19/05/2024
16.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 29

Mexhiti thotë se me VLEN do të kemi shtet të së drejtës, flet për shqiptarët e dënuar padrejtësisht

Në tubimin Qendror të koalicionit VLEN, të mbajtur në Gostivar, Izet Mexhiti tha se me ta në qeveri problemet e qytetarëve do të kenë zgjidhje dhe premtoi se do të funksionojë drejtësia, transmeton TV.

“Ju premtojmë se shteti i së drejtës do të funksionojë, do të bëjmë reformë në drejtësi, me vetting do të nxjerrim nga burgu të gjithë shqiptarët të dënuar padrejtësisht. Problemet e juaja do të gjejnë përgjigje e zgjidhje. Do të kemi një qeveri që dëgjon qytetarin, një qeveri që shërben qytetarin, një qeveri që angazhohet për qytetarin”, tha Izet Mexhiti.

Kasami nga Gostivari: BDI me polici kërcënojnë qytetarët – burgu është për kriminel, aty do të përfundojnë!

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Gostivar ka deklaruar se qytetarët nuk do ta harronë asnjëherë keqqeverisjen 22 vjeçare të BDI-së. Më tej Kasami ka thënë se ata po e ndjejnë humbjen e pushtetit dhe për atë arsye jane tërbuar.
“22 vjeçarin e keqqeverisjes nuk do ta harrojmë asnjëherë, sepse drejtësia duhet të veprojë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë inkriminimet pushtetare në institucionet qeveritare. Për shkak të krimeve që kanë bërë, tani që e ndjejnë se e humbin pushtetin, ata janë tërbuar. Nga njëra anë çdo ministër dhe drejtor i tyre bën presion ndaj qytetarëve. E nga ana tjetër, i keqpërdorin policët duke i detyruar që të marrin pjesë nëpër tubime të BDI-së, të mbjellin frikë tek qytetarët, të kërcënojnë qytetarët nëpër telefona, vetëm për ti bindur të votojnë për BDI-në. Por u dërgoj të fala nga këtu, se nuk u trembemi, siç nuk u jemi trembur regjimit të Millosheviqit, nuk i trembemi as piunëve të Vuçiqit. Por iu them nga këtu, se duhet ta dinë se 8 maji është afër, e se do të përgjigjen për çdo veprim anti ligjor dhe kundër qytetarëve. Burgu është edhe për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar e dënuar, sepse në të kundërtën përsëritet. Ashtu dhe duhet të veprojë shteti i së drejtës, që është njëra ndër pikat tona të forta programore”, deklaroi Kasami.

Fronti Europian: Në Shkup vulosëm fitoren e madhe të 24 prillit dhe 8 majit

Fronti Europian sonte në sheshin Maqedonia në Shkup mbajtu tubimin qendror në prani të mijëra qytetarëve të cilët japin mbështetjen këtij koalicioni që do të triumfojë më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.

Para të pranishmëve fjalim mbajtën kryetari i BDI Ali Ahmeti dhe kryetarët e partive pjesë të koalicionit Fronti Europian si Ziadin Sela, Menduh Thaçi, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljaz, Munir Kolashinac, Fatima Osmanovska si dhe Bujar Osmani, kandidat për president i Frontit Europian.

Ali Ahmeti tha se ardhmëri ka vendi vetëm me anëtarësimin në BE.

