fushën e tij, duke pritur për të gjetur ushqimin e tij të ardhshëm
Ai sheh një pulë të shëndetshme, ngre sopatën e tij dhe i shkëput kokën e pulës nga trupi i saj.

Orë më vonë, fermeri – Lloyd Olsen – e sheh pulën pa kokë që pa dashje po endet përreth. Ai shkon për të fjetur atë natë, zgjuar mëngjesin e ardhshëm për të gjetur pulën ende gjallë, duke fjetur pranë kokës së tij të zbutur.

Ky ishte një zog i qëndrueshëm. Lloyd e quajti atë “Mike” dhe që nga ajo kohë, premtoi se do të kujdeset për të.

Siç mund ta prisni, Mike e mahniti banorët e fshatit Fruita, Kolorado. Lloyd luajti me fermerë të tjerë lokalë në Fruita, duke u thënë atyre se ai kishte një pulë pa kokë. Lloyd e solli Mikein në treg për të mbledhur paratë e tij të basteve nga skeptikët.

Ky ishte një zog i qëndrueshëm. Lloyd e quajti atë “Mike” dhe që nga ajo kohë, premtoi se do të kujdeset për të.

Siç mund ta prisni, Mike e mahniti banorët e fshatit Fruita, Kolorado. Lloyd luajti me fermerë të tjerë lokalë në Fruita, duke u thënë atyre se ai kishte një pulë pa kokë. Lloyd e solli Mikein në treg për të mbledhur paratë e tij të basteve nga skeptikët.

Në memoriam të Mike, u ngrit një statujë metali e vjetër e zogut. Qyteti gjithashtu feston trashëgiminë e tij çdo vit me festivalin Mike The Chicken Headless.

Çon vajzën në fshat për të parë si jetojnë njerëzit e varfër, ajo që ndodhi më pas do t’u lërë me gojë hapur

0

Një media amerikane ka publikuar historinë e një nëne dhe vajzës së saj 6-vjeçare. Kjo nënë e çoi vajzën e saj për të kaluar një fundjavë në fshat, në mënyrë që e bija të shikonte se ka dhe njerëz që jetojnë me pak të ardhura. Ajo kishte frikë se vajza e saj duke qenë se jetonte në një familje të pasur do të priste gjithmonë çdo gjë gati nga prindërit e saj dhe nuk do të luftonte për gjërat që do donte të arrinte.
Por fundjava e kaluar në fshat i ndryshoi jetën jo vetëm vajzës, por edhe nënës së saj. Më tej ” DAVIDWOLFE” ka shkruar se ato kaluan disa netë në një fermë, ku familja jetonte relativisht me të ardhura të ulëta.

Më pas nëna e pyeti nëse vajza ishte mërzitur ato ditë.

Vajza e vogël ka dhënë një përgjigje që i ndryshoi botëkuptimin nënës së saj:

Jo nuk u mërzita. Vura re se kemi një qen dhe një mace dhe ata kanë katër qen dhe tre mace. Ne kemi një pishinë mermeri në kopshtin tonë, dhe ata kanë një lum jo shumë larg shtëpisë. Ne kemi llamba të ndezura në kopshtin tonë dhe ata kanë yje gjatë natës. Nga ballkoni jonë sheh pallatate ,aty sheh barin dhe gardhin. Ne nuk kemi tokë dhe ata punojnë çdo ditë në tokë. Ne blejmë ushqim në dyqan, ata e rrisin vetë ushqimin e tyre. Ata kanë fqinjtët dhe kafshët e tyre që i mbrojnë, ne kë kemi? Ata janë më të lumtur se ne mami.”