20/05/2024
16.3 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1810

Kida e buzëqeshur dhe joshëse, publikon foto nga tualeti

Orhidea Latifi apo siç njihet për publikun Kida është në Turqi dhe siç shihet ky vend është i preferuari i saj pasi e frekuenton shpesh.

Ajo ka hedhur një imazh në InstaStory gjersa shfaqet para pasqyrës duke buzëqeshur dhe zbulon më shumë se ç’duhet nga fiziku i saj.

Nuk dihet nëse Kida atje është për xhirime të klipit të ri por ajo di gjithnjë të rrëmbejë vëmendjen e publikut.

Ndër të tjera, Kida u largua nga “On Records” dhe tashmë është duke punuar me kompaninë e madhe “AVD Digital”.

Kush qëndron pas suksesit të Dua Lipës?

0

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në botë. Famën e madhe e mori në vitin 2015, kur publikoi këngën “Be the One” që arriti të dëgjohej dhe në Europë duke u renditur në toplistat muzikore.

Që prej asaj kohe, suksesi i Duas nuk është ndalur. Por kush arriti të zbulonte talentin e saj dhe ta kthejë në një yll? Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja, ku shkruan:

”Menaxheri im dhe shoku i ngushtë bentap77, i cili i dëgjonte demot e mia që kur isha 17 vjeçe, por pa diçka në mua. Ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë… por ky ishte një fillim mjaft i mirë për të nisur vitin, mbrëmja Grammy”, shkruan kultplus.

Kujtojmë se në Grammy ajo u vlerësua me dy çmime.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse do arrijë të ketë sukses në Brit Awards, ku ka marrë katër nominime.

Për herë të parë Kylie Jenner nuk mohon operacionet plastike

0

Më në fund Kylie Jenner ka vendosur të pranoj se në cilin vend të fytyrës ka intervenuar.
Kylie Jenner ka mohuar gjithmonë se ka bërë operacione plastike por së fundmi gjatë një interviste për “Paper” ka sqaruar gjithçka, duke pranuar po ashtu se ka praktikuar mbushës, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit mendojnë se unë jam e gjitha operacion dhe kam ribërë të gjithë fytyrën, që është tërësisht gënjeshtër. Jam e tmerruar! Nuk do ta bëja kurrë. Ata nuk e kuptojnë se çfarë mund të bëjnë flokët e bukur, makijazhi dhe mbushësit. Kam bërë mbushës. Nuk po e mohoj”, ishin fjalët e saj.

Kylie vazhdon të jetë emri më i komentuar në botën e shoubiznesit dhe jo vetëm për shkak të imazheve provokative por edhe për arsye se ka arritur të ketë sukses në biznesin e saj.

Valverde i pakënaqur: Nuk më interesojnë gjuajtjet por rezultati

Barazimi që Barcelona mori ndaj Lyonitt nuk e ka kënaqur trajnerin e katalansve, Ernesto Valverde. Ai pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se ‘niveli i lojës dhe përkushtimin që pashë në fushë më pëlqyen, por megjithatë më i rëndësishmi, rezultati është ai që nuk më kënaq aspak’.

“Mendoj se 25 goditje janë shumë por realisht nuk di çfarë të them dhe si ta komentoj. Nuk më interesojnë shumë ato gjuajtje por më intereson ajo që kemi dhënë në fushë dhe ajo që kemi marrë nga fusha”, u shpreh Valverde.

Sancho po kalon për 100 milionë euro te gjiganti evropian

Manchester United po e kërkon një super transferim. Manchester United është duket tentuar ta transferojë Jadon Sanchon.

‘Djajtë e Kuq’ e duan talentin anglez, por që duhet [aguar mbi 100 milionë euro. Dortmundi ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin lojtarin, por që duan shumën e lart cekur.

Por, Sancho i ka bërë me dije Manchester United se për ta transferuar atë duhet të përfundojnë në top katërshe, ku aktualisht gjinden në vendin e katërt në Premierligë.

Flamuri i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës

0

Flamuri i Kosovës ka zënë një vend në faqen zyrtare të Barcelonës në Twitter.

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Lyon në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Këtë na e dëshmon fotografia e Barcelonës e publikuar në llogarinë e tyre në Twitter.

Katalanët i kanë falënderuar me fotografi tifozët që i kanë mbështetur në Lyon, dhe në atë fotografi shfaqet edhe një flamur i Kosovës, që dëshmon se tifozët shqiptarë ndodheshin në pjesën e tifozëve të Barcelonës.

Një flamur i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës, një dhuratë e mirë për ditëlindjen e 11-të të shtetit tonë.

Australia investon 50 miliardë dollarë për nëndetëset

0

Australia nënshkroi zyrtarisht një kontratë prej 50 miliardë dollarësh (35,5 miliardë dollarë) me Francën për ndërtimin e një flote prej 12 nëndetësesh.