Hristijan populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaj e fjalë mas fjale nis belaja, mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të çet akoma buza tamël. Ky front dikujt mund t’i vijë pak mërzi se këta të rinj thërrasin UÇK por UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë, dhe i bëri me indentitet edhe komunitetet më të vogla. Falenderues ishte edhe i ndjeri Trajkovski se thaUÇK-ja mëa njohu identitetin fetar. UÇK-ja, ka qenë çlirimatre, që shiptarët sot të jenë zot në shtëpitë e veta. Ne kurrë të huajën se kemi dasht por për të jonin kemi luftuar e kemi derdh gjak. Prandaj le t’i masin fjalët mirë se ky shtet e ka vendin në Europë dhe atje mundemi të shkojmë vetëm bashkë. E kaluara është e dhimbshme, dhe nuk duhet harruar por duhet të luftojmë të gjithë që kjo e kaluar të mos përsëritet por të shohim se si ta ndërtojmë të ardhmen. Dhe e ardhmja është bashkimi vullnetar, dhe me mision fisnik për të gjithë qytetarët për integrimin e vendit në BE. Ardhmëri ka vendi vetëm me anëtarsimin në BE. Ne jemi të gjithë bashkë për të dhënë disa porosi, të dëgjojnë të gjitha ata se ne nuk garojmë e konkurojmë as në zonën tre e në zonën katër, mobilizohen që ne të mos fitojmë andej le ta shohin që sonte nuk do t’i marri gjumi do të harrojnë edhe treshin edhe katrën. Vëllezër e motra, të bashkuar nuk ka gjë që nuk arrihet, me sa skepticizëm flisinin se nuk bëhet kryeministri shqiptar, ca talleshin dhe sot le ta përballojnë Talat Xhaferin kryeministër. Bujar Osmani kandidat më i mirë as te thonji nuk e arrinë dot gjashtë të tjerët. Andaj, të mobilizohemi fortë t’i rrënojmë barikadat se ky vend është edhe i yni këtu gjak ka derdhur Nexhat Agooli, Pjetër Gordani, e bijtë ma të mirë të UÇK-së, prandja t’i dalim zot tapisë të mos thyhemi më asnjë betejë, më 8 maj dhe 24 prill është referendum ta dësmojmë se ky vend e ka në Europë vendin.

Ziadin Sela u shpreh se duhet dëgjuar mesazhi i popullit që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Sonte nëpërmjet jush më mirë se çdo njeri tjetër na dëgjonë mirë te pallati i bardhë, se nuk ka 61. Nuk ka do ta ndalim huxhumin tuaj nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve, për t’i ndal të drejtat e pakicave tjera. Të dashur vëllezër e motra ju jeni mesazhi më i mirë që duhet të jepet për këto zgjedhje, ju e keni parë si Mickoski me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe me disa kukulla që i ka gjetë te shqiptarët që ngjajnë me kukullat ruse. Bilalli ka hyrë te Izeti, e Izeti te Bekimi, Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi e bashkë të paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vëllezër, dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Të dashur vëllezër edhe pak ditë duhet të jepni verdiktin që të bëheni pjesë e këtij bashkimi, që do të na sjellë vetëm të mira. Bashkë ishim kur e sollëm kryeparlamentarin e parë shqiptarë, e kur e sollëm ligjin për gjuhën, dhe bashkë do të ta çojmë Bujarin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe bashkë me të në 8 maj do të korrim fitore.

Bujar Osmani theksoi që ky vend është shtëpia jonë dhe atë ta ruajmë e ta bëjmë më të begatë.

Po ju lutem të heqim hijet e së kaluarës, pritjen e pafund dhe pa perspektivë. Të shikojmë para e ta mbështesim Frontin Europian. Ta mbështesim Frontin, sepse ai është garantues dhe udhërrëfyes, ai është feneri që do ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Europës. Se ky vend është shtëpia jonë dhe ta ruajmë e ta bëjmë të begatë për brezat që vijnë, tha Osmani.

Menduh Thaçi shtoi se mendon që Bashkësia Ndërkombëtare, aleatët tonë strategjik, gjithë këtë angazhim tuajin që është mahnitës do ta kuptojnë drejt.

Fushata zgjedhore është për të polemizuar me kundërshtarët, unë mendoj se eksponentët e nacionalizmit maqedonas, vetëm e vërtetojnë historinë e re të Maqedonisë së Veriut dhe të shqiptarëve. U kujtohet apo? “Ova ne e Skopje”, ata si duket janë plotësisht të vetëdijshëm se ky është Shkupi, prej sot duhet të jenë të vetëdijshëm se me Ali Ahmetin dhe Frontin, “ne e Veles është Velesi”, “ne e Prilep është Prilepi” e kështu me radhë deri në Strumicë, me vëllezërit tonë që flasin gjuhën Turke, unë mendoj se Bashkësia Ndërkombëtare, aleatët tonë strategjik, gjithë këtë angazhim tuajin që është mahnitës do ta kuptojnë drejt. Ju u çoni atyre porosi mijëra vjecare, se ne jemi pjesë e kulturës së tyre, ne jemi popull i shtypur me mijëra vjet, ne nuk kemi plane për të shtypur të tjerët, ne jemi Amerikan, Gjerman, Anglez dhe Europian.

Skender Rexhepi Zejd nënvizoi që fushata e Frontit Europian është edhe garë po edhe betejë politike.

Hera e parë ndodh që shqiptarët janë pjesë e një fronti bashkë me boshnjakët, truqit dhe romët që do mbrojë vlerat dhe familjet tona dhe do të sistemojë standardet europiane që do bëhemi mbrojtës të këtyre vlerave. Fushata jonë është në garën politike dhe betejë politike, garën politike nuk e kemi me opozitën shqiptare ndërsa ata përditë po ofendojnë dhe shpifin Frontin europian ndërsa gojën nuk e hapin për tjerët. Beteja politike është me opozite nacionaliste maqedonase të cilët kërkojnë 61 deputet për të qeverisur pa shqiptarët tentojnë të na kthejnë në kohën para 2001, kësaj pune i ka vdekur nëna, se nuk ka më Gostivar e Bit Pazar e Universiteti i Tetovës,

Arjanit Hoxha

Sheshi i Shkupi sonte duket më i bukur se asnjëherë më parë, kjo fotografi, kjo pamje është realiteti i Maqedonisë së Veriut. Ne nuk jemi këtu për të marë diçka nga dikush, po thjesht të demostrojmë kapacitetin tonë shoqëror për të menaxhuar me hisen që na takon në shtëpinë tonë. Në thuajse dy javë fushatë për zgjedhjet Presidenciale kemi shpjeguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe momentumin politik se pse ne u bashkuam në Frontin Europian, edhe pse për fat të keq partitë politike shqiptare në opozitë u munduan përmes propagandës të erët të na sulmojnë dhe degradojn. E kemi thënë që ditën e parë se beteja jonë politike është kundër strukturave politike nacionaliste maqedonase të cilët edhe kur kanë problem me Greqinë fajin ua kanë shqiptarët, edhe kur kanë problem me Bullgarinë fajin e hedhin te shqiptarët, dhe këtë më mirë e dëshmoi para disa ditëve edhe Mickoski i VMRO-DPMNE i cili bëri thirrje publike që të pamundësohet në zonën numër 3 Fronti Europian të ketë deputet, pa e menduar fare se me këtë thirrje ai dëshiron të kthen kohën e majorizimit jo vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër turqve, boshnjakëve dhe romëve.

Bejxhan Iljaz nënvizoi që duke votuar për koalicionin e Frontit Europian më 24 prill dhe 8 maj, do të votojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave pas nesh.

Entuziazmin që pashë gjatë fushatës dhe duke parë turmën e mbledhur këtu sot, shoh që kombi ynë tashmë e ka marrë vendimin e tij. Koalicioni e Frontit Evropian do të shpallë fitoren më 24 prill dhe 8 maj. Vendi ynë është në prag të një periudhe historike. Të gjithë këtu sot në ditën e zgjedhjeve duhet të mobilizohet me të gjitha forcat, pa kushte, të pasqyrojë vullnetin e saj në kutinë e votimit dhe të ketë fjalën për të ardhmen tonë. Mos harroni se: Duke votuar për koalicionin e Frontit Europian më 24 prill dhe 8 maj, ne do të votojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave pas nesh. Koalicioni të Frontit Europian garanton anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Fatima Osmanovska në vijim tha që romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front.

Ndërsa të gjithë shpirtrat e vegjël, tradhtarë të komunitetit rom, janë vetëm një varëse për partitë maqedonase për vite me rradhë dhe janë krenarë që qëndrojnë pas tyre si dekorim, duke u dhembur shpatullat e tyre nga goditja në supe, unë nga ana tjetër si lider romë i Unionit Rom, të ketë rastin të qëndrojë me krenari krah për krah me liderët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar, komunitetit turk dhe boshnjak dhe nga qendra e Maqedonisë për të thënë: Romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front.