Shoqëria ”Naval Group” fitoi tenderimin në 2016 për të projektuar nëndetëset për marinën australiane duke dalë fituese mbi propozimet e paraqitura nga Japonia dhe kompania gjermane ”ThyssenKrupp”.

Por, negociatat mbi kontratën përfundimtare ishin irrituese dhe madje vunë në pikëpyetje marrëveshjen vitin e kaluar për shkak të kolapsit të kostos dhe vonesave në prodhim.

Kryeministri australian Scott Morrison dhe ministri i Mbrojtjes Christopher Pyne u takuan me ministren franceze të Shërbimeve Ushtarake, Florence Parly në Canberra dhe nënshkruan marrëveshjen mbi nëndetëset.

Ndër të tjera, marrëveshja rregullon kohëzgjatjen, garancinë dhe certifikatën e pronës intelektuale. Kontrata është projekti më i madh i infrastrukturës dhe zhvillimit të Australisë si dhe prokurimi më i madh në fushën e mbrojtjes.

Morrison përshëndeti planin e guximshëm si “pjesë e investimit më të madh të Australisë për mbrojtjen në kohë paqeje”.

“Kjo do të thotë që jemi duke u siguruar që jemi në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për anijet moderne dhe fuqinë e zjarrit”, u tha Morrison gazetarëve.

Zbuloni shtetin që ofron pasaportë BE-je po investuat 250 mijë €

Atij që investon 250 mijë euro për një biznes në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian. Biznesi me “Golden Visa Programm” po përjeton bum. Kërkesa vjen kryesisht nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”.

Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë. Kësaj ftese i përgjigjen më kenaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së.

Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë.

“Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve. Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë.”

Banka zvicerane mund të dënohet me 3.7 miliardë euro

0

Një gjykatë e Parisit do të vendosë të mërkurën (sot) nëse gjiganti bankar zviceran UBS u përpoq të bindte klientët francezë për të fshehur miliarda euro në Zvicër, akuza të cilat i nxitën prokurorët të kërkonin një gjobë prej 3.7 miliardë eurosh, përcjell albinfo.ch.

Gjyqi u hap pas vjeshtës së shkuar pas shtatë viteve të hetimeve, të filluara kur disa ish-punonjës dolën me pretendime për sjellje të paligjshme, shkruan ‘swissinfo.ch’.

Ky veprim erdhi pasi autoritetet anembanë Evropës kishin goditur evazionin fiskal dhe praktikat e dyshimta bankare në prag të krizës financiare globale, e cila shpërtheu në vitin 2007.

Presioni përfundimisht e detyroi Zvicrën që të përfundojë në mënyrë efektive traditën e saj të sekretit bankar të hekurt, duke u bashkuar me më shumë se 90 vende, të cilat ranë dakord të ndajnë automatikisht më shumë informacione për llogarinë e klientëve mes njëri-tjetrit, përcjell tutje albinfo.ch.

Në rastin UBS, autoritetet franceze përcaktuan se më shumë se 10 miliardë euro ishin mbajtur nga sytë e zyrtarëve tatimorë midis 2004 dhe 2012.

Prokuroria Kombëtare Financiare kërkoi një gjobë prej 3.7 miliardë dollarësh (4.2 miliardë dollarë), më e madhja ndonjëherë e kërkuar në Francë, duke thënë se banka dhe drejtorët e saj “ishin plotësisht të vetëdijshëm se po shkelin ligjin francez” duke kërkuar klientë në mënyrë të paligjshme dhe duke i ndihmuar ata t’i shmangen taksave.

Ata gjithashtu kërkuan një gjobë prej 15 milionë euro për filialin francez të UBS dhe gjoba deri në 500,000 euro për gjashtë drejtues të lartë. Përveç kësaj, avokatët për shtetin francez, që është paditës në rast, kanë kërkuar 1.6 miliardë euro dëmshpërblim. UBS ka mohuar akuzat dhe tha se operacionet e saj janë në përputhje me ligjin zviceran.

Tre muaj nga taksa, dialog s’ka

0

Të enjten bëhen tre muaj prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e nga Bosnjë e Hercegovina.

Dje kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet pa pasur paraprakisht një marrëveshje për njohje të Kosovës nga Serbia.

Në anën tjetër ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini, ka bërë të ditur tashmë se nuk do të thërrasë rund të ri të bisedimeve derisa të mos pezullohet tarifa prej 100 për qind, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë ditës së nesërme bëhen tre muaj prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e nga Bosnjë e Hercegovina.

Pavarësisht presioneve dhe kërkesave për ta hequr tarifën në fjalë, kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndërruar qëndrim rreth kësaj çështjeje, shkruan më tutje “Zëri”.

Edhe gjatë ditës së djeshme kreu i ekzekutivit ka thënë se masa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet pa pasur paraprakisht një marrëveshje për njohje të Kosovës nga Serbia.

Në anën tjetër ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini, ka bërë të ditur tashmë se nuk do të thërrasë rund të ri të bisedimeve derisa të mos pezullohet tarifa prej 100 për qind…