Munir Kolashinac nënvizoi që sa herë që boshnjakët ishin në koalicion me popujt vëllezër i kemi arritur të drejtat tona dhe kemi vendosur qëllime më lehtë.

Fronti Evropian është një koalicion politik shumëkombësh që mbron: anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, reformën e sistemit gjyqësor, barazinë e të gjithë qytetarëve në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin zyrtar të gjuhës amtare, arsimin në gjuhën amtare, panairin. përfaqësimi etnik në të gjitha institucionet shtetërore etj. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë e dinë se sa herë që boshnjakët ishin në koalicion me popujt vëllazërorë me të cilët jetojnë në të njëjtin mjedis, pra me shqiptarët, turqit, torbeshitë, goranët dhe romët, ne i kemi arritur të drejtat tona dhe kemi vendosur qëllime më lehtë dhe shpejt dhe se jeta ishte më e mirë.

Taravari: Njësoj si ktheva besimin e qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, ashtu do ta bëj edhe për Presidencën

Në debatin e parë zgjedhor të të gjithë kandidatëve për President, morri pjesë edhe Arben Taravari kandidat nga koalicioni VLEN. Ai vendoi theksin në kthimin e besimit të qytetarëve në Presidencë, njëjtë si e ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër më i suksesshëm i qeverisë.

“Si mjek, profesionist, si neurolog, dua të jem racional dhe pragmatik, kjo është e rëndësishme në jetë dhe në politikë. Si Ministër i Shëndetësisë kemi arritur të jemi si institucion më i besueshëm në shtet, sipas anketës së IRIT, e kthyem besimin e qytetarëve në institucionin e shëndetësisë andaj besojmë se të njëjtën do ta bëjmë me presidencën. Në Gostivar kam arritur te fitoj 2 mandate njeri pas tjetrit. Gostivari është si një Maqedoni e Vogël, kemi arritur të mbajmë një kohezion si një Maqedoni e Vogël. Gjithmonë është mirë kur zgjedh probleme.” – theksoi Arben Taravari.

Nën mbikqyrje të Policisë dhe KSHZ-së sot ka nisur transporti i fletëve të votimit

Gjithsej 1.814.000 fletë votimi me emrat e 7 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale janë paketuar në kuti kartoni me vulë mbrojtëse. Punonjësit e shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, sot herët në mëngjes i kanë ngarkuar fletëpalosjet në furgona transporti dhe kamionë.

Fillimin e transportit nga shtypshkronja deri në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve e kanë siguruar njësitet policore, ku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Anëtarët e KSHZ-së dhe përfaqësuesit e shtypshkronjës dorëzuan materialin konfidencial të votimit nga shtypshkronja, pas së cilës kolona u largua nga fabrika nën mbrojtje të fortë policore dhe shkoi në selitë e 80 komisioneve komunale zgjedhore.
“Shpërndarja bëhet në 17 rrugë të paracaktuara. Organizativisht jemi të gatshëm, sipas atij kursi do të bëhet shpërndarja dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme”, kanë thënë nga KSHZ.

Gjatë ditës së nesërme do të kryhet edhe shpërndarja e pajisjeve biometrike të identifikimit.

Janë shtypur gjithsej 1.814.000 fletë votimi për shkak të numrit të votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore.

Sela porosi VLEN-it: Mosni vëllezër, mos u bëni kukulla të Mickoskit

Ziadin Sela tha se liderët e koalicionit VLEN të paketuar kanë shkuar në valixhen e Mickoskit dhe për këtë ai pati një porosi që siç tha, dëgjoni mesazhin e popullit dhe Frontit Europian, përcjell TV21.

Sela tha se Fornti Europian është ëndrra e të gjithë komuniteteve të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut

“E keni parë Hristijan Mickoski se si i ka bërë planet. I ka bërë planet bashkë ai me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe planit e tij donka që t’i bëjë edhe me disa kukulla që i ka gjetur te shqiptarët që të ngjajnë me ato kukullat ruse”, tha Sela.

Kasami: Populli thotë, “burgu është për burrat”

Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në tubimin Qendror në Gostivar i ka dërguar selam Frontit Europian duke i thënë se “burgu është për burrat”.

“U dërgoj të fala nga këtu, nuk ju trembemi se nuk jemi trembur regjimit të Millosheviçit dhe nuk i trembemi as spiunëve dhe piunëve të Vuçiqit. Popilli thotë burgu është për burra por edhe për kriminel”, tha Kasami.

Ahmeti porosi Mickoskit: Mos kërko belanë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shfrytëzuar tubimin qendror të “Frontit Evropian”, në sheshin e Shkupit për të dërguar disa porosi në adresë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ahmeti porositi Mickoskin të bëjë kujdesë me fjalët dhe mos të kërkojë belanë.

“Hristijan, populli im thotë gurë mbi hurë bëhet kalaj e fjalë mas fjale nis belaja, mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të çet akoma buza tamël.

Ky front dikujt mund t’i vijë pak mërzi se këta të rinj thërrasin UÇK por UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë, dhe i bëri me indentitet edhe komunitetet më të vogla.

Falenderues ishte edhe i ndjeri Trajkovski se thaUÇK-ja mëa njohu identitetin fetar. UÇK-ja, ka qenë çlirimatre, që shiptarët sot të jenë zot në shtëpitë e veta. Ne kurrë të huajën se kemi dasht por për të jonin kemi luftuar e kemi derdh gjak.

Prandaj le t’i masin fjalët mirë se ky shtet e ka vendin në Europë dhe atje mundemi të shkojmë vetëm bashkë. E kaluara është e dhimbshme, dhe nuk duhet harruar por duhet të luftojmë të gjithë që kjo e kaluar të mos përsëritet por të shohim se si ta ndërtojmë të ardhmen.

Dhe e ardhmja është bashkimi vullnetar, dhe me mision fisnik për të gjithë qytetarët për integrimin e vendit në BE”, tha Ahmeti.

Humbin jetën dy persona në një aksident në rrugën Shtip – Koçan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan, në afërsi të zonës industriale në Shtip. Sipas informacioneve fillestare nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, ka konfirmuar se në këtë autostradë të shpejtë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Ajo tha për AIM-n se hetimet dhe sigurimi i vendit të aksidentit nga ana e policisë është duke vazhduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25 mes dy automjeteve të pasagjerëve.

Kultura e komunikacionit në Maqedoni është e ulët, vozitje e shpejtë, nën ndikimin e alkoolit

Analiza e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se shkeljet në trafik janë në rritje në Maqedoni gjatë tre viteve të fundit. Shoferët shpeshherë shkelin ligjet duke vozitur shpejt, pa patentë, nën ndikimin e alkoolit dhe duke shfrytëzuar celularët gjatë vozitjes. Këto shkelje janë faktorët kryesorë të aksidenteve të rënda në rrugë.

Kundërvajtjet për shpejtësinë e lejuar kanë rritur me 25% gjatë periudhës 2021-2023, ndërsa shkeljet për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit janë dyfishuar. Shoferët që vozitojnë pa patentë dhe ndezin semaforin e kuq gjithashtu janë në rritje.

Në këtë kontekst, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të forcuar kontrollin dhe për të sanksionuar shkelësit. Përmes fushatave informuese dhe veprimeve penale, ata synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e shoferëve dhe kulturën e trafikut në vend. Megjithatë, ende ka sfida në zbatimin e ligjit dhe në ndërgjegjësimin e popullsisë.

Në raportin gjithashtu theksohet se përdorimi i celularit gjatë vozitjes është një problem i madh, i cili rrit rrezikun e aksidenteve në rrugë. Autoritetet po angazhohen për të ndaluar këtë praktikë duke sanksionuar rreptësisht shkelësit.

Gjithashtu, fenomeni i spërkatjes së këmbësorëve dhe parkimi i paligjshëm janë shqetësime të tjera në trafik. Këto sjellje rrezikojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe kërkojnë veprime të menjëhershme për t’u adresuar.

Në përfundim, autoritetet vlerësojnë se për të rritur sigurinë në rrugë, është e nevojshme një kombinim i masave penale dhe parandaluese, si dhe ndërgjegjësimi i popullsisë për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut.